Si tė cementojmė qeramikat CAD-CAM nė poltron

Protezim | 30 Nėntor 2020 |

Si tė cementojmė qeramikat CAD-CAM nė poltron

Nga Lorenzo Breschi


Nė vitet e fundit pėrdorimi i qeramikave CAD-CAM nė poltron ėshtė shtuar me shpejtėsi. Zgjedhja e materialeve pėrfshin silikatin e litiumit tė pėrforcuar me zirkon (VS), qeramikat e infiltruar me polimer (VE) dhe rezinat nanoqeramike (GC).
Duke marrė nė konsideratė shumėllojshmėrinė e madhe tė cementeve dhe protokolleve tė cementimit,duhet tė kryhet njė vlerėsim i forcės sė lidhjes sė materialeve tė ndryshme pėr restaurimet nė poltron me dizajn tė drejtuar nga kompjuteri dhe computer-aided manufacturing (CAD-CAM) nė dentinė me cemente tė ndryshme rezinoze.

Tipologjia e kėrkimit dhe modaliteti i analizės
Studimi i kryer nga Seda Ustun et al. dhe i publikuar nė Journal of Prosthetic Dentistry ka studiuar forcėn e lidhjes in vitro tė materialeve tė ndryshme CAD-CAM tė cementuara me cemente tė ndryshme rezinoze pėrpara dhe pas vjetėrimit.
Sipėrfaqja okluzale e 63 molarėve me pėrmasa tė ngjashme ėshtė rrafshuar dhe janė marrė kampione me 2,5 mm trashėsi nga materiale tė ndryshme (21 pėr grup): silikati i litiumit i pėrforcuar me zirkon (Vita Suprinity-VS), qeramika e infiltruar me polimer (Vita Enamic-VE) dhe rezina nanoqeramike (GC Cerasmart-GC).
Kampionet janė ndarė nė 3 nėngrupe (n = 7) dhe janė cementuar duke pėrdorur sistemet e cementimit Total Etch (TE), Self-Etch (SE) dhe Self Adhesive (SA). Dhėmbėt janė ndarė nė seksione gjatė aksit vertikal nė dy pjesė tė barabarta dhe gjysma e kėtyre kampioneve i ėshtė nėnshtruar 5000 termocikleve.
Mbi tė gjithė kampionet ėshtė kryer Shear Bond Strength dhe sipėrfaqet e frakturuara tė qeramikės janė ekzaminuar nėpėrmjet analizės mikroskopike me skanim elekronik/spektroskopi me rreze X (SEM/EDX). Tė dhėnat e Shear Bond strength janė analizuar me testin e Shapiro-Wilk, analiza e variacioni me 3 rrugė (ANOVA) dhe testi LSD i Fisher (a = .05).

Rezultate
Nga tė dhėnat e grumbulluara, autori ka treguar qė vlerat mė tė larta tė forcės sė lidhjes janė regjistruar pėr grupin VS-TE pa vjetrim termal, ndėrsa vlera mė e ulėt ėshtė gjetur nė grupin VE-TE me vjetrim termal.
Ndėrveprime tė rėndėsishme janė gjetur ndėrmjet qeramikave tė cementuara me TE dhe SE (P <.001). Vjetrimi termal ka ulur nė mėnyrė tė konsiderueshme forcėn e lidhjes mesatare (P <.05).

Konkluzione
Autorėt duke u bazuar nė tė dhėnat e grumbulluara nga studimi i tyre in vitro kanė dalė nė konkluzionin se: sistemet TE ose SA mund tė rekomandohen pėr restaurime me qeramika VS; ėshtė e rekomandueshme qė tė kryhet cementimi i qeramikave GC dhe VE me sisteme SE; procesi i vjetrimit termal redukton nė mėnyrė tė konsiderueshme vlerat e forcės sė lidhjes pėr tė gjitha qeramikat, pavarėsisht nga cementi i pėrdorur.
Sistemet e cementimit Total-Etch dhe Self-Adhesive mund tė rekomandohen pėr restaurimet nė Vita Suprinity. Pėr cementimin e restaurimeve nė GC Cerasmart ose Vita Enamic, zgjedhja e cementeve Self-Etch duket se ėshtė avatazhuese.

Pėr mė shumė informacione:
Ustun S, Ayaz EA. Effect of different cement systems and aging on the bond strength of chairside CAD-CAM ceramics. J Prosthet Dent 2020 Feb 28. pii:S0022-3913(20)30001-9. doi: 10.1016/j.prosdent.2019.11.025. [Epub ahead of print] PubMed PMID: 32122650.

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 16 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D