Si tė shtojmė forcėn e aderimit tė zirkonit gjatė cementimit

Protezim | 25 Maj 2020 |

Si tė shtojmė forcėn e aderimit tė zirkonit gjatė cementimit

Nga Lara Figini


Qeramika ka pasur gjithmonė njė sukses tė madh klinik qė nė fillimet e pėrdorimit tė saj, falė aftėsisė pėr tė imituar ngjyrėn dhe tejdukshmėrinė e dhėmbėve natyralė. Pėr kėtė arsye fabrikat prodhuese janė stimuluar gjithmonė qė tė pėrmirėsojnė pikat e dobėta, si brishtėsia, rezistenca e ulėt dhe forca e dobėt adezive nė cement dhe materialet e veshjes. Prandaj suksesi klinik i restaurimeve nė qeramikė adezive varet nga procesi i cementimit.
Pėr tė shtuar forcėn e adezionit sipėrfaqėsor tė qeramikės nė zirkon janė propozuar metodika ndėrmjet tė cilave ėshtė abrazioni (APA) me reaktiv me ajėr tė pjesėzave tė aluminit 50-110 µm a 0,25 PSI, efikase pėr pastrimin dhe ashpėrsimin e sipėrfaqes.
Kohėt e fundit, ėshtė sugjeruar edhe pre-trajtimi me laser pėr tė ndryshuar sipėrfaqen me qėllim qė tė pėrmirėsohet lidhja me strukturėn dentare ose me materialet e tjera.

Tipologjia e kėrkimit dhe modaliteti i analizės
Nė njė studim in vitro tė publikuar nė Journal of Clinical and Experimental Dentistry nė mars 2020, autorėt kanė krahasuar efektin e trajtimeve sipėrfaqėsore nėpėrmjet laserit Er:YAG dhe trajtimit nėpėrmjet abrazionit me pjesėzat me reaktiv me ajėr (APA), nė forcėn e lidhjes sė zirkonit Y-TZP krahasuar me provėzat kubiode tė rezinės kompozitė nė prani tė aplikimit tė primer dhe me kontaminim salivar.
Shtatėdhjetė e dy kampione me formė kuboidi 7x7x3 tė Y-TZP janė pėrgatitur duke pėrdorur sistemin CAD/CAM. Kampionet janė ndarė nė dy grupe (n = 36) nė bazė tė trajtimit sipėrfaqėsor qė ėshtė kryer: abrazioni nėpėrmjet pjesėzave tė ajrit (Grupi A) dhe trajtimi me laser (Grupi L). Ēdo grup ėshtė ndarė nė dy nėngrupe (n = 18) sipas kushtit qė sipėrfaqja tė mos trajtohej me primer; e mė tej ēdo nėngrup ėshtė ndarė nė dy grupe tė tjera (n = 9) duke u bazuar nė kontaminimin ose jo salivar.


Grupet/nėngrupet e studimit janė si vijon:

  • APC (abrazioni me pjesėzat e ajrit, primer, kontaminimi salivar);
  • APNC (abrazioni me pjesėzat e ajrit, primer, pa kontaminim);
  • ANPNC (abrazioni me pjesėzat e ajrit, pa primer, pa kontaminim);
  • AP (abrazioni me pjesėzat e ajrit, primer);
  • ANP (abrazioni me pjesėzat e ajrit, pa kontaminim);
  • AC (abrazioni me pjesėzat e ajrit, kontaminim);
  • LPC (laser, primer, kontaminim);
  • LNPNC (laser, pa primer, pa kontaminim);
  • LNPC (laser, pa primer, kontaminim)
  • LPNC (laser, primer, pa kontaminim);
  • LP (laser, primer);
  • LNP (laser, pa primer);
  • LC (laser, kontaminim).

Kompozitat nė formė kubi me pėrmasa 6x6x3 janė cementuar nė qendėr tė kubave tė zirkonit dhe janė fotopolimerizuar pėr 6 minuta. Rezistenca e shkėputjes sė kampioneve ėshtė matur duke pėrdorur njė makinė universale prove me njė shpejtėsi transversale 0,5 mm/min.
Forca e adezionit (SBS) ėshtė llogaritur sipas ekuacionit: SBS (MPa) = ngarkesa (N)/zona (mm2).

Rezultate
Duke observuar forcėn e adezionit ndėrmjet grupeve tė studiuara, grupi APNC (484,02 ± 85,02) ka treguar njė vlerė mesatare mė tė lartė nė krahasim me ANPNC (122,09 ± 55,80). Edhe LNPNC (120,87 ± 65,10) ka treguar njė vlerė mesatare mė tė lartė nė krahasim me LPNC (170,78 ± 53,22). APNC (484.02 ± 85.02) dhe APC (592.22 ± 189.65) kanė pasur vlera mesatare mė tė larta sesa LPNC (170,78 ± 53,22) dhe LPC (3227,66 ± 108,28) nė sekuencė.
Nga tė dhėnat e kėtij studimi, qė duhet tė konfirmohen me punime tė tjera analoge, mund tė dalim nė pėrfundmin se duke trajtuar sipėrfaqen e zirkonit me abrazione me pjesėzat e reaktivit me ajėr shtohet forca e adezionit (SBS) tė kėsaj sipėrfaqeje duke garantuar vlera mė tė larta nė krahasim me trajtimin sipėrfaqėsor me laser Er:YAG.
Duke aplikuar njė primer ka pasur rezultate mė tė mira pėr forcėn e adezionit. Kontaminimi me pėshtymė artficiale nuk ndikon SBS e zirkonit.

Implikime klinike
Duke trajtuar sipėrfaqen e zirkonit Y-TZP me abrazion me pjesėzat e reaktivit me ajėr mund tė kemi njė forcė adezioni mė tė mirė dhe njė cementim mė tė mirė.

Pėr mė shumė informacione:
Joukhadar C, Osman E, Rayyan M, Shrebaty M. Comparison between different surface treatment methods on shear bond strength of zirconia (in vitro study). J Clin Exp Dent 2020 Mar 1;12(3):e264-70.

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 27 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D