Antibiotikėt: cilėt janė mė tė pėrshkruarit nga endodontistėt dhe pėrse?

Farmakologji | 31 Gusht 2020 |

Antibiotikėt: cilėt janė mė tė pėrshkruarit nga endodontistėt dhe pėrse?


Gjatė viteve tė kaluara, shpesh edhe me dėshirė, nė fushėn mjekėsore dhe stomatologjike ėshtė abuzuar me antibiotikėt duke i pėrshkruar edhe kur nuk kishte udhėzime reale, ndonjėherė edhe vetėm pėr tė kėnaqur pritshmėritė e pacientėve. Kjo sjellje mjekėsore pėr fat tė keq ka ēuar nė zhvillimin e rezistencave bakteriale ndaj antibiotikėve, aq sa pėr tė krijuar njė problem serioz dhe tė vėrtetė. Ėshtė vlerėsuar se dentistėt pėrshkruajnė 10% tė antibiotikėve tė konsumuar nė total nga qeniet njerėzore (Pallasch 2000, Haroni 2008).

Njė studim i kohėve tė fundit i kryer nė popullsinė e Kolumbisė Britanike ka treguar se pėrqindja e antibiotikėve nga ana e dentistėve ėshtė rritur me 62,2% nga viti 1996 deri nė vitin 2013 (Marra 2016), kėshtu konkretisht stomatologu mund tė ketė pasur dhe ka njė impakt mbi zhvillimin e rezistencės bakteriale ndaj antibiotikėve. Fatmirėsisht gjatė viteve tė fundit falė udhėzimeve mbi pėrshkrimin e antibiotikėve qė janė bėrė mė tė standardizuara dhe lehtėsisht tė aksesueshme ėshtė pėrhapur njė ndėrgjegjėsim mė i madh ndaj pasojave tė shkaktuara nga zhvillimi i rezistencės ndaj antibiotikėve dhe nga nevoja e njė menaxhimi antibiotik mė tė kujdesshėm.

Nė njė studim tė publikuar nė Journal of endodontics, tetor 2017, mundėsohen informacione tė azhornuara pėr pėrshkrimin e antibiotikėve nga ana e endodontistėve nė Shtetet e Bashkuara dhe janė krahasuar tė dhėnat me ato tė zbuluara nga hetimet e vitit 1994 dhe 1999.
Nė kėtė studim njė sondazh me 17 pyetje ėshtė dėrguar nėpėrmjet www.surveymonkey.com tek 3000 anėtarė aktivė tė American Association of Endodontists. Pyetjet kishin tė bėnin me praktikat e zakonshme tė pėrshkrimit tė antibiotikėve dhe tė dhėnat demografike. Tė dhėnat e pėrftuara janė analizuar duke pėrdorur statistika pėrshkruese, chi-square test dhe analizat e regresionit linear.

686 pjesėmarrės (22,86%) kanė plotėsuar pyetėsorin. Nga analiza e rezultateve ėshtė zbuluar se antibiotikėt qė pėrshkruhen mė shpesh kanė qenė amoksicilina (90,71%) ndjekur nga penicilina V (30,43%) dhe klindamicina pėr pacientėt me alergji ndaj penicilinės (95,4%). Tė intervistuarit kanė referuar se kanė pėrshkruar antibiotikė pėr raste tė pulpitit irreversibėl me simptoma tė lehta nė 1,75% tė rasteve, pėr pulpitin irreversibėl me simptoma tė moderuara nė 6,41% tė rasteve, pėr pulpėn nekrotike me periodontit apikal simptomatik nė 43,59% tė rasteve, pėr periodontitit periapikal kronik asimptomatik nė 10,50% tė rasteve, pėr dhimbjet post operatore pas punimit me instrumente apo mbushjes kanalare (12,39% tė rasteve), nė abscesin akut apikal (95,92%), nė avulsion (70,26%), nė kirurgjinė endodontike (41,69%), nė ritrajtim (15,60%), nė riparimin e perforimeve (5,98% tė rasteve). 36,89% e tė intervistuarve ka referuar se ka pėrshkruar antibiotikė jo tė nevojshėm pėr tė kėnaqur pritshmėritė e pacientit. 
Krahasimet me studimet e mėparshme tregojnė njė ndryshim domethėnės tė pėrshkrimit tė penicilinės V me amoksicilinėn, si zgjedhje e parė antibiotikėsh tė endodontistit dhe njė shtim tė pėrdorimit tė klindamicinės pėr pacientėt alergjik ndaj penicilinės. Pėr fat tė keq kemi konstatuar se antibiotikėt pėrshkruhen akoma nė situata klinike pėr tė cilat ata nuk janė tė udhėzuar nė mėnyrė tipike.

Nėn kujdesin e: Lara Figini, Koordinatore Shkencore e Odontoiatria33

Pėr mė tepėr:
• T.J. Pallasch. Global antibiotic resistance and its impact on the dental community J Calif Dent Assoc, 28 (2000), pp. 215-233
• M. Al-Haroni. Bacterial resistance and the dental professionals' role to halt the problem J Dent, 36 (2008), pp. 95-103
• F. Marra, D. George, M. Chong, et al. Antibiotic prescribing by dentists has increased: Why? J Am Dent Assoc, 147 (2016), pp. 320-327
• Antibiotic Use in 2016 by Members of the American Association of Endodontists: Report of a National Survey. MarkGermack, Christine M.Sedgley, WaelSabbah, BrianWhitten. Journal of Endodontics Volume 43, Issue 10, October 2017, Pages 1615-1622



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 23 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D