Imperfeksionet gingivare pas ndėrhyrjeve implantologjike

| 14 Maj 2024 |

Imperfeksionet gingivare pas ndėrhyrjeve implantologjike

Njė nė dy individė i kanė gingivat shumė tė holla dhe kjo e shton rrezikun pėr rezultate estetikisht jo tė pėlqyeshme pas njė ndėrhyrjeje implantare, nėse kjo e fundit nuk...


Njė nė dy individė i kanė gingivat shumė tė holla dhe kjo e shton rrezikun pėr rezultate estetikisht jo tė pėlqyeshme pas njė ndėrhyrjeje implantare, nėse kjo e fundit nuk programohet mirė. Mė tej, ėshtė vlerėsuar se pas 6 muajsh nga ndėrhyrja jo e saktė, 60% e pacientėve mund tė zhvillojnė shfaqje tė tepėrt tė gingivave (gummy smile).

"Buzėqeshja me shfaqje tė tepėr tė gingivave, ose 'gummy smile', ėshtė njė patologji e lindur pėr pothuajse 10-12% tė individėve dhe pėrkufizohet kėshtu kur gingivat janė tė dukshme mė shumė se 3 mm kur ata buzėqeshin. Shumė njerėz jetojnė me tė pa u shqetėsuar, por duke e kuptuar problemin gjatė rritjes, ai mund tė korrigjohet me efikasitet, p.sh. me ndėrhyrje gingivektomie tė thjeshta pak invazive, pėr heqjen dhe ripozicionimin e indit gingivar tė tepėrt, nėse ky ėshtė shkaku i imperfeksionit. Mund tė ndėrhyhet edhe nė mėnyra tė tjera, si me injeksionet e fillerave, ose botoksit, nė mėnyrė qė buza e sipėrme t'i mbulojė mė tepėr gingivat, por efektet kanė kohėzgjatje tė kufizuar, duke u zhdukur pas gjashtė muajsh. Gjithashtu, me kalimin e viteve, nė disa raste problemi zgjidhet vetė, pasi buza mė e rėnė fillon t'i mbulojė gingivat. Nė njė buzėqeshje perfekte, gingivat nuk janė tė dukshme mė shumė se 3 mm, duke filluar nga cepi i buzės sė sipėrme, tė cilat duhet tė jenė tė shėndetshme, nė ngjyrė rozė dhe uniforme", shpjegon presidenti i Shoqatės Italiane tė Periodontologjisė dhe Implantologjisė (SIdP), Francesco Cairo.

Sipas SiDP, 50% e individėve kanė gingiva shumė tė holla, njė tipar anatomik qė i bėn ata mė tė rrezikuar nga tėrheqja gingivare nėse kanė njė implant dentar tė projektuar keq. "Te kėta persona, njė implant i pozicionuar keq, e rrit me 14 herė probabilitetin pėr tė zhvilluar shfaqje tė tepėr tė gingivave, me rrėnjė shumė tė ekspozuara", specifikon Cairo.

"Njė implant shumė i pjerrėt, nė rast gingivash tė holla, shkakton tėrheqje gingivare. Pėr shembull, pėr ēdo gabim nė pozicionim prej 10 gradėsh, shtohet rreziku qė gingiva tė tėrhiqet me 0.25 mm. Megjithatė, antidoti ekziston, thjesht duhet tė konsultoheni me ekspertėt. Pėrmes njė projektimi tė saktė tridimensional tė pozicionimit tė implantit, rreziku i vendosjes "shtrembėr" do tė zerohet dhe si pasojė edhe probabiliteti pėr probleme estetike tė mėvonshme. Sidomos nė rastet nė tė cilat implanti duhet tė vendohet nė njė pjesė tė dukshme dhe tė rėndėsishme nga ana estetike, ėshtė shumė e rėndėsishme qė tė kryhet njė vlerėsim i kujdesshėm i trashėsisė sė indeve tė buta dhe tė forta, me qėllim vlerėsimin e tė gjitha detajeve pėr tė shmangur qė trashėsia tė ndikojė negativisht nė rezultatet e ndėrhyrjes.

Si pėrfundim, nė rastet mė tė vėshtira me gingiva tė holla dhe qė implanti mund tė ndryshojė buzėqeshjen, pavarėsisht tė gjithė kujdesit dhe masave tė ndėrmarra, mund tė zgjidhet pėrdorimi i biomaterialeve specifike dhe grafteve gingivare, nė tė cilat indi i munguar rindėrtohet duke marrė pjesė tė vogla tė indeve tė buta nga qiellza dhe duke i futur ato nė zonat qė kanė nevojė pėr trajtim, duke shkaktuar formimin gradual tė njė shtrese tė re gingivash. Nė kėtė mėnyrė, nuk ndėrhyn edhe nė estetikėn e buzėqeshjes, e cila nė fakt pėrmirėsohet.



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
( 0 votim / mesatar )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D