Trajtimi i ri farmakologjik pėr kurimin e periodontitit

Farmakologji | 25 Qershor 2020 |

Trajtimi i ri farmakologjik pėr kurimin e periodontitit

Duke pėrdorur interleukinat me dozė tė ulėt SKA ėshtė e mundur qė tė rikthehet homeostaza imunitare dhe tė kontrollohen proceset inflamatore kronike, si ato qė observohen nė inflamacionin periodontal.


Njė kontribut nė terapinė e periodontitit, veēanėrisht pėr shkak tė efekteve tė tij te sėmundjet inflamatore kronike qė shpesh i bashkangjiten, mund tė vijė nga Low Dose Medicine (LDM), njė trajtim i ri farmakologjik qė parashikon pėrdorimin terapeutik nė rrugė orale tė dozave tė ulėta tė molekulave biologjike tė implikuara nė kontrollin dhe rregullimin e funksioneve qelizore. Bėhet fjalė pėr njė trajtim terapeutik qė ėshtė bėrė i mundur nga njė teknologji farmaceutike si SKA, e cila ėshtė njė metodė e shpėrndarjes sė barnave duke u bazuar nė aftėsinė e substancės bazė pėr tė ēliruar nė mėnyrė tė lėngshme aktivitetin e saj farmakologjik dhe qė lejon qė tė jetė aktive edhe nė pėrqendrime mė tė ulėta (sub-nanomolare) sesa ato qė konsiderohen si minimalisht efikase.


Periodontiti paraqet njė nga sėmundjet inflamatore me prevalencė mė tė lartė dhe ėshtė velrėsuar se prek pak a shumė gjysmėn e popullsisė adulte (Léber, 2019). Nė formėn e tij mė tė rėndė zė vendin e gjashtė nė termat e prevalencės me 743 milionė persona tė prekur nė tė gjithė botėn (Tonetti, 2017). Agresioni i pėrcaktuar nga sėmundja pėrkthehet nė shkatėrrim tė indeve periodontale qė mbėshtesin dhėmbin, duke pėrfshirė vetė kockėn alveolare dhe paraqet shkakun mė tė zakonshėm pėr humbjen e dhėmbėve tek adultėt (Lee, 2018). Por pasojat e sėmundjes nuk kufizohen vetėm nė zgavrėn orale; nė fakt ėshtė dokumentuar sesi periodontiti lidhet nė mėnyrė tė pavarur me njė sėrė sėmundjesh inflamatore sistemike si sėmundjet kardiovaskulare, diabeti i tipit 2, insuficienca renale kronike, obeziteti, artriti reumatoid dhe BPCO (Léber, 2019).


Nė thelb tė patogjenezės sė sėmundjes ėshtė roli i infeksionit bakterial dhe ndėrveprimi i tij me pritėsin. Prania e njė pllake bakteriale me mikroorganizma patogjenė pėr periodontium nxit njė pėrgjigje imunitare disfunksionale qė sjell shkatėrrimin e indeve tė mbėshtetjes sė dhėmbit (Léber, 2019). Megjithatė pllaka paraqet shkakun e nevojshėm por jo tė mjaftueshėm pėr zhvillimin e sėmundjes. Njė rol thelbėsor ėshtė luajtur nga pėrgjigjja e bartėsit: ėshtė parė sesi sėmundja mund tė mos prekė individė qė kanė shumė pllakė dentare dhe mund tė prekė ata me faktor irritues lokal mė tė paktė.
Pėrgjigjja e bartėsit ėshtė nė pjesėn mė tė madhe e pėrcaktuar gjenetikisht prandaj nuk modifikohet (Iuorio, 2019); por megjithatė ekzistojnė edhe faktorė risku qė lidhen me stilin e jetesės, tė cilėt mund tė influencojnė ndjeshmėrinė mė tė madhe ose mė tė vogėl tė individit pėr tė zhvilluar sėmundjen. Bėhet fjalė pėr duhanpirjen, obezitetin, diabetin e pakontrolluar, higjienėn e dobėt orale, raportin e papėrshtatshėm tė kalciumit dhe vitaminės D, osteopenisė dhe stresit (Léber, 2019).
Pėrsa i pėrket asetit gjenetik, polimorfizmat qė lidhen mė shpesh me periodontitin janė ato nė ngarkim tė interleukinave, qoftė ato pro-inflamatore, si interleukinat 1 (IL-1) dhe 6 (IL-6) qoftė ato anti-inflamatore, si interleukinė 10 (IL-10). Sipas studimeve tė fundit (Geng, 2018; Chatzopuoplos, 2018) ėshtė pikėrisht polimorfizmi i kėsaj tė fundit qė kryen njė rol primar nė shtimin e riskut tė progresionit tė periodontitit.
Sėmundja mund tė paraqitet nė dy forma kryesore: periodontiti kronik dhe periodontiti agresiv qė pėrfaqėson pa dyshim formėn mė tė rėndė dhe mė komplekse pėr t'u trajtuar.

Aktiviteti i interleukinė-19 low dose tė aktivizuar nga SKA (Guna S.p.a., Milano) nė kontrollin e patologjisė inflamatore kronike qė lidhet me periodontitin ėshtė verifikuar nė rastin e njė kėrkimi observues retrospektiv spontan qė lidhet me njė periudhė dy vjeēare, tė kryer te njė grup me 10 persona tė prekur nga periodontiti agresiv qė paraqisnin qoftė polimorfizmin e IL-10, qoftė tė paktėn njė patologji sistemike bashkėshoqėruese (Iuorio, 2019).
Pėrveē vlerėsimit klinik tė plotė qė krahas verifikimit tė pranisė nė anamnezė tė patologjive inflamatore kronike sistemike, parashikon matjen e xhepit periodontal dhe ekzaminimin radiologjik tė plotė, pacientėt i janė nėnshtruar analizave mikrobiologjike dhe testit tė vlerėsimit tė riskut gjenetik periodontal. Ky i fundit ka verifikuar praninė e mundshme tė njė polimorfizmi tė IL-1, IL-10, IL-6, TNF alfa, COX2 dhe tė receptorit tė vitaminės D. Pėrsa i pėrket veēanėrisht interleukinės 10 ėshtė gjetur prania e njė serie polimorfizmash qė lidhen me njė prodhim tė IL-10 tė ulėt ose tė reduktuar.
Analiza mikrobiologjike ka lejuar evidentimin qoftė tė pėrqindjes sė baktereve patogjene nė total qoftė (nė fushėn e kėsaj pėrqindjeje) tė shpėrndarjes bakteriale me vėmendje tė veēantė te mikroorganizmat si Aggregatibacter actinomycetecomitans dhe Porphyromonas gingivalis, dy periodonto-patogjenėt kryesorė.
Tė gjithė pacientėt janė trajtuar me njė terapi fillestare mekanike, qė konsiston nė ablacione nė mikroskop pėr tė larguar tė gjithė depozitimet mbi dhe nėngingivale si pllaka, tartari dhe cementi i mundshėm nekrotik, qė janė ndjekur nga seancat e terapisė fotodinamike me laser Neodimio Yag, qė ėshtė nė gjendje tė ushtrojė njė aktivitet antibakterial, njė biostimulim dhe biomodulim tė qelizave, qė tė induktojė njė reduktim tė ndėrmjetėsuesve tė inflamacionit dhe tė ushtrojė njė efekt ablativ nė epitelin e brendshėm tė xhepit.
Ndėrmjet seancės sė parė dhe tė dytė tė laser-terapisė pacientėve i ėshtė dhėnė njė terapi antibiotike (amoksicilinė+acid klavulanik 1 gramė dy herė nė ditė pėr 7 ditė).
Pas trajtimit tė dytė me laser, pacientėt kanė marrė pėr 3 javė doxicicline me dozėn e njė cerek kokrre ēdo 12 orė pėr tė shfrytėzuar vetitė antikolagjenolitike. Mė pas, terapia farmakologjike parashikon administrimin pėr 3 muaj tė omega-3 dhe tė 50 mg nė ditė tė acidit acetisalicilik.


Nė fund tė 3 muajve, duke parė praninė e polimorfizmit tė IL-10, tė gjithė pacientėve i ėshtė administruar interleukinė-10 low dose SKA, nė dozėn 20 pika 2 herė/ditė pėr 3 muaj. Nė gjashtė muajt pasues medikamenti low dose ėshtė administruar duke u alternuar dhe nė fund pėr njė muaj nė rastin e seancės higjienike tė follow up qė kryhet ēdo 2/3/4 ose 6 muaj, nė lidhje me ashpėrsinė e rastit. Vlerėsimi klinik i kryer nė kushtet bazė ėshtė pėrsėritur nė fund tė terapisė dhe mė pas nė distancėn pas 1 dhe 2 vitesh.
Rezultatet e regjistruara nė fund tė terapisė tregojnė sesi thellėsia e xhepit periodontal kalon nga vlerat fillestareqė shkon deri nė 6 mm deri nė vlera mė tė ulėta sesa 3 mm dhe kėtu duhet pėrmendur qė ėshtė brenda limiteve fiziologjike. Edhe nga pikėpamja bakteriologjike terapia ka lejuar arritjen e ērrėnjosjes sė plotė tė florės bakteriale patogjene te tė gjithė individėt, me njė reduktim tė patogjenėve nėn 2%, qoftė nė fund tė terapisė, qoftė nė rastin e follow up pėr 1 apo 2 vite. Tė gjithė pacientėt kanė paraqitur njė pėrmirėsim tė ndjeshėm dhe nė ndonjė rast, zgjidhjen e gjendjes sitemike bashkėshoqėruese, pa modifikimin e terapisė sistemike specifike. Pėrmirėsimi ėshtė ruajtur edhe nė rastin e follow up njė apo dy vite mė pas. Patologjitė sistemike qė janė marrė nė konsideratė pėrfshinin nė 3 raste diabetin, nė 2 raste format cistike dhe nė njė rast hipertensionin, kolitin, kardiopatinė, ethet gjatė darkės, infertilitetin.
Raporti qė lidh sėmundjen periodontale me kėto sėmundje sistemike i ėshtė atribuar mesa duket inflamacionit. Ėshtė vėnė re qė bakteret patogjene qė janė pėrgjegjėse pėr periodontitin mund tė arrijnė qarkun hematik dhe tė jenė pėrgjegjėse pėr infeksionet e rėnda, por ėshtė observuar edhe qė pavarėsisht kėtij fenomeni, pacientėt e prekur nga periodontiti paraqesin ndryshime tė konsiderueshme tė parametrave inflamatorė sistemikė, me shtim tė vlerave tė PCR. Praktikisht, inflamacioni lokal i induktuar nga periodontiti do tė zgjerohej nė tė gjithė organizmin, duke u konfiguruar si inflamacion kronik sistemik me intensitet tė ulėt (Low Grade Chronic Systemic Inflammation - LGCSI). Pėr tė konfirmuar kėtė hipotezė, njė seri studimesh (D'Aiuto, 2004; D'Aiuto, 2005) ka lejuar demonstrimin sesi terapia periodontiale pėrcakton edhe njė pėrmirėsim tė inflamacionit sistemik.

Nė tė shkuarėn ėshtė provuar qė tė ndėrhyhet nė komponentin inflamator duke u mbėshtetur te FANS, konsumimi i tė cilėve, pėr periudha tė zgjatura e vė pacientin nė risk pėr efekte tė padėshiruara; nė mėnyrė analoge, pėrdorimi i antitrupave monoklonalė direkt kundėr disa citokinave proinflamatore tė pėrfshira, si ato qė pėrdoren nė artritin reumatoid, nuk propozohet nė trajtimin e periodontitit (Preshaw, 2018). Njė mundėsi alternative ėshtė ofruar nga Low Dose Medicine: falė pėrdorimit tė interleukinave low dose SKA ėshtė e mundur qė tė kthehet homeostaza dhe tė kontrollohen proceset inflamatore kronike, si ato qė observohen edhe nė inflamacionin periodontal.
Pėrdorimi i pėrqendrimeve sub-nanomolare tė IL-10 SKA lejon parandalimin e shfaqjes sė efekteve anėsore qė varen nga doza duke ofruar mundėsinė e kryerjes sė terapive afatgjata.
Autorėt e studimit pėrfundojnė se pėrdorimi i IL-10 low dose SKA paraqet pikėn e inovacionit nė brendėsi tė protokollit terapeutik tė pėrdorur nė trajtimin e periodontitit agresiv (Iuorio, 2019). IL-10 low dose SKA nė fakt, kontribuon nė stabilizimin e pėrgjigjes inflamatore te pacientėt qė krahas polimorfizmit tė lokusit gjenetik tė IL-10, paraqesin patologji sistemike bashkėshoqėruese me etiopatogjenezė inflamatore. Pėr kėto arsye, sipas kėtyre tė dhėnave tė para, autorėt e shohin tė arsyeshme qė tė kryejnė studime tė mėtejshme qė lejojnė konfirmimin dhe amplifikimin e masės sė tė dhėnave ekzistuese pėr kėtė molekulė nė menaxhimin e sėmundjes inflamatore.

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 40 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D