Suksesi klinik i rehabilitimeve protetike fikse me tre elemente nė zirkon me follow up pėr 14 vite

Protezim | 14 Tetor 2020 |

Suksesi klinik i rehabilitimeve protetike fikse me tre elemente nė zirkon me follow up pėr 14 vite

Nga Lara Figini


Zirkoni (ZrO2) ėshtė njė qeramikė polikristaline me rezistencė tė lartė dhe ėshtė konsideruar njė material i pėrshtatshėm pėr kurorat teke (SC) dhe protezat dentare fikse me mė shumė elemente (FDP), si edhe toleron ngarkesat okluzale mė tė mėdha nė krahasim me qeramikat konvencionale dhe pėrmbush kėrkesat e mėdha estetike tė pacientėve.
Hetime tė fundit klinike kanė sugjeruar potencialitetin e favorshėm tė FDP nė bazė tė zirkonit pėr regjionet posteriore, duke treguar njė normė mbijetese kumulative me 85% pas 10 vitesh funksionimi, edhe pse nuk mund tė mohohet njė shkallė e lartė e komplikacioneve teknike afatgjata, veēanėrisht krisjet.

Tipologjia e kėrkimit dhe modaliteti analizės
Nė njė studim perspektiv italian, tė publikuar nė Journal of Dentistry nė tetor 2020, autorėt kanė vlerėsuar performancėn klinike, pas 14 vitesh, tė protezave fikse dentare (FDP) me tre elemente zirkon.
Nė 37 pacientė, qė kishin nevojė pėr tė zėvendėsuar premolarėt ose molarėt, janė fabrikuar dhe cementuar 48 FDP (Procera Zirconia, Nobel Biocare AB). Pacientėt janė thėrritur dhe kontrolluar pas 6 dhe 12 muajsh e mė pas ēdo vit pėr njė periudhė follow up-i 14 vjeēare.
Dy kurba mbijetese tė pavarura pėr pacientėt qė mbanin 1 ose 2 FDP janė llogaritur nėpėrmjet Kaplan-Meier dhe pėr tė krahasuar kėto kurba ėshtė kryer njė test log-rank.
Kriteret e shėndetėsisė publike tė Shteteve tė Bashkuara janė pėrdorur pėr tė ekzaminuar rezultatet teknike dhe estetike. Ekzaminimi biologjik parashikonte vlerėsimin e pllakės, thellėsisė sė xhepit, nivelit tė sulmit dhe gjakrrjedhjen gjatė sondimit te tė dy monkonėt, qė mbajnė FDP me 3 elemente apo te dhėmbėt kundėr lateralė. Tė dhėnat janė vlerėsuar nėpėrmjet testit tė Wilcoxon (p <0,05), duke krahasuar tė dhėnat e marra nė kohėn 0 dhe pas 14 vitesh.

Rezultate
Statistikat pėrshkruese kanė sjellė norma mbijetese kumulative me 91% dhe 99% pėr pacientėt qė mbanin 1 dhe 2 FDP, respektivisht.
Nuk janė gjetur diferenca tė konsiderueshme nė parametrat periodontalė ndėrmjet grupit tė kontrollit (rehabilitimet tradicionale) dhe grupit tė testit eksperimental.
Janė regjistruar rezultate suksesi qoftė funksionale qoftė estetike pėr FDP pėr njė periudhė follow up -i 14 vjeēare.

Konkluzione
Nga tė dhėnat e nxjerra nga ky studim perspektiv, qė duhet tė konfirmohen me punime tė tjera analoge, mund tė dalim nė pėrfundimin qė:
- krisjet e qeramikės veshėse janė komplikacioni mė i shpeshtė qė ėshtė regjistruar pėr FDP posteriore nė zirkon;
- nė mungesė tė ngarkesave okluzale parafunksionale, FDP nė zirkon me 3 elemente tregojnė njė funksionalitet tė parashikueshėm;
- FDP nė zirkon me 3 elemente tregojnė njė integritet tė shkėlqyer marginal dhe rezistencė mekanike ndaj frakturės;
- zirkoni zotėron njė biokompaktibilitet tė shkėlqyer tė demonstruar nga pėrgjigjja e shkėlqyer e indeve tė buta pėrreth;
- pėrsa i pėrket rezultateve qoftė funksionale qoftė estetike, pacientėt kanė treguar njė kėnaqėsi tė madhe edhe pėr njė kohė tė gjatė.

Implikime klinike
Studime tė fundit tė randomizuara tė kontrolluara me ura nė zirkon me mė shumė se 3 elemente dhe periudha observimi mė tė gjata do tė jenė tė nevojshme pėr tė vlerėsuar funksionalitetin dhe parashikueshmėrinė afatgjatė tė kėtyre lloj rehabilitimesh protetike.

Pėr mė shumė informacion:
Zarone F, Di Mauro MI, Spagnuolo G, Gherlone E, Sorrentino R. Fourteen-year evaluation of posterior zirconia-based three-unit fixed dental prostheses A prospective clinical study of all ceramic prosthesis. J Dentistry 2020;101:103419.

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 27 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D