Qasja dixhitale nė trajtimet protetike pėr tė reduktuar riskun e infektimit nga Covid-19

Protezim | 23 Qershor 2020 |

Qasja dixhitale nė trajtimet protetike pėr tė reduktuar riskun e infektimit nga Covid-19

Njė kėrkim italian i publikuar nė Oral Disease nė maj, tregon sesi njė qasje protetike plotėsisht dixhitale arrin tė limitojė riskun e infektimit me Covid-19 nė klinikėn dentare dhe nė laborator

Nga Lara Figini


Gjatė periudhės sė pandemisė nga Covid-19, Ministria Italiane e Shėndetėsisė ka rekomanduar dentistėt qė tė limitojnė aktivitetin dentar vetėm me emrgjencat dhe trajtimet e domosdoshme.
Trajtimet protetike zakonisht konsiderohen raste qė mund tė shtyhen nė njė moment tė dytė por megjithatė ka disa pėrjashtime:
- fraktura e njė ure pre-ekzistuese qė duhet zėvendėsuar;
- dhėmbi i trajtuar nė mėnyrė endodontike qė ka risk tė lartė pėr frakturė dhe ka nevojė pėr kurorė inlay/onlay brenda njė kohe tė shkurtėr;
- nevojiten rehabilitime protetike qė mbėshteten nga dhėmbėt ose implantet nė sektorin estetik.
Edhe nė tė ashtuquajturėn Faza 2, menaxhimi i gjurmėve indikohet ndėrmjet praktikave qė duhet tė konsiderohen si tė rrezikshme dhe duhet tė kryhen sipas njė protokolli tė saktė siē indikohet nė indikacionet e ministrisė.
Tė gjitha kėto trajtime protetike kanė nevojė pėr marrjen e gjurmėve qė gjatė pandemisė janė konsideruar si procedura me risk tė lartė infektimi (qoftė pėr dentistėt qoftė pėr teknikėt e dhėmbėve) kurdo qė janė kryer sipas mėnyrave tradicionale, duke nxjerrė nė pah problematikat e dezinfektimit, menaxhimit dhe transportit tė gjurmėve tė kontaminuara.
Nga kjo pikėpamje realizimi i gjurmėve dixhitale mund tė paraqesė njė ndihmė tė madhe nė reduktimin e riskut tė infektimit.
 
Tipologjia e kėrkimit dhe modaliteti i analizės
Nė njė artikull italian tė publikuar nė Oral Disease nė maj 2020, profesorėt Papi, Di Murro, Penna, Pompa nga Departamenti i Shkencave Odontostomatologjike dhe Maksilo-Faciale nė Universitetin La Sapienza Romė, kanė ilustruar modalitetin me tė cilin kanė realizuar urat apo kurorat teke te 12 pacientė - 5 meshkuj dhe 7 femra - me moshė mesatare 62,66±12,58 vjeē, gjatė fazės 1 tė pandemisė (10 mars - 4 maj), duke reduktuar nė minimum mundėsinė e infektimit me Covid-19.
Janė pranuar nė trajtimin protetik dhe janė kryer restaurime pėrfundimtare vetėm te pacientėt me dhėmbė/implante tė thyer qė mbėshtesnin ura/kurora provizore ose rehabilitime nė sektorin estetik. Janė marrė vetėm gjurmėt dixhitale me njė skaner intraoral.
  
Rezultate
Nga analiza e kėtyre rasteve, tė trajtuar nė mėnyrė plotėsisht dixhitale dhe tė krahasuar me rastet e trajtuara nė mėnyrė konvensionale, ėshtė evidentuar njė reduktim i konsiderueshėm nė orėt e punės pėr tė pėrfunduar manufaktin protetik (70±18,97 minuta vs 110±10,9 minuta nė rastet e trajtuara nė mėnyrė tradicionale) dhe njė reduktim edhe nė numrin e takimeve tė nevojshme (2,33±0,51 vs 2,83±0,75 takime).

Konkluzione
Autorėt e kėtij botimi theksojnė se njė qasje protetike plotėsisht dixhitale limiton riskun e infektimit me anė tė kontaktit direkt por kontaminimi mund tė parandalohet me pajisjet pėr mbrojtjen personale, dezinfektimin e sipėrfaqeve dhe sterilizimin e skanerit. Risku i infektimit me Covid-19 minimizohet nga njė fluks pune dixhital, sepse ky i fundit redukton hapat, kohėn e punės dhe takimet e nevojshme nė krahasim me fluksin analog tė punės.
Nė pėrgjithėsi risku i infektimit dhe nė veēanti nga Covid-19, ulet me teknikat dixhitale sepse nuk ekzistojnė gjurmė nė materiale qė duhen dezinfektuar me saktėsi, me dezinfektantė tė pėrshtatshėm dhe qė duhen transportuar nė laborator, duke pasur si qėllim kryesor tutelimin e teknikut tė dhėmbėve nga infektimi.

Implikime klinike
Nė bazė tė opinionit tė autorėve, kur ėshtė e mundur, nė trajtimet protetike gjatė pandemisė nga Covid-19, kėshillohet qasja plotėsisht dixhitale, qė duhet tė zbatohet pėr tė limituar riskun e infektimit edhe tė laboratorit dentar.

Pėr mė tepėr:
Papi P, Di Murro B, Penna D, Pompa G. Digital prosthetic workflow during Covid-19 pandemic to limit infection risk in dental practice. Oral Dis 2020 Maggio 27. doi: 10.1111/odi.13442.

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 39 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D