Cili ėshtė materiali mė i mirė pėr pulpotominė?

Endodonci | 3 Gusht 2020 |

Cili ėshtė materiali mė i mirė pėr pulpotominė?

Nga Simona Chirico


Kur jemi pėrballur me njė rast klinik qė lidhet me frakturėn e njė incizivi, ku pėrfshihet smalti, dentina dhe pulpa, objektivi ynė ka qenė qė tė ruajmė sa mė shumė tė jetė e mundur pulpėn.
Pėr ta bėrė kėtė, kemi disa opsione klinike: mbulimin direkt tė pulpės dhe pulpotominė. Siē mund ta shohim nė literaturėn shkencore, mbulimi direkt i pulpės ka njė sukses nga 43% deri nė 85%; ndėrsa pėr pulpotominė kjo pėrqindje varion nga 79% deri nė 100% (Wang, 2017; Gudkina, 2012).
Duke marrė nė konsideratė pulpotominė, ka disa materiale tė ndryshme qė mund tė pėrdoren ndėrmjet tė cilave: hidroksidi i kalciumit (CH) dhe agregati i trioksidit mineral (MTA). Hidroksidi i kalciumit ka njė aktivitet antimikrobial dhe stimulon formimin e indeve tė forta, por ka njė tretshmėri tė madhe, njė aftėsi tė dobėt mbajtėse dhe mungesė adezioni.
Agregati i trioksidit mineral (MTA) ka aftėsi tė mira mbajtėse dhe biokompaktibiliteti, por paraqet ēngjyrosje, kohė shėrimi mė tė gjata dhe kosto tė lartė. Kėto vitet e fundit, ėshtė propozuar pėrdorimi i njė materiali tjetėr: qeramikės bioaktive me bazė silikati tė kalciumit, qė ka veti tė shkėlqyera biologjike, aftėsi mbajtėse, aktivitet antibakterial dhe mund tė stimulojė formimin e njė shtrese tė trashė tė urės dentinale.
Pra, nėse do donim qė tė krahasonim qeramikėn bioaktive me bazė silikati kalciumi dhe hidroksidin e kalciumit, cili do ishte materiali mė i mirė pėr pulpotominė?

Tipologjia e kėrkimit dhe modaliteti i analizės
Rao et al. kanė kėrkuar t'i pėrgjigjen kėsaj pyetjeje nė njė studim retrospektiv tė publikuar nė Journal of Endodontics. 205 incizivė permanentė me fraktura tė komplikuara tė kurorės janė pėrfshirė nė studim. Nė kėto dhėmbė ėshtė kryer pulpotomia dhe janė organizuar nė dy grupe, nė bazė tė materialit tė pėrdorur: Grupi BC me 105 incizivė tė trajtuar me iRoot BP Plus (qeramika bioaktive me bazė silikati kalciumi); Grupi CH me 100 incizivė tė trajtuar me hidroksid kalciumi.
Informacionet klinike dhe radiografike janė grumbulluar gjatė njė periudhe follow up-i prej 12- 24 muajsh. Formimi i dentinės terciare dhe obliteracioni i kanalit pulpar janė analizuar duke pėrdorur radiografitė te tė dy grupet.

Rezultate
Pėrqindja e suksesit pėr thėrritjen nė njė tjetėr seancė gjatė periudhės sė follow up-it mesatar prej 12-24 muajsh pas trajtimit me pulpotomi ka qenė 99% pėr grupitn BC, ndėrsa pėr grupin CH ishte 93%. Formimi i dentinės terciare ėshtė observuar nė 92,4% nė grupin BC dhe nė 90% nė grupin CH. Obliteracioni i kanalit pulpar ėshtė observuar nė 2 dhėmbė (2%) nė secilin grup.

Konkluzione
Nga rezultatet e nxjerra nė kėtė studim retrospektiv, grupi i trajtuar me qeramikė bioaktive ka pasur rezultate mė tė mira nė krahasim me grupin e trajtuar me hidroksid kalciumi. Pra qeramika bioaktive ėshtė njė alternativė e vlefshme e hidroksidit tė kalciumit si material pėr pulpotominė.

Pėr mė shumė informacione:
Rao Q, Kuang J,  Mao C, Lei Z, Song G, Yuan G et al.  Comparison of iRoot BP Plus and calcium hydroxide as pulpotomy materials in permanent incisors with complicated crown fractures: a retrospective study. Clinical Research 2020;46(3):352-7.
Wang G, Wang C, Qin M. Pulp prognosis following conservative pulp treatment in teeth with complicated crown fractures - A retrospective study. Dent Traumatol 2017 Aug;33(4):255-60.
Gudkina J, Mindere A, Locane G, Brinkmane A. Review of the success of pulp exposure treatment of cariously and traumatically exposed pulps in immature permanent incisors and molars. Stomatologija 2012;14(3):71-80.

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 28 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D