Rikonstruksioni i dhėmbėve tė trajtuar nė mėnyrė endodontike nė sektorėt posteriorė: pėrdorimi i kunjave po apo jo?

Endodonci | 10 Shtator 2020 |

Rikonstruksioni i dhėmbėve tė trajtuar nė mėnyrė endodontike nė sektorėt posteriorė: pėrdorimi i kunjave po apo jo?


Njė kėrkim italian i publikuar nė  Journal of Dentistry ka ekzaminuar shėrbimet klinike tė restaurimeve indirekte parciale nė disilikat litiumi qė janė pėrdorur pėr tė restauruar premolarėt dhe molarėt e trajtuar nė mėnyrė endodontike, me ose pa pėrdorimin e kunjave me fibra.
Nga Lorenzo Breschi
Restaurimi i njė dhėmbi tė trajtuar nė mėnyrė endodontike ėshtė njė argument shumė i diskutuar nė ditėt e sotme. Pjesa mė e madhe e studimeve tė randomizuar qė janė tė pranishėm nė literaturė ka treguar qė premolarėt e restauruar me njė kunj me fibra dhe kurorė kanė njė mbijetesė mė tė lartė me kalimin e viteve.
Megjithatė, pėrdorimi i restaurimeve indirekte parciale nė disilikat litiumi, nė sektorėt posteriorė, ka treguar sė fundmi disa pėrfitime, si pėrgatitja dentare mė pak invazive, veēanėrisht nė nivelin cetvikal, njė pastrim mė i lehtė i margove supragingivalė dhe avantazhin e njė cementimi adeziv.


Tipologjia e kėrkimit dhe modaliteti i analizės
Nė njė artikull tė fundit tė publikuar nga prof. Ferrari et al., te Journal of Dentistry nė prill 2019, janė marrė nė ekzaminim shėrbimet klinike tė restaurimeve indirekte parciale nė disilikat litiumi qė janė pėrdorur pėr restaurimin e premolarėve dhe molarėve tė trajtuar nė mėnyrė endodontike, me ose pa pėrdorimin e njė kunji me fibra.
Grupi i kėrkimit ka seleksionuar 120 pacientė qė sipas kritereve tė pėrfshirjes janė ndarė nė dy grupe (n = 60) sipas tipit tė dhėmbit tė restauruar:
Grupi 1 = premolarė;
Grupi 2= molarė.
Pacientėt e tė dy grupeve janė ndarė mė tej nė 2 nėngrupe (n = 30) nė bazė tė pranisė ose mungesės sė njė kunji me fibra nė kanalin e dhėmbit. Ekzaminimet radiografike, klinike dhe intraorale janė vlerėsuar gjatė ēdo seance (6 muaj, 1, 2 dhe 3 vite). Janė aplikuar testi log-rank i Kaplan-Meier dhe analiza e regresionit tė  Cox (p <0,05).

Rezultate
Pas njė follow up-i 3 vjeēar, autorėt kanė sjellė njė pėrqindje tė mbijetesės tė barabartė me 100% te molarėt, si kur janė trajtuar me kunja endokanalare si kur janė trajtuar pa kunja. Dhėmbėt me kunja nuk kishin komplikacione mekanike. Ndėrkohė qė pas 2 vitesh vetėm dy premolarė pa kunja kanė dėshtuar, si pasojė e frakturės sė rrėnjės.
Analiza e regresionit tė Cox ka treguar qė prania e kunjit nuk ishte njė faktor i rėndėsishėm pėr kohėn e mbijetesės.
Pėr mė tepėr, grupi i prof. Ferrari ka zbuluar njė lidhje ndėrmjet tipit tė dhėmbit tė trajtuar nė mėnyrė endodontike qė duhet restauruar dhe kohės sė mbijetesės veēanėrisht, risku i dėshtimit ishte mė i madh pėr premolarėt.  


Konkluzione
Nga rezultatet e arrira nga ky studim klinik, pas 3 vitesh observime autorėt kanė dalė nė konkluzionin se pėrdorimi i kunjit me fibra nuk ėshtė thelbėsor pėr restaurimin e molarėve tė trajtuar mė parė nė mėnyrė endodontike kur tipi i rehabilitimit tė zgjedhur ka qenė nga restaurimet indirekte parciale; ndėrsa pėr premolarėt ėshtė i preferueshėm pėrdorimi i kunjit pėr tė reduktuar  riskun e frakturės. Sigurisht qė do tė jetė i nevojshėm monitorimi i rezultateve edhe gjatė viteve tė ardhshme  pėr tė pasur tė dhėna me njė follow up mė tė gjerė.


Pėr mė shumė informacione:
Ferrari M, Ferrari Cagidiaco E, Goracci C, Sorrentino R, Zarone F, Grandini S, Joda T. Posterior partial crowns out of lithium disilicate (LS2) with or without posts: a randomized controlled prospective clinical trial with a 3-year follow up. J Dent 2019 Apr;83:12-7.

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 31 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D