Humbja e pakohshme e dhėmbėve tė qumėshtit

Pedodonci | 22 Shkurt 2023 |

Humbja e pakohshme e dhėmbėve tė qumėshtit


Shpesh dhėmbėve tė qumėshtit i kushtohet mė pak rėndėsi nga sa duhet pėr shkak se ndryshimi i dhėmbėve bėhet nė mėnyrė automatike. Por dhėmbėt e qumėshtit janė thelbėsorė pėr mastikacionin, pėr njė fonacion tė saktė, pėr estetikė dhe paraqesin pėr mė tepėr njė guidė pėr dhėmbėt permanentė qė duhet tė arrijnė pozicionimin e duhur nė harkadėn dentare.

Nė fakt, humbja e parakohshme e dhėmbėve tė qumėshtit ēon nė kontraktimin e hapėsirės, me pasojė problematika tė malokluzionit te dhėmbėt permanentė, nėse nuk ndėrhyhet pėr tė vendosur njė ruajtės tė hapėsirės.

Tipologjia e kėrkimit dhe modaliteti i analizės

Qėllimi i studimit tė publikuar nė Journal of Dental Science ka qenė ai i monitorimit tė ndryshimeve tė hapėsirės pėr njė kohė tė gjatė te fėmijėt me humbje premature tė molarit tė parė tė qumėshtit.
19 pacientė qė paraqisnin humbje premature unilaterale tė njė molari tė parė maksilar janė vlerėsuar pėr kėtė studim, por vetėm nėntė pjesėmarrės (me moshė mesatare 6,0 ± 0,42 vjeē) kanė rezultuar tė disponueshėm pėr follow up-in e fundit me 81 muaj.

Studimi i rasteve ėshtė kryer nė modele shkumėsi 2 ose 3 ditė pas ekstraksionit tė dhėmbit dhe mė pas me njė vizitė kontrolli, mesatarisht pėr 81 muaj. Molarėt kundėrlateralė i kanė shpėtuar kontrollit. Asnjė ruajtės hapėsire nuk ėshtė pėrdorur te pacientėt gjatė tė gjithė periudhės. Janė matur pesė linja nė harkadėn dentare nė bazė tė pikave tė referimit qė janė vendosur:
- gjatėsia dhe gjerėsia e harkadės;
- gjatėsia dhe gjerėsia interkanine;
- perimetri i harkadės.

"Paired t-test" janė pėrdorur pėr tė krahasuar matjet ndėrmjet testimeve tė follow up-it dhe atyre pas 81 muajsh.

Rezultatet

Nė follow up-in pas 81 muajsh, janė regjistruar tė dhėnat si nė vijim:
- 88,9% tė rasteve nuk ka treguar as grumbullim tė dhėmbėve permanentė qė korrespondojnė me to, as retinim tė kaninit nė pjesėn e ekstraksionit;
- 1 rast nga 9 paraqet njė denticion permanent mė tė grumbulluar nė pjesėn e kontrollit nė krahasim me pjesėn e ekstraksionit;
- dimensioni i harkadės ishte nė mėnyrė tė konsiderueshme mė i madh nė krahasim me parametrat fillestarė (P <0,05), qoftė nė gjatėsi qoftė nė gjerėsi, apo nė gjatėsinė dhe gjerėsinė interkanine;
- asnjė diferencė e konsiderueshme nuk ėshtė parė nė perimentrin e harkadės (P = 0,071).

Konkluzionet

Rritja e pėrmasės sė harkadės sė evidentuar nė studim mund tė vėrė nė diskutim pėrdorimin e ruajtėsve tė hapėsirės. Pėr mė tepėr, varieteti i rezultateve sugjeron qė faktorė tė shumtė influencojnė ndryshimet e hapėsirės nė harkada gjatė zhvillimit. Megjithatė duhet studime tė mėtejshme pėr tė dalė nė njė konkluzion tė saktė.

Pėr mė shumė informacion:

Yng-Tzer J.Lin, Yai-TinLin. Long-term space changes after premature loss of a primary maxillary first molar. Journal of Dental Sciences;12(1):44-8.



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Shumė interesant ( 3 votim / mesatar 4 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D