Riakutizimet pas ritrajtimeve endodontike jokirurgjikale: incidenca dhe faktorėt shoqėrues

Endodonci | 5 Shtator 2023 |

Riakutizimet pas ritrajtimeve endodontike jokirurgjikale: incidenca dhe faktorėt shoqėrues


Qėllimet kryesore tė trajtimeve endodontike, pėrfshirė edhe ato jokirurgjikale (NSRetx), janė eliminimi i dhimbjes dhe infeksionit nga dhėmbėt e pacientėve dhe sigurimi i njė gjendje tė shėndetshme periapikale.

Riakutizimet karakterizohen nga fillimi ose pėrkeqėsimi i dhimbjes sė rėndė postoperative dhe/ose ėnjtjes pas trajtimit endodontik dhe kėrkojnė njė takim urgjent me stomatologun.

Shfaqja e njė riakutizimi shkakton gjithmonė stres dhe shqetėsim si pėr pacientin ashtu edhe pėr dentistin dhe mund tė ndikojė negativisht nė marrėdhėnien e tyre duke ulur pritshmėritė e pacientit, ndaj dėshira parėsore e ēdo endodonti ėshtė tė shmangė kėtė eventualitet.

Tipologjia e kėrkimit dhe modaliteti i analizės

Nė njė studim grupor tė publikuar nė "Journal of Endodontics", autorėt kanė pėrcaktuar incidencėn, faktorėt shoqėrues dhe parashikueshmėrinė e riakutizimeve pas ritrajtimeve endodontike jokirurgjikale (NSRetx).

Njė riakutizim pėrkufizohet si shfaqja e dhimbjes sė moderuar-tė fortė me ose pa ėnjtje, qė ndodh brenda 14 ditėve nga fillimi i NSRetx, dhe kėrkon njė takim urgjent me dentistin.

Tė gjithė pacientėt (n=3666) qė morėn NSRetx nga tre endodontė gjatė njė periudhe 6-vjeēare (2016-2022) u pėrfshinė nė studim. U regjistruan tė dhėnat procedurale, demografike, diagnostike.

Pėr tė identifikuar lidhjet e rėndėsishme u kryen si analizat bivariate nė tė gjithė grupin dhe ashtu edhe ato multivariate pėr rastet me grup tė plotė tė tė dhėnave (n=2846). Pėr tė krijuar njė model parashikimi u pėrdor Algoritmi Random Forest.

Rezultatet

Incidenca e riakutizimeve rezultoi tė ishte 3.95% (n=145). Rritja e rrezikut pėr riakutizime u shoqėrua me diabetin (Raporti i rregulluar i mundėsive [AOR]: 2.01, 95% intervali i besimit [CI]: 1.01-3.97); nė dhėmbėt mandibular (AOR:1.67, 95% CI:1.11-2.52); nė rastet me dhimbje tė moderuar-tė rėndė para operacionit (AOR: 2.13, 95% CI: 1.31-3.50) dhe dhimbje nė palpim (AOR: 1.63, 95% CI: 1.01- 2.64).

Njė rrezik mė i ulėt pėr riakutizime u zbulua se lidhet me hipertensionin (AOR:0.44, 95% CI:0.210.82) (p <0.05). Modeli i parashikimit nuk ishte nė gjendje tė parashikonte riakutizimet me besim tė mjaftueshėm (saktėsia=0.13).

Konkluzionet

Nga tė dhėnat e kėtij studimi, tė cilat duhet tė konfirmohen edhe nė punime tė tjera tė ngjashme, mund tė konkludohet se incidenca e riakutizimeve pas ritrajtimeve endodontike jokirurgjikale ėshtė e ulėt (~4%) dhe ka njė lidhje ndonėse tė dobėt, domethėnėse me diabetin.

Implikimet klinike

Dentisti duhet tė jetė i vetėdijshėm se disa patologji sistemike mund tė predispozojnė shfaqjen e riakutizimeve pas ritrajtimit endokanalar jo-kirurgjikal. Megjithatė, ato janė tė vėshtira pėr t'u parashikuar nė kėtė kontekst klinik.

Pėr mė shumė informacion:

Ali Nosrat, Michael Valancius, Sahar Mehrzad, Omid Dianat, Prashant Verma, Anita Aminoshariae, Ashraf F. Fouad. Flare-ups after non-surgical retreatments: incidence, associated factors, and prediction. https://doi.org/10.1016/j.joen.2023.07.004.

 



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
( 0 votim / mesatar )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D