Prevalenca e kariesit dentar te fėmijėt me diabet tė tipit 1

Pedodonci | 14 Prill 2023 |

Prevalenca e kariesit dentar te fėmijėt me diabet tė tipit 1


Studime tė shumta epidemiologjike kanė referuar se diabeti i tipit 1 rrit rrezikun pėr sėmundje kardiovaskulare, sėmundje renale dhe rėnie konjitive te fėmijėt dhe adoleshentėt. Pėr mė tepėr, njė numėr nė rritje i studimeve indikon njė lidhje ekzistuese ndėrmjet diabetit tė tipit 1 dhe komplikacioneve orale, duke pėrfshirė sėmundjet periodontale dhe kariesin dentar.

Studimet e disponueshme aktualisht nė literaturė, qė vendosin prevalencėn e saktė tė kariesit tė dhėmbėve ndėrmjet fėmijėve dhe adoleshentėve me diabet tė tipit 1, pėr fat tė keq bien ndesh me njėri-tjetrin dhe nuk ekziston ndonjė meta-analizė sasiore qė lidhje me kėtė.

Diabeti melit i tipit 1 ėshtė njė sėmundje autoimune kronike e karakterizuar nga shkatėrrimi i qelizave beta tė pankreasit dhe si pasojė e mungesės sė prodhimit tė insulinės. Prek mė shumė se gjysmė milioni fėmijė nė tė gjithė botėn dhe prevalenca e incidenca e tij ėshtė nė rritje sidomos, nė vendet evropiane.

Tipologjia e kėrkimit dhe modaliteti i analizės

Nė njė rishikim sistematik, tė publikuar nė "BMC Oral Health", autorėt kanė kryer njė kėrkim bibliografik nė nivel botėror, nė bazė tė njė strategjie kėrkimi tė vendosur mė parė, nėpėrmjet portaleve PubMed, Embase dhe China National Knowledge, pėr tė gjitha studimet e pėrshtatshme mbi prevalencėn e kariesit dentar te fėmijėt dhe tek adoleshentėt me diabet tė tipit 1 tė publikuar nė periudhėn korrik 1971-dhjetor 2018.
Prevalenca ėshtė llogaritur me intervale besueshmėrie nė 95% (IC me 95%) dhe analizat e nėngrupeve janė llogaritur duke pėrdorur njė model tė efekteve shkakėsore.

Rezultatet

Nga 358 artikuj tė identifikuar fillimisht, u pėrfshinė nė rishikimin pėrfundimtar 10 artikujsh dhe 538 pacientė.
Prevalenca kompleksive e kariesit dentar ndėrmjet fėmijėve dhe adoleshentėve me diabet tė tipit 1 rezultoi tė ishte 67%. Kjo prevalencė ishte mė e lartė nė Amerikėn e Jugut (84%) dhe mė e ulėt te pacientėt diabetikė me njė kontroll tė mirė metabolik (47%).

Konkluzionet

Nga tė dhėnat e marra nga ky rishikim, qė duhet tė konfirmohen me punime tė tjera analoge mund tė dalim nė pėrfundimin se prevalenca e kariesit dentar ėshtė e lartė ndėrmjet fėmijėve dhe adoleshentėve me diabet tė tipit 1.

Implikimet klinike

Duke u nisur nga prevalenca e lartė e kariesit dentar ndėrmjet individėve tė rinj tė prekur nga diabeti i tipit 1, skrinimi dhe trajtimi parandalues duhet tė pėrfshihen nė rutinė si trajtime nė klinikat dentare pėr fėmijėt dhe adoleshentėt diabetikė, veēanėrisht tek ata me kontroll tė dobėt metabolik.

Pėr mė shumė informacion:

Wang Y, Xing L, Yu H, Zhao L. Prevalence of dental caries in children and adolescents with type 1 diabetes: a systematic review and meta-analysis. BMC Oral Health.



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
( 0 votim / mesatar )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D