Trajtimi dentar te fėmijėt autikė

Pedodonci | 25 Tetor 2022 |

Trajtimi dentar te fėmijėt autikė


Njė shėndet i mirė oral ėshtė njė element esencial pėr shėndetin dhe mirėqenien e secilit prej nesh. Ndonjėherė nuk ėshtė e lehtė tė bindėsh vogėlushėt qė tė respektojnė rregullat bazė pėr tė mbajtur dhėmbėt dhe gengivat tė shėndetshme dhe situata komplikohet edhe mė shumė kur fėmijėt vuajnė nga autizmi.

Nė kėto raste, pėr kurat stomatologjike ėshtė e rėndėsishme t'i drejtohen qendrave tė specializuara, qė tė mund tė plotėsojnė nevojat e kėtyre fėmijėve kaq tė veēantė falė ekipit tė mjekėve tė pėrgatitur nga pikėpamja psikologjike. Maria Grazia Cagnetti, studiuese nė departamentin e shkencave tė shėndetit nė Universitetin e Milanos, jep disa kėshilla se si mund tė menaxhohet mė mirė trajtimi dentar te fėmijėt me ērregullime tė spektrit autik.

Pėrse mund tė jetė problem vizita te dentisti pėr kėta fėmijė?

"Fėmijėt autikė janė fėmijė shumė rutinor, e duan rutinėn dhe vetėm ideja qė duhet ta ndryshojnė pėr tė shkuar te dentisti nė vend se, pėr shembull nė shkollė ose nė qendrėn e rehabilitimit, pėr ta paraqet njė stres shumė tė madh. Ja, pėrse ne duhet tė kėrkojmė tė reduktojmė stresin me tė gjitha aftėsitė qė kemi qė nė njėfarė mėnyre e qetėsojnė fėmijėn", thotė Cagnetti.

Megjithatė, edhe pse ėshtė i vlefshėm parimi bazė pėr tė mos krijuar stres te kėta pacientė, strategjitė mė tė pėrshtatshme pėr tė arritur objektivin janė tė ndryshme nga rasti nė rast. Mė shumė se pėr autizėm duhet folur nė fakt pėr "ērregullime tė spektrit autik", duke theksuar faktin se patologjia ka shumė forma dhe sfumime, nga ato mė tė rėndat tek ato mė tė lehtat.

Krahas fėmijėve qė kanė njė intelekt afėr normalitetit, ka tė tjerė qė nuk flasin, qė nuk ndėrveprojnė dhe janė tė mbyllur "nė botėn tyre" nė tė cilėn nuk ėshtė e lehtė tė hysh. Jo rastėsisht, stresi mund t'i bėjė agresiv, duke favorizuar veprime vetė-dėmtuese.

Por, sidoqoftė ėshtė e mundur qė kėta pacientė t'i nėnshtrohen kurave stomatologjike, vetėm se nevojiten mjete tė pėrshtatshme dhe personel vėrtetė i pėrgatitur jo vetėm nga pikėpamja stomatologjike por edhe nga ana psikologjike. Tė mundoheni tė reduktoni stresin e tyre sa mė shumė qė tė mundeni, pėr shembull me kontrolle tė shpejta, tė mundoheni tė mos i mbani gjatė nė poltron, tė bėni tė mundur qė trajtimet e tyre tė kryhen gjithmonė me tė njėjtėt persona dhe nė tė njėjtėn dhomė, tė mundoheni t'i reduktoni stresin viziv (aparaturat tė mos i tregohen asnjėherė nėse nuk ėshtė vėrtetė e nevojshme).

Por, njė gjė ėshtė e sigurt: ėshtė e vėshtirė qė tė rendisėsh veprimet qė janė tė drejta dhe ato qė janė tė gabuara nė lidhje me kėta fėmijė sepse ajo qė pėr njėrin mund tė jetė mirė mund tė pėrbėjė njė problem pėr tjetrin ndaj ėshtė eksperienca dhe njohja e fėmijės qė ndihmon nė zgjedhjet e duhura.

"Prindėrit kanė njė rol kryesor gjatė gjithė trajtimit stomatologjik. Pėrpara se tė fillojmė trajtimin me pacientin e vogėl duhet tė bėjmė njė intervistė me prindėrit pėr tė parė se ēfarė na pret, ndoshta duke marrė parasysh reagimin qė ka pasur fėmija kur ėshtė vrarė qė i ka dalė pak gjak apo kur ka qenė pėr vizitė te pediatri. Nė tė vėrtetė nuk duhet tė presim qė fėmija tė na tregojė dhėmbin qė i dhemb por tė nisim menjėherė kontrollin. Prindi shpesh ėshtė i pranishėm gjatė seancave pėr tė na ndihmuar tė menaxhojmė sa mė mirė reagimet e fėmijės. Dhe mund tė duket banale por nuk ėshtė nė fakt sepse prindi duhet tė kujdeset pėr mbajtjen e higjenės orale tė fėmijės edhe pse ėshtė shumė e vėshtirė qė tė vėrė edhe kėtė midis shumė tė tjerave si prioritet tė tij. Nuk ėshtė e pamundur por shumė e vėshtirė qė tė mund t'i mėsojė se duhet tė lajė dhėmbėt ēdo ditė ndėrkohė qė duhet ta mėsojė tė vishet vetė, tė shkojė nė shkollė etj", pėrfundon Cagnetti.



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
( 0 votim / mesatar )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D