Incidenza e "ferrule effect" nė reduktimin e dėshtimit tė rikonstruksioneve komplekse me kunja me fibėr

Endodonci | 11 Maj 2020 |

Incidenza e "ferrule effect" nė reduktimin e dėshtimit tė rikonstruksioneve komplekse me kunja me fibėr

Nga Lara Figini


Kunjat endodontike janė pėrdorur gjerėsisht kur ka njė strukturė tė pamjaftueshme tė kurorės pėr tė garanatuar mbajtjen e njė restaurimi tė pėrshtatshėm dhe afatgjatė. Kunjat mund tė jenė metalike (me lidhje nė ar ose jo) ose jo metalike (fibra me material xhami, karboni, zirkoni ose materiale tė tjera).
Kunjat me kompozitė tė pėrforcuar me fibra (FRC) kanė avantazhin estetik dhe atė tė kohės sė shkurtėr tė trajtimit klinik pėr shkak se nuk nevojiten fazat laboratorike. Megjithatė, janė sinjalizuar norma tė ndryshme tė dėshtimit tė kėtyre llojeve tė kunjave.
Prania e tė paktėn 2 mm tė dentinės nė pėrgatitjen e kurorės ėshtė sinjalizuar si njė nga faktorėt e rėndėsishėm qė shtojnė rezistencėn ndaj frakturės sė restaurimit pėrfundimtar dhe ėshtė njohur si "ferrule effect".
Njė konsensus nė literaturė pėrsa i pėrket kėtyre avantazheve mungon dhe studimet in vitro e ato klinike kanė pasur rezultate kundėrshtuese.


Tipologjia e kėrkimit dhe modaliteti i analizės
Nė njė rishikim sistematik tė fundit, tė publikuar nė Journal of Prosthetic Dentistry nė shkurt 2020, autorėt kanė kryer njė kėrkim bibliografik botėror nėpėrmjet databazave tradicionale si PubMed, Medline, Embase, Scopus dhe Cochrane Library, pėr artikuj qė janė tė pėrshtatshėm pėr temėn tė publikuar nė gjuhėn angleze, deri nė maj 2018.
Raporti i riskut me intervalin e besueshmėrisė me 95% ėshtė vlerėsuar duke pėrdorur metodėn Mantel-Haenszel. Janė seleksionuar studime potencialisht tė pranueshme nė bazė tė leximit tė abstraktit dhe tė tė gjithė tekstit.
Janė analizuar studimet klinike perspektive dhe studimet klinike tė randomizuara, tė gjithė me njė minimum prej 10 pacientėsh nė secilin grup, me njė periudhė follow up-i mė tė gjatė se 6 muaj.


Rezultate
Nga 380 studime tė rekuperuara, 4 janė pėrfshirė nė meta-analizėn pėrfundimtare. Njė total prej 297 dhėmbėsh janė vlerėsuar ku nė 157 ishte i pranishėm "ferrule effect" dhe nė 140 jo. Norma mesatare e mbijetesės ka qenė 88,35% nė grupin me "ferrule effect" dhe 78,05% nė grupin pa "ferrule effect".
Nuk ėshtė observuar asnjė diferencė statistikisht e rėndėsishme nė analizėn e pėrgjithshme tė dėshtimit, edhe pse njė numėr mė i madh i dėshtimeve ėshtė verifikuar te restaurimet pa "ferrule effect".


Konkluzione
Nga rezultatet e meta-analizės aktuale, tė cilat duhet tė konfirmohen mė tej me studime analoge, mund tė dalim nė pėrfundimin se "ferrule effect" nuk duket se redukton nė mėnyrė statistikisht tė konsiderueshme, normėn e dėshtimit tė restaurimeve tė dhėmbėve tė trajtuar nė mėnyrė endodontike tė rikonstruktuar me ndihmėn e kunjave me fibėr.


Implikime klinike
Rezultatet e kėtij studimi mund tė ndihmojnė mjekun qė tė vendosė sesi tė rregullojė njė dhėmb qė ėshtė trajtuar mė parė nė mėnyrė endodontike dhe ka njė humbje tė madhe tė indit dentar, sepse "ferrule effect" mund tė mos jetė faktori kryesor pėr sjelljen biomekanike optimale.
Nevojiten mė shumė studime tė kontrolluara dhe tė randomizuara pėr tė vendosur njė protokoll klinik efikas nė kohė pėr rikonstruksionin e dhėmbėve tė trajtuar nė mėnyrė endodontike.


Pėr mė shumė informacione:
Victor Eduardo de Souza Batista, Sandro Basso Bitencourt, Natįlia Almeida Bastos, Eduardo Piza Pellizzer, Marcel Coelho Goiato, e Daniela Micheline dos Santos. Influence of the ferrule effect on the failure of fiber-reinforced composite post-and-core restorations: a systematic review and meta-analysis. J Prosthet Dent 2020;123(2):239-45.


Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 31 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D