Menaxhimi i dhimbjes pas njė trajtimi kanalar

Endodonci | 12 Shtator 2022 |

Menaxhimi i dhimbjes pas njė trajtimi kanalar


Njė nga problemet mė tė mėdha me tė cilin duhet tė ballafaqohet stomatologu pas njė trajtimi kanalar ėshtė menaxhimi i dhimbjes post-operative te pacienti. Fillimi i dhimbjes pas kėtyre llojeve tė trajtimit mund tė shkaktohet nga shkaqe tė ndryshme si: pamjaftueshmėria e instrumenteve kanalare, nxjerrja e ujit, ose e mjekimit tė mundshėm kanalar tė vendosur gjatė seancave, njė mbivendosje e dhėmbėve tė nofullės sė sipėrme tek ata tė nofullės sė poshtme gjatė mbylljes sė gojės, prania e dhimbjes para-operative dhe nxjerrja apikale e copėzave qė kanė mbetur nga manovrat pėr formim si dhe qartėsia apikale.

Por a mund ta shmanget ose tė paktėn tė reduktohet dhimbjen post-operative te pacientėt?

Nė dekadat e fundit endodoncia ka bėrė hapa gjigandė duke kaluar nga metodika tė instrumentimit kanalar manual tek ato rrotulluese me nikel titan. Mes instrumenteve rrotulluese me nikel titan tė pėrdorura mė gjerėsisht janė Pro-Taper, qė parashikojnė njė sekuencė me 6 instrumente kanalare, mes tė cilave SX mund tė krahasohet me gates dhe pėrdoret si instrument i parė i serisė pre-flaring tė kurorės sė dhėmbit. Sė fundi janė futur nė treg metodika instrumentimi rrotullues me nikel titan vetėm me njė instrument. Ndėr kėto instrumentet e fundit kemi WaveOne (Dentsply Maillefer, Ballaigues, Zvicėr) qė paraqesin njė sistem alternativ tė instrumenteve me njė rresht M-Wire, me avantazhet e mundshme qė pėrfshijnė njė numėr tė reduktuar tė instrumenteve qė duhen pėrdorur me njė thjeshtėsim qė pason metodikėn, me kosto mė tė ulėt, reduktim tė stresit tė instrumentit pėr punimin e kanalit, aftėsi mė tė mirė tė qendėrzimit kanalar dhe eliminimin e kontaminimit tė kryqėzuar qė shoqėrohet pėr pėrdorimin e instumenteve njėpėrdorimshe.

Nė njė studim tė botuar te Journal of Endodontics ėshtė hetuar nėse mund tė ketė diferenca tė dhimbjes post-operative pas njė trajtimi kanalar tė kryer me metodikat Pro-taper krahasuar me atė qė pason njė trajtim endodontik tė kryer me metodikėn WareOne.
Autorėt kanė pėrfshirė nė studimin e tyre dyzet e dy pacientė me moshė nga 15-55 vjeē me diagnozė tė pulpitit sė pakthyeshėm. Pacientėt nuk referuan ndonjė simptomatologji para trajtimit dhe tė gjithė kanalet e rrėnjėve paraqisnin njė lakim deri nė 25°, i matur sipas metodės sė Schneider.

Kriteret e pėrjashtimit janė: konsumi i ēfarėdo lloj medikamenti pėrpara trajtimit, prania e pėrthithjes sė brendshme ose tė jashtme, beanza apikale, prania e fistulave, kontraktimi i muskujve qė pengojnė mbylljen e nofullave, ankylosis i brendshėm, tregues periodontal me pikė mė tė vogla se 3, sėmundje sistemike tė veēanta, keqpozicionimi i dhėmbėve, traumat paraardhėse, mungesa e pajtueshmėrisė me pacientin, intoleranca e pacientit ndaj barnave anti-inflamatore jo steroide, pacientet shtatzėna dhe sigurisht dhėmbėt qė kėrkojnė ritrajtim endodontik. Pacientėt janė caktuar rastėsisht te njėri nga grupet e trajtimit:

Grupi 1: trajtim endodontik tė kryer me Pro-taper
Grupi 2: trajtim endodontik tė kryer me WaveOne

Trajtimi i kanalit tė rrėnjės nė tė dy rastet ėshtė kryer me dy seanca dhe ėshtė vlerėsuar nėpėrmjet njė shkalle vlerėsimi numerike (NRS) pas ēdo seksioni, gjendja e dhimbjes derisa ėshtė arritur lehtėsimi i plotė nga dhimbja. Ėshtė regjistruar konsumi i analgjezikėve, kohėzgjatja e dhimbjes dhe koha e nevojshme pėr kryerjen e trajtimit kanalar.

Rezultatet

Rezultati i dhimbjes mesatare sipas shkallės NRS i referuar nga pacientėt dhe zgjatja e dhimbjes janė nė mėnyrė tė konsiderueshme mė tė larta se grupi WaveOne pas seancės sė parė (P>.05). Te tė gjitha grupet rezultatet e dhimbjes mesatare janė parė 6 orė pas ēdo seance terapeutike.
Koha qė ishte e nevojshme pėr trajtimet kanalare ėshtė rezultat nė mėnyrė tė konsiderueshme mė i shkurtėr te WaveOne (P<.001). Kėto rezultate mund tė jenė pėr shkak se ProTaper janė mė pak agresiv se WaveOne nė brendėsi tė kanaleve dhe prodhojnė nxjerrje mė tė vogėl tė mbetjeve te maja. Edhe Burklein dhe Schafer 2012 kanė treguar qė sekuenca e plotė e instrumentimit rrotullues lidhet me njė sasi mė tė vogėl nxjerrjeje tė mbetjeve apikale nė krahasim me pėrdorimin e njė sistemi reciprok me njė rresht tė vetėm.

Rrotullimi i vazhdueshėm duket se garanton njė transport mė tė mirė tė kurorės sė dhėmbit tė chip dentinal dhe mbetjeve, duke vepruar si njė mekanizėm shkarkimi, qė pasohet me njė nxjerrje mė tė vogėl apikale tė tyre. Kjo mund tė shpjegojė intensitetin mė tė madh tė dhimbjes, konsumin mė tė madh tė analgjezikėve dhe zgjatjen mė tė madhe tė dhimbjes te grupi i WaveOne. Pėrveē kėsaj, nė teknikėn e instrumentimit WaveOne me njė rresht, rreshti i pėrdorur ėshtė relativisht i ashpėr, me njė ngushtim tė konsiderueshėm dhe qė zhvendoset nė mėnyrė apikale derisa arrin gjatėsinė e punimit. Kjo metodė mund tė krijojė njė efekt piston dhe tė shtyjė mė lehtėsisht mbetjet nėpėrmjet foramen apikal.

Pėrveē instrumentimit WaveOne nuk parashikon fazėn e zgjerimit tė hershėm tė kurorės; ndėrsa nė metodologjinė ProTaper rreshti Sx pėrdoret fillimisht pėr tė marrė njė pre-flaring tė kurorės. Ėshtė treguar qė teknika crown-down shoqėrohet me njė nxjerrje mė tė vogėl tė mbetjeve nė krahasim me teknikat e tjera tė instrumentimit. Prandaj ėshtė e mundur qė falė fazės pre-flaring tė parashikuar nė instrumentimin me Protaper prodhohet njė dhimbje mė e vogėl post-operative pėr shkak tė njė nxjerrjeje mė tė vogėl tė mbetjeve.

Pėr mė shumė informacion:

 S. Burklein, E. Schafer Apically extruded debris with reciprocating single-file and full-sequence rotary instrumentation systems J Endod, 38 (2012), pp. 850-852
- M.A. al-Omari, P.M. Dummer Canal blockage and debris extrusion with eight preparation techniques J Endod, 21 (1995), pp. 154-158
- Nekoofar MH, Sheykhrezae MS, Meraji N, Jamee A, Shirvani A, Jamee J, Dummer PM Comparison of the effect of root canal preparation by using WaveOne and ProTaper on postoperative pain: a randomized clinical trial. J Endod. 2015 May;41(5):575-8



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
( 0 votim / mesatar )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D