Kanalet e patrajtuara dhe dėshtimi nė endodonci

Endodonci | 30 Qershor 2020 |

Kanalet e patrajtuara dhe dėshtimi nė endodonci

Nga Simona Chirico


Njė kanal radikolar i patrajtuar ėshtė njė nga shkaqet e dėshtimit nė endodonci. Mungesa e dezinfektimit dhe vulosjes sė njė kanali radikolar mund tė pėrcaktojė praninė e njė rezervuari bakteresh, qė mund tė ēojnė nė periodontit apikal kronik dhe tė ndikojė nė trajtim.
Njė kanal i patrajtuar gjatė trajtimit endodontik mund tė jetė rezultat i njohjes sė limituar tė anatomisė sė dhėmbit nga ana e profesionistit, e kompleksitetit nė konfigurimin e kanalit ose tė gabimeve procedurale (si njė projektim i pėrshtatshėm i kavitetit tė aksesit). Pra, cila ėshtė lidhja ndėrmjet dėshtimit nė endodonci me praninė e lezioneve periapikale dhe mungesės sė trajtimit tė njė kanali?

Tipologjia e kėrkimit dhe modaliteti i analizės
Baruwa ka kėrkuar qė t'i pėrgjigjet kėsaj pyetjeje me njė studim tė tijin tė publikuar nė Journal of Endodontics nė janar 2020. 1160 TC Cone beam, tė kryera nga 8 qendra shėndetėsore tė ndryshme, janė vlerėsuar nga janari 2018 deri nė dhjetor 2018, nė mėnyrė tė pavarur nga 5 profesionistė.
2305 dhėmbė tė trajtuar nė mėnyrė endodontike janė identifikuar nė njė kampion prej 20.836 dhėmbėsh (27.046 rrėnjė). Tė gjithė dhėmbėt e trajtuar nė mėnyrė endodontike janė vlerėsuar pėr praninė ose mungesėn e kanaleve radikolare qė mungojnė ose lezionet periapikale.
Testi Z pėr proporcionet ėshtė pėrdorur pėr tė analizuar diferencat ndėrmjet grupeve dhe njė raport i probabilitetit ėshtė llogaritur pėr tė analizuar lidhjen ndėrmjet kanaleve qė mungojnė dhe lezioneve. P <.05 ėshtė konsideruar statistikisht i rėndėsishėm.

Rezultate
Prevalenca e kanaleve tė patrajtuar ishte 12,0% dhe dhėmbėt me kanale tė patrajtuara lidheshin me patologjinė periapikale nė 82,6% tė rasteve. Rrėnja qė paraqet pėrqindjen mė tė lartė tė kanaleve tė patrajtuar (62,8%) ishte ajo meziobukale e molarit tė parė maksilar, qė lidhet me lezionet periapikale nė 75,2% tė rasteve.
Rrėnjėt meziobukale tė molarėve maksilarė qė paraqisnin njė kanal tė patrajtuar kishin njė probabilitet 3,1 herė mė tė madh qė tė lidheshin me njė patologji periapikale nė krahasim me molarėt maksilarė me tė gjitha kanalet e identifikuara dhe tė trajtuara.

Konkluzione
Duke marrė nė konsideratė kėtė studim, ėshtė e pranishme njė prevalencė e lezioneve periapikale nė mungesė tė trajtimit tė kanaleve radikolare. Kjo influencon dhėmbėt e trajtuar nė mėnyrė endodontike. Pėr kėtė arsye ėshtė e rėndėsishme qė tė njohim anatominė e dhėmbėve, konfigurimet e kanalit radikolar dhe variacionet e mundshme, pėrpara se tė fillojmė njė trajtim endodontik.

Pėr mė shumė informacione:
Baruwa AO, Martins JNR,  Meirinhos J, Pereira B, Gouveia J, Quaresma SA, Monroe A, António Ginjeira A. The influence of missed canals on the prevalence of periapical lesions in endodontically treated teeth: a cross-sectional study. J Endod 2020;46(1):34-9.e1.

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 30 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D