Onlays nė disilikat litiumi pas mė shumė se 11 vitesh te pacientėt me zhveshje tė dhėmbėve

Protezim | 19 Maj 2020 |

Onlays nė disilikat litiumi pas mė shumė se 11 vitesh te pacientėt me zhveshje tė dhėmbėve

Lorenzo Breschi
Bashkė-autor A. Comba


Numri i dhėmbėve nė mbetur nė zgavrėn orale me kalimin e moshės bie nė mėnyrė tė konsiderueshme dhe ka njė trend tė qartė nė lėvizjen nga protezat e lėvizshme tradicionale drejt atyre fikse dhe restaurimeve mė pak invazive. Nė ditėt e stome, abrazioni, fėrkimi i dhėmbėve, erozioni dhe kombinimet mes tyre janė shtuar duke marrė nė konsideratė faktin qė janė faktorėt me riskun mė tė lartė pėr humbjen e hershme tė strukturės sė dhėmbit dhe si pasojė pėr dimensionin vertikal tė okluzionit VDO). Nė kėtė kontekst, ėshtė me interes tė madh pėr mjekun qė tė ketė tė dhėna nė lidhje me kohėzgjatjen e restaurimeve minimalisht invazive nė zhveshjen e dhėmbėve.
Grupi i Edelhoff et al. nga Universiteti i Mynihut, Gjermani, ka kryer njė studim klinik prospektiv in vivo pėr tė analizuar dhe krahasuar performancėn klinike me mbijetesėn afat-gjatė dhe shkallėt e dėshtimit tė onlays okluzalė nė disilikat litiumi glass-ionomer pas mė shumė se 11 vitesh.
 
Materiale dhe metoda
Autorėt kanė kryer njė studim klinik prospektiv jo tė randomizuar nė 7 pacientė (4 meshkuj, 3 femra) qė kanė pasur tė gjithė dhėmbėt tė rehabilituar me njė total prej 103 onlays okluzale nė disilikat litiumi xham-qeramikė tė lidhura nė mėnyrė adezive (IPS e.max Press, Ivoclar Vivadent, Schaan, Liechtenstein). Tė gjitha restaurimet u ekzaminuan gjatė vizitės pėr kontroll ēdo vit duke pėrdorur parametrat periodontalė sipas kritereve tė modifikuara nga United States Public Health Service (USPHS):
(a)ēngjyrosja marginale, (b) kariesi sekondar, (c) integriteti marginal, (d) tekstura e sipėrfaqes, (e) fraktura e restaurimit dhe (f) zhveshja okluzale, duke u renditur me Alpha, Bravo dhe Charlie pėr njė periudhė observimi mbi 11 vite.
 
Rezultate
Gjatė periudhės sė observimit, onlays okluzalė nė disilikat litiumi xham-qeramikė kanė paraqitur njė shkallė mbijetese 100%. Katėr restaurime te njė pacient (3,9%) kanė paraqitur krisje nė formim (3,9%) qė janė shfaqur si ēngjyrosje marginale dhe njė restaurim (1%) ka shfaqur njė krisje marginale. Nuk ka pasur komplikacione biologjike, debonding ose karies sekondar dhe parametrat e testuar periodontalė kanė treguar rezultate tė shkėlqyera.
 
Konkluzione
Grupi i kėrkimit tė Edelhoff et al. ka dalė nė pėrfundimin se restaurimet xham-qeramike nė disilikat litiumi monolitik qė janė kryer me IPS e.max Press, Ivoclar Vivadent me njė trashėsi minimale 1 mm paraqisnin njė opsion tė besueshėm trajtimi, veēanėrisht nėse VDO duhej shtuar. Sidoqoftė, duke qenė se vetėm njė material restorativ ėshtė ekzaminuar ata afirmojnė se studime tė mėtejshme me materiale tė ndryshme mund tė jenė tė dobishėm.  

Pėr mė shumė informacione: Clinical performance of occlusal onlays made of lithium disilicate ceramic in patients with severe tooth wear up to 11 year

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 27 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D