Endodoncia minimalisht invazive

Endodonci | 9 Dhjetor 2020 |

Endodoncia minimalisht invazive

Njė studim i publikuar nė Journal of Endodontics ka vlerėsuar efektin e kavitetit tė aksesit konservativ dhe tė konicitetit tė reduktuar kanalar mbi vetitė biomekanike tė dhėmbėve tė trajtuar pėr incidencėn ndaj frakturės

Nga Lara Figini


Nė dekadat e fundit endodoncia ka bėrė hapa gjigandė dhe me futjen e mikroskopit dhe instrumenteve nė nikel titan ėshtė ecur gjithmonė drejt endodoncisė minimalisht invazive (MIE) me qėllimin kryesor qė tė shtohet rezistenca ndaj frakturės dhe tė pėrmirėsohen vetitė biomekanike tė dhėmbėve tė trajtuar nė mėnyrė endodontike.
Kėrkimi endodontik mė i fundit ėshtė pėrqendruar mbi tė gjitha nė mirėmbajtjen e integritetit tė strukturės sė dhėmbit dhe reduktimin e humbjes sė indeve dentare tė forta, me pėrftimin e kavitetit me akses minimal dhe pėrdorimin e instrumenteve endodontike superelastikė me konicitet tė reduktuar.
Edhe pse MIE redukton heqjen e indit dentar tė fortė mbetet ende i panjohur fakti nėse mundet edhe tė zvogėlojė riskun e dėshtimit tė dhėmbėve tė trajtuar nė mėnyrė endodontike.
Megjithatė, renditen edhe disa problematika tė pashmangshme tė MIE, si pėr shembull fakti qė pa aksesin nė linjė direkte nė kavitetet endodontike minimale mund tė kemi njė shtim tė riskut tė komplikacioneve jatrogjene dhe tė verifikohen gabime procedurale, ashtu si duke i dhėnė kanaleve njė konicitet tė vogėl mund tė verifikohen vėshtirėsi nė mbajtjen e pastrimit, dezinfektimit dhe mbushjes kanalare tė pėrshtatshme.
Por sidoqoftė duhet hetuar se cili ėshtė trajtimi mė i mirė pėr tė garantuar suksesin mė tė mirė endodontik.

Tipologjia e kėrkimit dhe modaliteti i analizės
Nė njė studim in vitro, tė publikuar nė Journal of Endodontics nė tetor 2020, autorėt kanė analizuar kur dhe si pėrmasat dhe forma e kavitetit tė aksesit dhe koniciteti i pėrgatitjeve kanalare mund tė influencojnė nė rezistencėn ndaj frakturės sė molarėve tė parė tė trajtuar nė mėnyrė endodontike me metodėn e elementeve tė pėrfunduar dhe analizėn e Weibull.
Nėpėrmjet tomografisė sė kompjuterizuar janė marrė tė dhėnat e para mbi molarėt e parė maksilarė, nė modelet e dhėmbėve tė trajtuar nė mėnyrė endodontike me kavitet endodontik konservativ, me kavitet endodontik tradicional dhe me katėr konicitete tė ndryshme tė pėrgatitjeve kanalare (0,02, 0,04, 0,06 dhe 0,08).
Katėr ngarkesa statike (800 N nė total) janė aplikuar vertikalisht nė pikat e kontaktit. Shpėrndarjet e tensioneve kryesore maksimale janė regjistruar dhe analizuar. Analiza e Weibull ėshtė kryer pėr tė analizuar riskun e dėshtimit (frakturės) nė smalt dhe dentinė.

Rezultate
Nė sipėrfaqen okluzale nuk ėshtė regjistruar ndonjė diferencė e konsiderueshme ndėrmjet grupeve tė ndryshme. Nė smalt, stresi kryesor maksimalėshtė gjentur nė gropėza, ēarje dhe margo tė smaltit.
Piku i stresit kryesor maksimal nė smalt ka rezultuar rreth 91-105 MPa, vlerė shumė mė e madhe e tensionit tė tėrheqjes sė tolerueshme nga smalti.
Pėrqendrimi mė i madh i stresit ka qenė nė regjionin cervikal. Pėr seksionet e dhomės pulpare stresi kryesor maksimal ka rezultuar i pėrqendruar nė rrėnjėn vestibulare tė meziobukalit. Nė regjionin cervikal, pėrpjekja e tėrheqjes ka qenė kryesisht e pėrqendruar nė rrėnjėn meziobukale dhe nė nivelin e bifurkacionit tė rrėnjėve.
Analiza tek elementet e pėrfunduar dhe analiza e Weibull kanė treguar qė kaviteti endodontik konsevativ redukton nė mėnyrė tė konsiderueshme stresin kryesor maksimal nė nivelin e regjionit cervikal dhe mundėsinė e dėshtimit, nė krahasim me kavitetin endodontik tradicional.
Nuk ėshtė gjetur ndonjė diferencė e rėndėsishme ndėrmjet grupeve tė ndryshme me pėrgatitje tė ndryshme tė konicitetit kanalar.

Konluzione
Nga tė dhėnat e nxjerra nga ky studim in vitro, qė duhet tė konfirmohen me punime tė tjera analoge, mund tė dalim nė konkluzionin qė:
- regjioni cervikal dhe bifurkacioni i rrėnjėve janė zonat kryesore pėr influencimin e probabilitetit tė dėshtimit tė dhėmbėve tė trajtuar nė mėnyrė endodontike;
- ruajtja e integritetit tė dentinės sė kurorės redukton nė mėnyrė tė konsiderueshme pėrqendrimin e stresit nė regjionin cervikal dhe nė nivelin e bifurkacionit duke zvogėluar probabilitetin e dėshtimit;
- koniciteti i pėrgatitjes sė kanalit nuk zhvleftėson veēanėrisht mundėsinė e dėshtimit te dhėmbėt e trajtuar nė mėnyrė endodontike.

Implikime klinike
Ruajtja sa mė shumė tė jetė e mundur e indit dentar tė kurorės kontribuon nė zvogėlimin e riskut tė dėshtimit endodontik te dhėmbėt e trajtuar.

Pėr mė shumė informacione:
Qian Wang, Yuxuan Liu, Zhihui Wang, Tianru Yang,Ye Liang, Zhengrong Gao, Changyun Fang, e Yiyi Zhang. Effect of access cavities and canal enlargement on biomechanics of endodontically treated teeth: a finite element analysis. J Endod 2020;46:1501-7

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 21 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D