Xheli novator nanoteknologjik, si trajtim kanalar

Endodonci | 6 Mars 2024 |

Xheli novator nanoteknologjik, si trajtim kanalar

Antibakteriali intrakanalar, qė po pėrdoret mė shpesh si trajtim ėshtė hidroksidi i kalciumit (Ca(OH)2), aktiviteti bakterial i tė cilit vjen pėr shkak tė alkalinitetit, qė nxit lėshimin e radikaleve...


Antibakteriali intrakanalar, qė po pėrdoret mė shpesh si trajtim ėshtė hidroksidi i kalciumit (Ca(OH)2), aktiviteti bakterial i tė cilit vjen pėr shkak tė alkalinitetit, qė nxit lėshimin e radikaleve tė lira shumė oksiduese dhe tė joneve hidroksile, qė janė nė gjendje tė shkatėrrojnė murin bakterial, duke shkaktuar vdekjen e mikroorganizmave. Por, fatkeqėsisht ėshtė demonstruar se Ca(OH)2 nuk ėshtė nė gjendje tė eliminojė bakteret e pranishme nė kanalet dentare, pėr shkak tė anatomisė sė ndėrlikuar tė tyre, tė mungesės sė kontaktit tė drejtpėrdrejtė me mikroorganizmat dhe tė mungesės sė penetrimit nė kanalet dentare. Bakteret nė kanalet dentare mund tė kthehen nė burim infeksioni gjatė ose pas terapisė endodontike, duke shkaktuar infektime, apo infektime tė pėrsėritura tė kanalit tė rrėnjės.

Zhvillimi i nanoteknologjive ka sjellė zgjidhje tė ndryshme alternative pėr dezinfektimin e kufizuar tė tubulave dentare kanalare, me preparate qė garantojnė ēlirim afatgjatė dhe konstant tė barit, duke reduktuar dozėn terapeutike tė kėrkuar dhe efektet e mundshme dytėsore tė lidhura me tė.

Njė sfidė tjetėr e Ca(OH)2-NP (hidroksid i kalciumit i reduktuar me efikasitet duke pėrdorur nanogrimcat NP_ ėshtė aplikimi i tij nė formė tė lėngshme, duke qenė i thjeshtė pėr t'u aplikuar nė brendėsi tė tubulave, por edhe mė i lehtė pėr t'u hequr. Pėr kėtė arsye, zgjidhja e duhur ėshtė aplikimi nė formė tė lėngshme, qė kthehet nė formė gjysmė tė ngurtė brenda tubulave dentare. Nė kėtė aspekt, nanoteknologjitė ofrojnė njė gamė tė gjerė mundėsish: njė nga mė interesantet ėshtė shpėrndarja e NP-ve nė xhela inteligjentė qė u pėrgjigjen stimujve. Ata janė nė gjendje tė garantojnė njė ēlirim mė tė zgjatur nė vendin e veprimit dhe janė tė pėrshtatshėm pėr fushėn endodontike.

Konkretisht, xhelat e ndjeshėm ndaj temperaturės janė interesantė, sepse ruajnė njė gjendje tė lėngshme derisa arrijnė temperaturėn e duhur. Nė kėtė pikė, ndėrveprimi ndėrmjet segmenteve tė tyre hidrofile dhe hidrofobike ndryshon, duke u kthyer nė njė strukturė tė ngjashme me xhelin. Njė polimer i pėrdorur gjerėsisht pėr prodhimin e kėtyre xhelave ėshtė poloxameri 407 (PA 407), kopolimer triblloku qė pėrdoret shpesh si surfaktant. PA 407 ėshtė nė gjendje tė ndryshojė formėn e tij tė lėngshme, apo visko-elastike nė funksion tė temperaturės.
Kjo veēori mundėson administrimin e barit si lėng, duke lejuar qė sistemi i kanalit rrėnjė tė ujitet nė mėnyrėn e duhur dhe mė pas, shndėrrimi i tij nė xhel brenda kanalit tė rrėnjės nė 37°C, mundėson qėndrueshmėri mė tė madhe tė barit dhe ul tretshmėrinė e tij.

Si pėrfundim, ky xhel eksperimental i ndjeshėm ndaj temperaturės dhe me bazė nanogrimcash tė hidroksidit tė kalciumit mund tė pėrbėjė njė alternativė tė vlefshme, si trajtim antibakterial intrakanalar.



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
( 0 votim / mesatar )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D