Hipertrofia e muskujve maseter te fėmijėt mund tė jetė njė tregues i bruksizmit

Pedodonci | 1 Dhjetor 2022 |

Hipertrofia e muskujve maseter te fėmijėt mund tė jetė njė tregues i bruksizmit


Nė vitin 2013 bruksizmi u pėrshkrua nga Akademia Amerikane e Mjekėsisė sė Gjumit si njė "aktivitet i pėrsėritur i muskujve tė nofullės i karakterizuar nga shtrėngimi ose kėrcitja e dhėmbėve me presion mandibular".

Megjithėse frekuenca e bruksizmit ndryshon me moshėn dhe gjininė, prevalenca e bruksizmit tė mundshėm te pacientėt pediatrikė varion nga 22.3 nė 28.3% nė dhėmbėt primar dhe ėshtė 32.7% nė dhėmbėt miks.

Bruksizmi mund tė shkaktojė dhimbje koke, dhimbje tė muskujve mastikator, ērregullime temporomandibulare (TMD), probleme periodontale, humbje tė sipėrfaqes sė dhėmbit dhe mbindjeshmėri, ndaj ėshtė e rėndėsishme qė tė kapet herėt dhe tė trajtohet nė mėnyrė adekuate.

Dihet se trashėsia e muskujve mund tė jetė njė e dhėnė qė mund tė pėrdoret pėr tė vlerėsuar nė mėnyrė indirekte aktivitetin e muskujve dhe konkretisht trashėsinė e muskulit maseter (MMT) - e matshme me ultratinguj (USG), tomografi tė kompjuterizuar (CT) dhe imazhe me rezonancė magnetike (MRI) dhe mund tė japė informacion tė dobishėm nė lidhje me aktivitetin e muskujve tė gojės dhe tė fytyrės.

USG-ja ka shumė pėrparėsi ndaj CT-sė dhe MRI-sė, duke qenė se ėshtė njė teknikė e riprodhueshme, e thjeshtė, joinvazive dhe e lirė pėr matjen e saktė tė trashėsisė sė muskujve pa rrezatim jonizues. Mungesa e efekteve biologjike kumulative tė njohura ėshtė njė avantazh i rėndėsishėm i USG-sė.

Aktualisht, diagnoza dhe vlerėsimi klinik i bruksizmit ėshtė njė proces kompleks. Edhe pse ka disa studime nė literaturė qė kanė vlerėsuar MMT-nė te tė rriturit me bruksizėm, vetėm hulumtimi i mėposhtėm ėshtė kryer nė lidhje me trashėsinė e muskujve maseter te pacientėt pediatrikė me bruksizėm.

Tipologjia e kėrkimit dhe modaliteti i analizės

Nė njė studim, qė do tė publikohet sė shpejti nė Oral Surgery Oral Medicine Oral Patology and Oral Radiology, autorėt kanė krahasuar trashėsinė e muskujve masetėr (MMT) tė pacientėve me bruksizėm tė mundshėm gjatė gjumit ose zgjimit dhe kanė krahasuan tė dhėnat e tyre me ato tė pacientėve tė kontrollit jo bruksist nė dhėmbėt e pėrzierė.

Tė dhėnat janė matur me ultrasonografi (USG) dhe ėshtė llogaritur korrelacioni i MMT-sė me indeksin e masės trupore (BMI).

Diagnoza e bruksizmit tė mundshėm ėshtė vendosur nė bazė tė tė dhėnave tė raportuara nga prindėrit nė lidhje me sjelljet dhe zakonet e fėmijėve dhe nė bazė tė pranisė sė shenjave dhe simptomave klinike si veshja e dhėmbėve dhe prania e shqetėsimit, lodhjes dhe/ose dhimbje nė muskujt e nofullės nė palpim gjatė ekzaminimit klinik.

Grupi bruksist dhe grupi i kontrollit jo-bruksist pėrfshinin secili nga 28 fėmijė. MMT-ja u mat veēmas nė pozicione tė relaksuara dhe tė kontraktuara nė tė dy grupet duke pėrdorur USG-nė. Gjatėsia dhe pesha e pacientėve u regjistruan pėr tė llogaritur BMI. Analiza statistikore u krye me rėndėsi tė vendosur nė P<.05.

Rezultatet

MMT-ja ishte dukshėm mė i lartė te pacientėt bruksistė sesa te pacientėt jo-brukstė (grupi i kontrollit) si pėr anėn e djathtė ashtu edhe pėr atė tė majtė, pozicionet e relaksuara dhe tė kontraktuara (P <.001). Nuk kishte asnjė korrelacion tė rėndėsishėm statistikor midis MMT-sė dhe BMI-sė (P ≥.134).

Konkluzionet

Nga tė dhėnat e kėtij studimi, tė cilat duhet tė vėrtetohen edhe nė punime tė tjera tė ngjashme, mund tė konstatohet se trashėsia e muskulit masetues MMT ėshtė dukshėm mė e madhe tek fėmijėt bruksistė, siē pritej.

Trashėsia e muskujve maseter MMT e matur me ultratingujt USG mund tė jetė njė qasje e dobishme nė diagnostikimin e bruksizmit te fėmijėt.

Mungesa e korrelacionit midis MMT-sė dhe BMI-sė tregon se indeksi i masės trupore BMI nuk ėshtė i dobishėm nė diagnostikimin e bruksizmit.

Implikimet klinike

Duke marrė parasysh pasojat e mundshme negative tė bruksizmit dhe numrin nė rritje tė fėmijėve qė vuajnė nga kjo gjendje parafunksionale, ekzaminimi me ultratinguj USG mund tė ofrojė njė mundėsi pėr dentistėt pediatėr tė vendosin njė diagnozė tė hershme nė mėnyrė qė bruksizmi tė trajtohet sa mė shpejt tė jetė e mundur.

Pėr mė shumė informacion:

Esra Ceren Tatlı, Zeynep Betul Arslan. Probable bruxism effects on masseter muscle thickness in children: ultrasonographic evaluation. Oral Surg Oral Med Oral Pathol Oral Radiol 2022, doi: https://doi.org/10.1016/j.oooo.2022.10.040.



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
( 0 votim / mesatar )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D