ADSD Aesthetic Digital Smile Designer: arkitektura e njė buzėqeshjeje


|

Protezim | 21 Maj 2015 |

ADSD Aesthetic Digital Smile Designer: arkitektura e njė buzėqeshjeje

Stomatologjia moderne propozon kufij tė rinj nė proporcion me horizontet e reja. Dėshmi e kėtij nryshimi tė rėndėsishėm ėshtė pėrdorimi gjithnjė e mė i madh i teknikave tė reja tė ofruara nga pėrdorimi i hardware dhe software dixhital. Modus operandi i ri stomatologjik ėshtė gjithnjė e mė i pandashė

Valerio Bini


Stomatologjia moderne propozon kufij tė rinj nė proporcion me horizontet e reja. Dėshmi e kėtij nryshimi tė rėndėsishėm ėshtė pėrdorimi gjithnjė e mė i madh i teknikave tė reja tė ofruara nga pėrdorimi i hardware dhe software dixhital.
Modus operandi i ri stomatologjik ėshtė gjithnjė e mė i pandashėm nga terma tė tillė si stomatologjia dixhitale, parashikueshmėria, qasja multidisiplinare dhe mbi tė gjitha "komunikimi".
Harmonia e njė buzėqeshjeje dhe natyra e saj subjektive duhet tė na bėjnė tė mendojmė mbi pėrdorimin i stomatologjisė dixhitale, qė me vėmendje tė veēantė pėr estetikėn, do tė luajė njė rol gjithnjė e mė tė rėndėsishėm, por duke mbetur e pandashme nga "know how" e klinikut dhe nga aftėsia dhe perceptimi viziv. Ekipi i stomatologėve nė shėrbim tė pacientit, protagonist tė vėrtetė tė stomatologjisė, mund tė ndihmojė pėrdoruesin tė shprehi personalitetin e njė personi, pikėrisht nėpėrmjet "buzėqeshjes", pėrbėrja e sė cilės ėshtė njė pikė kyēe.
Qė tek vizita e parė ėshtė e nevojshme tė pėrdoren tė gjitha strategjitė e dobishme pėr tė dalluar qasjen delikate tek pacienti, pastaj, mbi tė gjitha sot, vlera e njė "Buzėqeshjeje Estetike" bazohet nė dije jo vetėm stomatologjike, por para sė gjithash psikologjike, sociologjike dhe komunikuese. Komunikimi i pėrditshėm parashikon njė element kryesor, imazhi, paraqitja mė elementare e estetikės: imazhi pėrfaqėson sot gjuhėn e vetme universale, tė lehtė, tė menjėhershme tė dekodifikuar. Tė jetosh nė njė shoqėri ku komunikimi ėshtė njė mjet teknologjik (media, tv, internet, smartphone, selfie etj), i ofron stomatologėve mundėsinė qė tė mund tė flasin me pacientėt nėpėrmjet imazheve , duke marrė aprovimin e plotė pėr terapitė estetike qė propozojnė.
Aesthetic Digital Smile Design ADSD dėshiron tė jetė pikėrisht ky, njė mjet i vėrtetė nė shėrbim tė kėtij lloj komunikimi, e bėrė me imazhe teknologjikisht pėrkatėse tė klinikės dentare dhe nė tė njėjtėn kohė mjet i pėrdorur pėr tė dialoguar me pacientin. Ideja e kėtij "Smile Design Made in Italy", lind nga nevoja pėr tė komunikuar tė dhėna estetikisht dhe klinikisht tė ndjeshme jo vetėm individit qė i intereson smile makeover, po mbi tė gjitha tė gjithė specialistėve tė "Face Aesthetic Medical Team" domethėnė tė gjitha ngjyrat qė merren me estetikėn e buzėqeshjes tė integruar nė fytyrė, duke pėrfshirė stomatologėt.
Ekipi dentar nė fakt duhet tė ketė mundėsinė, nėpėrmjet ADSD, tė lidhen me mjekun nė mėnyrė sinergjike, pothuajse simbiotike; vetėm kėshtu ndėrtimi i njė buzėqeshjeje tė mbėshtetur nga objekte protezo - kozmetike, do tė ketė mundėsinė tė largohet nga dyshimet qė nga fillimi, ose nga planifikimi i rastit klinik.  Pėrveē kėsaj bashkėveprimi dhe zbatimi i metodės ADSD nė teknologjinė dixhitale tė sofistikuar tė disa sofware - ve, si pėr shembull CAD, ClinCheck Invisalign etj forcon mė tej karakteristikat kryesore tė parashikimit, ēdo element tė rėndėsishėm nė raport me pėrdorimin stomatologjik.
Shpjegimi nė tėrėsi dhe nė mėnyrė tė kuptueshme tek pacienti sesi dhe se ēfarė mund tė pėrmirėsojė buzėqeshjen ėshtė detyrė e mjekut: pacientėt tanė kanė frikė se mos kanė pas trajtimit dhėmbė qė nuk pėrshtaten me karakteristikat e fytyrės.
Pėr tė bėrė kėtė, sot, analiza e detajuar dhe projekti i saj janė nė mėnyrė absolute tė domosdoshme pėr tė formuluar diagnozėn klinike estetike.
ADSD paraqet njė metodė tė thjeshtė dhe ekonomike pėr t'i treguar pacientit planin e trajtimit tė parashikuar nė mėnyrė relative me konfigurimin estetik tė buzėqeshjes, duke parė nė mėnyrė tė menjėhershme ose nė takimin e dytė, ndryshimet estetike tė perfeksionuara nė vazhdim me ndihmėn e prototipeve korrespondues dhe pėr t'i transmetuar tė gjithė ekipit informacionet e nevojshme pėr qasjen e duhur multidisiplinore.
Protokolli ADSD parashikon blerjen dhe importin nė kompjuterin e tyre tė imazheve tė marra nėpėrmjet fotografisė dhe videove dixhitale (fakoltative). Kėto duhet tė pėrshkruajnė fytyrėn e pacientit nė tė paktėn 3 gjatėsi fokale tė mbivendosura ndėrmjet tyre nė mėnyrė proporcionale me analizėn estetike: MikroEstetika (Analiza brenda gojės - Close up e daljes sė dhėmbėve), MiniEstetika (Analiza e buzėqeshjes dhe Periorale relativisht njė tė tretėn tė pjesės sė poshtme tė fytyrės) dhe MakroEstetika (Fytyra integrale dhe Buzėqeshja).
Imazhet janė nė gjendje tė zbulojė fazat dinamike tė buzėqeshjes (Mimika, fonetika, raportin e dhėmbėve me buzėt).



Fytyra mė pas planifikohet (ADSD Digital Face Maping) duke pėrdorur pika referimi dhe linja tė dobishme pėr tė lidhur parametrat estetik tė pėrbėrjes estetike tė dhėmbėve me brendėsinė e buzėqeshjes, kjo e fundit e integruar natyrisht nė brendėsi tė fytyrės. Baza kryesore e ADSD ėshtė nė fakt analizimi dhe gjetja e "dhėmbit" si element "i pandashėm" nga fytyra, pėrkundrazi duke e konsideruar si element kryesor, protagonist i padiskutueshėm i buzėqeshjes. Face Mapping ėshtė i nevojshėm qė tė mund tė pozicionojė pėrbėrjen e re dentare nė lidhje me parametrat e theksuara nga Digital Dento Facial Analysis; mund tė ndajmė nė mėnyrė sektoriale kompetencat specifike tė testimit tonė si objektivin mė tė pėrshtatshėm pėr stomatologun sipas ndarjes nė vijim tė bėrė nga autorėt me ndikim mė tė madh: Analiza Dentofaciale, Analiza Faciale, Analiza Dentare, Analiza e Gingivave.
Protokolli vazhdon me ADSD Analogic Transfer System Comunication, sistem me tė cilin ėshtė e mundur tė importohen nėpėrmjet imazheve, pėrmasat analogjike tė paraqitura tek fotografia dixhitale. Kėto parametra tė rėndėsishme, tė importuar nėpėrmjet pėrdorimit tė programeve si FATS (Face Analogic Transfer Support) pėrdoren pra nė kompjuter si realitet.


Falė shkallės sė ndarjeve ku milimetri zėvendėson pixel - in do tė jetė e mundur tė personalizohet rasti klinik, duke parė nė monitorin e kompjuterit buzėqeshjen me pėrmasat reale. Hapi vijues parashikon ADSD Digital Dental Image Editing domethėnė transformimin e buzėqeshjes duke pėrdorur software qė kanė pėr qėllim pėrpunimin; metodologjia parashikon qė buzėqeshja e ardhshme tė ketė nė parashikimin e saj rezultatin fotografik sa mė afėr tė jetė e mundur me imazhet.

Praktikisht bėhet fjalė pėr njė "pėrpunim"  tė vėrtetė tė kryer me matje tė sakta klinike tė fytyrės dhe tė dhėmbėve tė pacientėve, duke graduar dhe duke modeluar pamjen e dhėmbėzimit tė ardhshėm. ADSD ka nė protokoll 4 tipologji tė pėrpunimit tė imazhit: Digital Dental Image Distorsion ( DDID), Digital Dental Calibrated Transposition ( DDCT ), Digital Dental Design ( DDD ) e Digital Dental Photo Database importation ( DDPD ). Pėrdorimi i kėtyre aplikacioneve Image Editing janė proporcionale me fatin e objektit tė ADSD, me eksperiencėn tekniko - klinike dhe me know how dixhitale tė operatorit qė do tė pėrdorė kėtė teknikė. Virtyti i vėrtetė i ADSD ėshtė modelimi virtual i elementėve dentar qoftė nė nivelin periferik tė dhėmbit qoftė nė nivelin e siluetės sipėrfaqėsore tė kufizuar nga linjat e tranzicionit. Qėllimi ėshtė nė fakt tė bėhet sa mė efikase tė jetė e mundur perceptimi tridimensional i njė imazhi mono - bidimensionale, duke krijuar domosdoshmėrisht efekte optike dhe perceptime vizuale direkt tek fotografia.
ADSD para mund tė ketė njė rol diagnostikues tė rėndėsishėm estetik pėr operatorin, pikėrisht sepse nėpėrmjet Image Editing tė tij i jep stomatologut virtytin e tė qėnit "depozitues" i projektit estetik qė nga shkrepjet e para, duke shqiptuar dhe interpretuar mė mėnyrėn mė tė mirė prodhimin e protezės / kozmetik, qoftė ajo nė laborator apo direkt me restaurimet nė poltron. Hapi i fundit parashikon ADSD Aesthetic Virtual Planning, moment nė tė cilin stomatologu i shpjegon pacientit mundėsitė e ndryshme tė njė buzėqeshjeje tė re, qoftė ajo integrale apo e kufizuar nga recounturing estetik funksional i pak elementėve. Dialogu teknologjik duhet tė raportohet me nevojėn e bashkėbiseduesit pacient, duke supozuar se edhe pse imazhi ėshtė njė gjuhė universale, e dekodifikuar, lehtėsisht e arritshme dhe e disponueshme menjėherė drejtuar personit aspekti kulturor dhe psikologjik i tė cilit duhet tė merren nė konsideratė.
Ēdo projekt virtual do tė ndahet midis Specialistėve tė Ekipit, tė cilėt do tė kenė nė dispozicion mundėsinė pėr tė bashkėvepruar me file - in e projektimit (.psd - Photoshop CC PS) me mėnyra tė ndryshme, pastaj tė ndarė lehtėsisht dhe qė transmetohen nėpėrmjet internetit (iCloud, DropBox, etj) do tė jetė madje e mundur pėr tekniku dentar qė i ulur nė laboratorin e tij , nė vend tė periodantistit, tė futet tek kompjuteri i Smile Designer nėpėrmjet njė telekomande (es. TeamViewer) dhe tė punojė pra nė prani tė kolegut nė kohė reale.
ADSD nuk ėshtė vetėm njė planifikues virtual estetik, por edhe mundėsinė e "kėrkesave fotografike" pėr t'i siguruar teknikėve dentar nė formėn e imazheve tė pėrpunuara dixhitale tek tė cilat objekti mund tė jetė objekti i pėrfaqėsuar nga proteza tė modifikuara dhe tė modifikueshme.
Pastaj ADSD, si ēdo metodė tjetėr e ngjashme, bėn fjalė pėr njė proēes tė parashikueshėm tė "stimulim i planit tė trajtimit estetik" i bazuar mbi blerjen e imazheve, stomatologu duhet tė kufizohet nė propozimin si "informacion" kėto tė dhėna tė rėndėsishme tė kartelės dixhitale tė pacientit, pastaj ikonografia klinike ėshtė plotėsuese e amnezisė duke qenė pjesė integruese e testimit me objektiv brenda dhe jashtė gojės, nė vijim objekt i analizės estetike sipas linjave drejtuese kryesore. Pėrdorimi duhet megjithatė tė jetė eskluzivisht plotėsues i elementėve tė tjerė diagnostikues tė dobishėm pėr formulimin e diagnozės dhe prognozės destinacioni pėrfundimtar i tė cilave do tė jetė shėndeti dhe mirėqenia e pacientit, nga i cili do tė ishte e kėshillueshme tė merrej njė pėlqimi paraprak i metodologjisė sė pėrshtatur qė vetėm nė qoftė se mbėshtetet nga prototipa vėrtetė klinik si mock up, do tė pėrkthehet nė njė aprovim tė vėrtetė tė besueshėm tė shprehur nė planin e propozuar tė trajtimit. Largimi i dyshimeve tė mundshme do tė ofrojė njė qetėsi mė tė madhe tė pacientit dhe ekipit tė stomatologėve, duke rezultuar nė suksese klinike harmonia e tė cilėve ėshtė qartėsisht e dukshme nga buzėqeshja e pacientėve tanė.
Mė poshtė ėshtė treguar njė Case Raport ku janė evidentuar disa kalime tė vogla e tė thjeshta tregues tė pėrshtatshėm me tė gjithė metodikėn e para pamore Aesthetic Digital Smile Design, metodika ADSD e paketuar nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė nė proporcion me thjeshtėsinė apo kompleksitetin e ēėshtjes klinike dhe modus operandi i operatorit.


Pėrktheu: Valbona Spahia


www.aestheticdigitalsmiledesign-adsd.com


Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 114 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D