Efektiviteti i medikamenteve intrakanalare nė trajtimin e biofilmit bakterial

Endodonci | 24 Korrik 2023 |

Efektiviteti i medikamenteve intrakanalare nė trajtimin e biofilmit bakterial


Medikamentet intrakanalare kanė njė fuqi vepruese tė limituar pėr tė kundėrshtuar biofilmin bakterial: ky ka qenė konkluzioni i njė rishikimi tė literaturės shkencore qė pasi ka analizuar studimet e disponueshme pėr kėtė temė, nuk ka arritur tė "promovojė" plotėsisht efikasitetin e solucioneve irriguese.

"Kemi kėrkuar nė literaturėn shkencore tė gjitha studimet qė kishin hasur kėtė argument, qoftė me cilėsi tė lartė qoftė ata qė janė publikuar ndėrmjet vitit 1966 dhe 2007", tregon Carlos Estrela, nga  Universiteti Federal i Goias nė Brazil. "Duke ndjekur kėto kritere kemi gjetur 91 kėrkime tė dobishme pėr rishikimin tonė, nga tė cilat ėshtė kryer krahasimi nė mėnyrė kompleksive qė efikasiteti i medikamenteve intrakanalare ėshtė relativ: nė fakt, pėr aq sa janė nė gjendje tė reduktojnė nė mėnyrė sasiore praninė e baktereve, pak arrijnė qė tė shkėputin nė thellėsi biofilmin bakterial", vazhdon autori.

Nė rishikimin e  publikuar sė fundi nė "Journal of Applied Oral Science", autorėt kujtojnė se biofilmi ėshtė njė formė mbrojtjeje shumė efikase qė mikroorganizmat pėrshtaten pėr mbijetesėn e tyre, duke ngjeshur dhe duke penguar nė kėtė mėnyrė kontaktin me agjentėt mundėsisht shkatėrrues; pra ėshtė kundėr kėsaj vetėmbrojtjeje tė baktereve qė efekti i medikamenteve intrakanalare "humbet" pjesėrisht fuqinė e veprimit.

"Nė pėrgjithėsi mund tė themi se situatat e pacientėve ndryshojnė nga rasti nė rast sipas kompleksitetit tė anatomisė kanalare dhe tė mikroorganizmave tė ndryshėm tė pėrfshirė nė infeksion por pavarėsisht kėsaj tė gjitha studimet sė bashku indikojnė qė agjenti pėrgjithėsisht mė efikas pėr kėtė lloj trajtimi ėshtė hipokloruri i natriumit", shpjegon Estrela.

"Rezultatet e kėtij rishikimi nuk duhet tė anashkalojnė pėrdorimin e medikamenteve: pėrgatitja e kanalit tė rrėnjės dhe pėrdorimi i solucioneve irrigues mbeten instrumentet qė duhen pėrshtatur sepse reduktojnė nė njė farė mase popullsinė bakteriale tė pranishme por nė tė njėjtėn kohė ėshtė e nevojshme qė tė dimė se efikasiteti i tyre mbi strukturėn e biofilmit ka rezultuar relativ", pėrfundojnė autorėt.



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
( 0 votim / mesatar )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D