Apicektomia: Sa i gjatė duhet tė jetė rezeksioni apikal?

Endodonci | 22 Shtator 2020 |

Apicektomia: Sa i gjatė duhet tė jetė rezeksioni apikal?

Nga Massimo Gagliani


Shpėtimi i dhėmbėve anteriorė ėshtė i detyrueshėm jo vetėm pėr arsye estetike por edhe pėr shkak tė problemeve tė mėdha qė pėrfshin njė zgjidhje protetike apo implantologjike. Ja pėrse kirurgjia apikale e dhėmbėve anteriorė ėshtė njė zgjidhje e pėrshtatshme pėr tė ruajtur funksionalitetin e incizivėve superiorė kur trajtimi endodontik ortograd mund tė ketė njė rezultat negativ.
Pyetja qė shtohet ėshtė: Sa i gjatė duhet tė jetė rezeksioni apikal kur duhet kryer njė ndėrhyrje kirurgjikale periapikale?

Tipologjia e kėrkimit dhe modaliteti i analizės
Njė pėrgjigje pėr kėtė pyetje ėshtė dhėnė nga grupi Ran qė nė studimin e tyre tė publikuar nė International Endodontic Journal nė janar 2020, kanė kryer njė analizė tė elementeve tė pėrfunduar pėr tė studiuar shpėrndarjen e stresit dhe spostimin e dhėmbėve te njė inciziv qendror superior me gjatėsi tė ndryshme rezeksioni tė rrėnjės nė nivelin apikal dhe marrėdhėniet okluzale.
Autorėt kanė marrė njė inciziv qendror superior dhe e kanė skanerizuar nėpėrmjet mikro-TC. Para sė gjithash, modeli i incizivit FE i paprekur me dentinė, smalt, pulpė dhe rrėnjė tė rrethuar nga kocka alveolare dhe lidhja periodontale janė projektuar nė bazė tė tė dhėnave tė imazhit mikro-TC. Pra janė vendosur gjashtė modele FE me gjatėsi tė ndryshme rezeksioni tė rrėnjės apikale pėr tė simuluar trajtimin klinik dhe pėr tė zbuluar limitin e aplikueshėm klinikisht tė rezeksionit tė rrėnjės apikale gjatė mikrokirurgjisė endodontike.
Pėr ēdo model, nė kushte ngarkesash tė ndryshme, janė llogaritur dhe krahasuar stresi maksimal von Mises (σ max) i apeksit tė rrėnjės, i qafės sė rrėnjės, i kockės alveolare dhe i lidhjes periodontale dhe spostimi maksimal i dhėmbit (ΔR max).  

Rezultate
Nė njė okluzion normal, mbi 6 mm rezeksion radikolar ka pėrcaktuar njė shtim tė dukshėm tė vlerave ΔR max (>10%) dhe σ max tė kockės alveolare (>50%); nivelet e stresit tė apeksit rriteshin shumė kur rrėnja apikale kishte rezeksion mė shumė se 7 mm.
Me njė overjet tė shtuar, rezeksioni apikal i rrėnjės nuk ka modifikuar nė mėnyrė tė dukshme nivelin e stresit derisa ėshtė arritur 8 mm, por ΔR max ėshtė rritur dukshėm (>10%) kur rrėnja ka pasur rezeksion mė shumė se 5 mm.
Te kafshimet e thella, σ max ėshtė rritur shumė (>50%) kur rrėnja ka pasur rezeksion mė shumė se 4 mm ndėrsa ΔR max ėshtė zvogėluar.
Me njė overjet tė shtuar dhe njė kafshim tė thellė, mė shumė se 6 mm rezeksion ka ēuar nė njė shtim thelbėsor tė σ max (>50%) tė kockės alveolare dhe ΔR max ėshtė rritur dukshėm (>10%) kur rrėnja ka pasur rezeksion 8 mm.
Pėr mė tepėr, vlerat σ max dhe ΔR max ishin mė tė mėdha me njė overjet tė shtuar dhe mė tė vogla me kafshime tė thella.

Rezultatet e kėtij studimi janė si nė vijim:
- rezeksioni i rrėnjės apikale me mbi 6 mm ka pėrcaktuar njė shtim tė dukshėm tė shpėrndarjes sė stresit dhe tė spostimit tė dhėmbėve nė overjet normal dhe mė tė madh nė marrėdhėniet okluzale tė kafshimit tė thellė;
-nė overjet tė shtuar apo kafshime tė thella, respektivisht mė shumė se 5 apo 4 mm, shpėrndarja e stimujve dhe spostimi i dhėmbėve janė rritur dukshėm.

Konkluzione
Pėrpara se tė kryhet njė ndėrhyrje e kirurgjisė apikale ėshtė e nevojshme qė tė kryhet analiza e marrėdhėnies okluzale, sepse influencon dukshėm rezultatin pėrfundimtar tė mbijetesės sė dhėmbit.

Pėr mė shumė informacione:
Ran SJ, Yang X, Sun Z, Zhang Y,  Chen  JX, Wang DM, Liu B. Effect of length of apical root resection on the biomechanical response of a maxillary central incisor in various occlusal relationships. Int Endod J 2020;53(1):111-21.

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Pak interesant ( 23 votim / mesatar 2 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D