Efikasiteti klinik i metodave pėr lidhjen me zirkonin: njė rishikim sistematik

Protezim | 30 Korrik 2020 |

Efikasiteti klinik i metodave pėr lidhjen me zirkonin: njė rishikim sistematik

Nga Allegra Comba


Pėrdorimi i zirkonit nė stomatologjinė restorative ėshtė rritur nė mėnyrė eksponenciale gjatė dhjetė viteve tė fundit. Formulimet e para tė zirkonit janė pėrdorur kryesisht si nėnstruktura pėr shkak tė rezistencės sė tyre tė lartė ndaj pėrthyerjes dhe opacitetit tė tyre tė lartė qė i bėn jo estetike.
Nėpėrmjet perfeksionimeve tė punimeve janė futur mė pas edhe materiale me tejdukshmėri mė tė madhe nė mėnyrė qė tė mos jetė mė e nevojshme veshja me qeramikė feldspathic dhe qė materiali tė mund tė pėrdoret nė formė monolitike. Pėr fat tė keq, ndryshe nga qeramikat me bazė silici, zirkoni ėshtė njė material qė nuk gdhendet, pra ka nevojė pėr njė protokoll ndryshe pėr t'u lidhur nė mėnyrė adezive me nėnshtresėn dentare.

Tipologjia e kėrkimit dhe modaliteti i analizės
Me qėllim qė tė kuptohet mė mirė efikasiteti klinik i protokolleve tė dobishme pėr ta bėrė zirkonin njė material adeziv, Quigley et al. kanė shkruar njė rishikim sistematik tė literaturės, tė publikuar nė The Journal of Prosthetic Dentistry, me qėllim qė tė vlerėsohen nė mėnyrė kritike studimet klinike qė kanė analizuar normėn e mbijetesės sė protezės parciale fikse nė zirkon (FPD) tė cementuara nė mėnyrė adezive me rezinė, nė inlays dhe nė fasetat e zirkonit.
Autorėt kanė kryer njė kėrkim nėpėrmjet Medline, Embase, PubMed, Web of Science, Scopus, Cochrane Library dhe Google Scholar. Janė ekzaminuar studime klinike me kohėzgjatje mbi 12 muaj qė kanė pėrfshirė restaurimet e zirkonit tė cementuar nė mėnyrė adezive nga viti 1990 deri nė korrik tė 2018. Tė gjitha studimet e pėrshtatshme janė vlerėsuar nė mėnyrė cilėsore duke pėrdorur njė "Pyetėsor pėr pėrzgjedhjen e artikujve mbi protezat dentare".

Rezultate
Nė fund tė kėrkimit janė pėrfshirė tetė studime. Tre kanė ekzaminuar inlay posteriorė duke sjellė norma mbijetese me 12,1% pėr 10 vite, 95,8% pėr 5 vite dhe 100% pėr 20 vite. Pesė studime kanė ekzaminuar restaurimet protetike fikse anteriore, tė cementuara nė mėnyrė adezive me rezinė, tė gjithė me njė normė mbijetese nga 3 deri nė 10 vite me 100%. Te tė gjitha studimet janė verifikuar decementime tė restaurimeve, por nė pėrgjithėsi protezat kanė lejuar ringjitjen pa ripunim.

Konkluzione
Autorėt e rishikimit kanė grumbulluar dhe analizuar tė dhėnat klinike tė disponueshme mbi normat e mbijetesės sė restaurimeve nė zirkon tė cementuara nė mėnyrė adezive. Pėr shkak tė mungesės sė studimeve mbi protezat fikse posteriore dhe pėr shkak tė heterogjenitetit relativ tė tė dhėnave, nuk ėshtė kryer njė meta-analizė.
Nė bazė tė rezultateve tė arritura, autorėt kanė pėrmbyllur se:
- retainer nė zirkon posterior me mbulesė tė pjesshme vestibulare dhe linguale tė projektuar me saktėsi duket se kanė njė normė tė lartė mbijetese klinike. Roli i efikasitetit tė lidhjes adezive kėtu ėshtė i panjohur;
- protezat fikse anteriore, tė cementuara nė mėnyrė adezive, kanė njė pėrqindje mbijetese klinike tė lartė. Kėto restaurime mund tė jenė kundėr debonding, edhe pse ėshtė e vėshtirė nėse verifikohet njė frakturė nė tė gjithė protezėn;
- pėr cementimin e zirkonit nė mėnyrė adezive, aktualisht ėshtė rekomanduar sandblasting e sipėrfaqeve me pjesėza tė Al2O3 nga 50 mm nė njė presion prej 0,10 deri nė 0,25 MPa nė kombinim me sistemin e pėrshtatshėm adeziv. Izolimi me digėn e gomės rekomandohet edhe gjatė cementimit adeziv tė zirkonit.

Pėr mė shumė informacione:
Quigley NP, Loo DSS, Choy C, Ha WN. Clinical efficacy of methods for bonding to zirconia: a systematic review. JPD, article in press.

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 27 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D