Proteza me shumė njėsi tė vendosura mbi dhėmbėt natyralė: zirkon apo metal-qeramikė

Protezim | 8 Qershor 2020 |

Proteza me shumė njėsi tė vendosura mbi dhėmbėt natyralė: zirkon apo metal-qeramikė

Nga Lara Figini


Restaurimet protetike tė bazuara nė sistemet qeramike po fitojnė gjithnjė e mė shumė rėndėsi falė estetikės dhe biokompaktibilitetit tė tyre. Kėto restaurime nė qeramikė integrale, ashtu si ato nė metal-qeramikė (MC), kanė treguar njė normė mbijetese pėr mė shumė se 10 vite dhe nė mėnyrė graduale janė bėrė njė alternativė e vlefshme e kurorave klasike nė metal-qeramikė.
Megjithatė, kurorat nė qeramikė integrale nuk janė pa komplikacione. Thyerja e qeramikės sė veshjeve estetike ėshtė komplikacioni mė i shpeshtė i ndjekur nga fraktura e strukturės.

Tipologjia e kėrkimit dhe modaliteti i analizės
Nė njė rishikim sistematik, tė publikuar nė JADA nė prill 2020, autorėt kanė krahasuar normat e mbijetesės dhe komplikacioneve tė zirkon-qeramikės (ZC) me ato tė metal-qeramikės (MC) te protezat qė pėrbėhen nga shumė kurora tė mbėshtetura nė dhėmbėt natyralė (FDP).
Autorėt kanė kryer njė kėrkim sistematik tė studimeve tė randomizuara tė kontrolluara (RCT), pa limite kohe dhe gjuhe, deri nė maj 2019 duke pėrdorur databazat Med-line (PubMed), Scopus, Web of Science dhe Cochrane Central Register of Controlled Trials, tė ndjekura nga kėrkimi manual.

Rezultate
Autorėt kanė pėrfshirė 7 studime tė randomizuara tė kontrolluara (RCT) nė rishikim dhe 5 RCT nė meta-analizė. Tė gjithė studimet janė gjykuar nė risk tė ulėt pėr ndikim.
Autorėt kanė pėrfshirė 330 pjesėmarrės (177 ZC dhe 173 MC tė mbėshtetur nga FDP) nė meta analizėn qė ka zbuluar normėn e mbijetesės afat-mesme me 95,4% pėr FDP nė ZC nė krahasim me 96,9% pėr FDP nė MC, por diferencat nuk kanė qenė tė rėndėsishme (P¼.364).
Komplikacionet biologjike ose teknike nuk kanė treguar diferenca statistikisht tė konsiderueshme, me pėrjashtim tė frakturės globale tė veshjes nė qeramikė, pėr thyerjet e vogla, qė mund tė zgjidheshin me lustrim dhe pėr thyerjet mė tė mėdha qė duhet tė riparoheshin nė laborator.

Konkluzione
Nga rezultatet e kėtij rishikimi, qė duhet tė konfirmohen me punime tė tjera analoge, mund tė dalim nė pėrfundimin se restaurimet posteriore me shumė njėsi nė ZC mund tė konsiderohen trajtime tė besueshme afat-mesme, edhe pse janė shumė mė tė ndjeshme ndaj thyerjes nė krahasim me MC.

Implikime klinike
Limitet e kėsaj analize lidhen me diferencat e mundshme ndėrmjet 2 sistemeve tė vlerėsimit tė komplikacioneve teknike (CDA dhe USPHS tė modifikuar).
Autorėt e RCT-ve tė ardhshme duhet tė pėrdorin tė njėjtin sistem vlerėsimi tė standardizuar (nė mėnyrė ideale, kriteret e modifikuara tė USP sepse janė mė tė saktė) dhe tė pėrshtasin tė njėjtat parametra specifikė pėr tė ofruar rezultate tė krahasueshme pėr komunitetin shkencor. Komplikacionet estetike duhet tė maten me metoda objektive. Pėr mė tepėr janė tė nevojshme studime afatgjata.

Pėr mė tepėr:
Limones A, Molinero-Mourelle P, Azevedo L, Romeo-Rubio M, Correia A, Gómez-Polo M. Zirconia-ceramic versus metal-ceramic posterior multiunit tooth-supported fixed dental prostheses: a systematic review and meta-analysis of randomized controlled trials. J Am Dent Assoc 2020 Apr;151(4):230-8.

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 30 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D