Ndikimi i ushqyerjes me gji nė zhvillimin e kariesit dentar te fėmijėt

Pedodonci | 17 Maj 2023 |

Ndikimi i ushqyerjes me gji nė zhvillimin e kariesit dentar te fėmijėt


Sipas rezultateve tė njė studimi tė publikuar nė "Pediatrics", tė ushqesh me qumėsht gjiri fėmijėn deri nė moshėn 2 vjeēare ka njė efekt tė drejtpėrdrejt nė ashpėrsinė e kariesit dentar primar dhe kjo vlen tė pėrmendet pavarėsisht nga konsumi i sheqerit gjatė jetės.

"Pavarėsisht se janė tė pranishme disa prova mbi rritjen e rrezikut pėr karies dentar te fėmijėt e ushqyer me gji mbi moshėn 12 muajshe, kėto rezultate derivojnė nga studime shumė heterogjene dhe pa kontrolle pėr faktorėt kyē ngatėrrues", thotė autorja kryesore e studimit Karen Glazer Universiteti Adelaide nė Australi. "Kemi dashur kėshtu tė vlerėsojmė se kohėzgjatja e ushqyerjes me gji do tė ishte njė faktor risku pėr kariesin dentar nė dhėmbėt e qumėshtit, pavarėsisht konsumimit tė sheqerit", shpjegon ajo.

Kėrkuesit kanė studiuar shėndetin oral tė 1.303 fėmijėve nė njė studim grupi tė kryer nė Brazilin jugor. Numri mesatar i sipėrfaqeve dentare primare tė shkatėrruara, qė mungojnė dhe tė mbushura (DMFS) dhe karies tė rėndė nė fėmijėrinė e hershme (S-ECC: DMFS mė e madhe ose e barabartė me 6) ėshtė verifikuar nė moshėn 5 vjeēare.

Ekspozimi kryesor pėrfaqėsohej nga ushqyerja me gji dhe tė dhėnat nė krahasim me kėtė janė grumbulluar qė nė lindje dhe nė moshėn 3, 12 dhe 24 muajsh, ndėrsa tė dhėnat qė lidhen me konsumin e sheqerit janė mbledhur nė moshėn 24, 48 dhe 60 muajsh. Prevalenca pėr S-ECC ka qenė 23,9% dhe numri mesatar i DMFS ishte 4,05.

Fėmijėt qė ushqeheshin me gji pėr njė periudhė mė tė gjatė ose tė barabartė me 24 muaj kishin njė numėr mė tė madh DMFS dhe njė risk 2,4 herė mė tė lartė pėr tė pasur S-EEC nė krahasim me ata qė ishin ushqyer me gji deri nė moshėn 12 muajsh. Ushqyerja me gji nga 13 deri nė 23 muaj nuk ka rezultuar tė ketė efekt nė kariesin dentar.

"Ushqyerja me gji rrit rrezikun pėr tė zhvilluar karies dentar. Megjithėse ushqyerja me gji ėshtė e dobishme pėr shėndetin e fėmijėve, ėshtė e nevojshme qė tė krijojmė sa mė shpejt ndėrhyrje parandaluese pėr kariesin dentar. Mekanizmat qė shėrbejnė si bazė pėr kėtė proces duhet sigurisht qė tė hetohen mė thellė", pėrfundojnė autorėt.

 



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
( 0 votim / mesatar )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D