Lustrimet nė porcelan: rasti klinik hap pas hapi


|

Protezim | 19 Maj 2015 |

Lustrimet nė porcelan: rasti klinik hap pas hapi

Stomatologjia e ditėve tė sotme falė teknikave tė ngjitjes dhe implantologjisė ėshtė gjithnjė e mė konservative pėrballė indeve tė dhėmbėve, njėkohėsisht rriten kėrkesat nga ana e pacientėve pėr tė pėrmirėsuar buzėqeshjen qė ėshtė njė aspekt shumė i rėndėsishėm i njė personi.

Enrica Tessore


Stomatologjia e ditėve tė sotme falė teknikave tė ngjitjes dhe implantologjisė ėshtė gjithnjė e mė konservative pėrballė indeve tė dhėmbėve, njėkohėsisht rriten kėrkesat nga ana e pacientėve pėr tė pėrmirėsuar buzėqeshjen qė ėshtė njė aspekt shumė i rėndėsishėm i njė personi.
Njė buzėqeshje e bukur ėshtė garancia pėr njohjet sociale, besim nė vetvete, sukses nė fushėn profesionale dhe nė raportet personale.
Pėr tė restauruar elementėt e pėrparmė tė prishur (cunguar) nga trauma, nga konsumimi, nga erozioni, nga ndėrhyrje tė mėparshme qė bėhen estetikisht tė papajtueshme, shpesh stomatologėt pėrdorin kurora tė plota, qė shpesh herė kėrkojnė trajtimin endodontik tė elementėve pėrveē njė heqjeje tė rėndėsishme tė indit tė dhėmbit. Nga ana tjetėr trajtimi ultra konservativ nėpėrmjet restaurimeve direkte me kompozitė rezine nuk ėshtė plotėsisht i kėnaqshėm nga ana estetike kur dėshiron tė ndryshosh formėn e dhėmbit dhe siē e dimė ėshtė subjekt i njė degradimi me kalimin e kohės.
Duke shfrytėzuar kėrkimet e Horn dhe Calamia, qė nė mesin e viteve '80 menduan se duke e trajtuar sipėrfaqen e brendshme tė porcelanit me njė acid tė fortė ėshtė e mundur tė krijohet njė lidhje e fortė me smaltin, nėpėrmjet kompozitave tė forta, shumė e vlefshme dhe superiore pėr kryqėzimin e smaltit me dhėmbin, na ėshtė lejuar nė shumė situata klinike tė jemi shumė konservativ duke kryer restaurime estetike nėpėrmjet lustrimeve tė holla nė porcelan.
Nuk ka asnjė dyshim qė porcelani ėshtė materiali mė estetik dhe i ngjashėm me smaltin, mė i biopėrputhshėm, me grumbullimin mė tė vogėl tė pllakave dhe mė jetėgjatė; por jo tė gjithė porcelanėt janė tė pėrshtatshėm pėr lustrime, janė tė pėrshtatshėm porcelanėt "xham" qė mund tė ngjiten, nuk janė tė pėrshtatshėm porcelanėt mė rezistent si zirkoni dhe porcelanėt me pėrbėrje alumini qė nuk mund tė sulmohen nga acidi fluorhidrik pėr tė krijuar mikro-grumbullime, as grupe hidroksile qė nuk pėrmbajnė silic.
Pra llojet e porcelanit qė mund tė pėrdoren pėr lustrimet janė porcelanėt qė pėrmbajnė feldspat dhe porcelanėt "xham" tė forcuara me leucide ose dezilikat litiumi.
Nė vijim do tė pėrshkruhet rasti i njė pacienteje 50 vjeēare qė ka njė buzėqeshje jo tė bukur pėr shkak tė dhėmbėve anėsorė tė mėdhenj dhe tė shkurtėr, dhėmbėve tė parmė tė plakur me njė diastemė modeste nė njė kontekst tė njė periodontali tė shkėlqyer pavarėsisht se pacientja ėshtė duhanpirėse.
Dėshira e pacientes ėshtė ajo mė e zakonshmja qė tė mund tė rinovojė buzėqeshjen nė kohė tė shkurtėr dhe tė sakrifikojė sa mė pak dhėmbė. Ėshtė kryer njė lifting i buzėqeshjes nėpėrmjet 4 lustrimeve tė porcelanit tė paraprira nga njė zbardhim nė kushtet e shtėpisė pėr 10 ditė.



Pėrshkrimi nė laborator
Tregojmė njė zgjatje dhe njė rritje nė volum tė dhėmbėve anėsorė por duke ndryshuar pak dhėmbėt e parmė vetėm me njė drejtim duke i bėrė mė nė linjė me formėn ovoidale tė fytyrės, tek 2.2 parashikohet njė zgjatje e vogėl e kurorės pėr ta bėrė formėn e konturit tė qafės sė dhėmbit mė tė pėrshtatshme.

Realizimi i Mock Up
Paraqitja tek pacientja e modelit nė dyll nuk i jep as asaj as neve formėn e vėrtetė tė buzėqeshjes sė re nė kontekst me gojėn dhe nė raportin e elementėve dentar me buzėt.
Prandaj ėshtė e nevojshme qė tė riprodhohet tek goja e pacientes forma e paracaktuar me dyll. Kėtė pasazh e quajmė mock up i cili kryhet duke mbushur me njė rezinė bis akrilike njė maskė nė silikon tė bėrė mbi dyll. Mock up ėshtė i domosdoshėm pėr tė parashikuar me saktėsi rezultatin dhe tė mund tė ketė konsensusin nga ana e pacientes tė asaj qė do tė jetė forma pėrfundimtare e buzėqeshjes sė re.

Pasi pėrcaktohet forma vazhdohet me pėrgatitjet
Pėrgatitjet nė mėnyrė qė tė jenė minimalisht invazive kryhen nėn drejtimin e maskave nė silikon tė marra mbi atė tė dyllit, nė mėnyrė qė tė mund tė lėrė teknikut hapėsirėn e nevojshme pėr tė marr formėn e paracaktuar me dyllin. Shpesh nuk ėshtė e nevojshme tė largohet shumė smalt  kur si nė kėtė rast dhėmbėt anėsor janė shumė tė vegjėl kėshtu qė pėrgatitja do tė jetė modeste.

Prova e lustrimeve dhe forma pėrfundimtare.

Pėrktheu: Valbona Spahia
Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 121 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D