Efikasiteti i pyetėsorėve motivues nė parandalimin e kariesit fillestar infantil

Pedodonci | 30 Shtator 2020 |

Efikasiteti i pyetėsorėve motivues nė parandalimin e kariesit fillestar infantil

Nė njė kėrkim tė JAMA, janė vlerėsuar provat shkencore tė efikasitetit tė pyetėsorėve/intervistave motivuese pėr reduktimin klinik tė kariesit nė fėmijėrinė e hershme

Nga Lara Figini


Parandalimi i kariesit infantil ėshtė gjithmonė njė sfidė e vėshtirė pėr stomatologun dhe konsiston kryesisht nė edukimin e prindėrve pėr ruajtjen e shėndetit oral tė fėmijėve tė tyre, por nė shumė raste problematika primare ėshtė bindja e pacientėve dhe prindėrve tė tyre nė mėnyrė tė qėndrueshme.
Kėrkimi nė fakt nuk mbėshtet efikasitetin qė tė ofrojė vetė instruksione ose informacione pėr prindėrit qė tė reduktojnė fillimin e kariesit tė hershėm te fėmijėt (ECC). Vetėm instruksionet duket se nuk janė efikase ose sidoqoftė nuk janė tė mjaftueshme pėr tė ndryshuar zakonet e tyre.
Njė strategji konsulence e orientuar drejt pacientit me qėllimin qė binden pėr modifikimin e zakoneve tė veta, qė ndihmon personat pėr tė eksploruar dhe zgjidhur ambivalencėn e tyre drejt ndryshimit, mund tė jetė intervista ose pyetėsori motivues (MI).
Ky trajtim ėshtė aplikuar me sukses nė shumė fusha ndėrmjet tė cilave ērregullimet nga pėrdorimi i drogėrave, duhanpirja, ushqime dhe varėsia nga barnat: por ėshtė gjithashtu efikas nė fushėn stomatologjike pėr tė parandaluar kariesin?

Tipologjia e kėrkimit dhe modaliteti i analizės
Nė njė rishikim, tė publikuar nga JADA nė shtator 2020, autorėt kanė vlerėsuar provat shkencore tė efikasitetit tė pyetėsorėve/intervistave motivuese pėr reduktimin klinik tė kariesit tė fėmijėrisė sė hershme nė krahasim me edukimin tradicional rreth shėndetit dentar.
Autorėt e punimit kanė kanė kryer njė kėrkim bibliografik nėpėrmjet databazave mė tė mėdha (Scopus, Cochrane, PubMed ed Embase) tė artikujve nė gjuhėn angleze sipas njė strategjie kėrkimi tė vendosur mė parė. Studimet mundėsisht tė pranueshme kanė pėrfshirė vlerėsimin klinik tė normės sė kariesit te fėmijėt, prindėrit e tė cilėve kanė plotėsuar pyetėsorėt motivues si ndėrhyrje. Autorėt kanė vlerėsuar riskun e bias duke pėrdorur instrumentin Cochrane risk-of-bias.

Rezultate
Nga 329 artikuj tė rekuperuar fillimisht, 14 kanė rezultuar tė pėrshtatshėm pėr pėrfshirjen nė rishikimin sistematik dhe 3 kanė kontribuar nė meta-analizė. Pėr analizėn statistikore diferenca mesatare e tė dhėnave tė vazhdueshme ėshtė analizuar me njė interval besimi 95% duke pėrdorur modelin me efekte rastėsore.

Konkluzione
Nga tė dhėnat e nxjerra nga kjo meta-analizė, qė duhet tė konfirmohen me rishikime tė tjera analoge, mund tė dalim nė pėrfundimin se kėto pyetėsore motivues janė efikasė po aq sa edukimi tradicional pėr shėndetin dentar nė kontrollin e kariesit tė fėmijėrisė sė hershme.

Implikime klinike
Nėnvizohet ngushtėsia e studimeve tė pėrfshira nė kėtė meta-analizė dhe qė janė tė nevojshme mė shumė ndėrhyrje tė projektuara mirė pėr tė vlerėsuar me kujdes impaktin e pyetėsorėve motivues mbi parandalimin e kariesit tė fėmijėrisė sė hershme.

Pėr mė shumė informacione:
Faghihian R, Faghihian E, Kazemi A, Tarrahi MJ, Zakizade M. Impact of motivational interviewing on early childhood caries: a systematic review and meta-analysis. J Am Dent Assoc 2020 Sep;151(9):650-9.

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 22 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D