Si tė reduktojmė dhimbjen dhe sėmundshmėrinė post-operative te fėmijėt pas ekstraksioneve me anestezi gjenerale

Pedodonci | 1 Prill 2020 |

Si tė reduktojmė dhimbjen dhe sėmundshmėrinė post-operative te fėmijėt pas ekstraksioneve me anestezi gjenerale

Nga Lara Figini


Shpesh te fėmijėt ekstraksionet e shumė dhėmbėve tė qumėshtit qė janė me karies kėrkojnė kryerjen e procedurės nėn anestezi gjenerale (GA), kryesisht pėr motive qė lidhen me menaxhimin e pacientit tė vogėl.

Ky lloj trajtimi mund tė provokojė sėmundshmėri fizike dhe psikologjike, duke shkaktuar ankth, tė qara, dhimbje dhe trauma psikologjike (makthe, kujtime tė kėqija, depresion).

Tipologjia e kėrkimit dhe modaliteti i analizės
Nė njė studim tė publikuar nė British Dental Journal nė tetor 2019, autorėt kanė hetuar dhimbjen post-operative tė fėmijėve, sėmundshmėrinė, kėnaqjen e familjarėve gjatė dhe pas ekstraksioneve nė fushėn dentare.

Nė College Hospital, Londėr, autorėt kanė marrė tė dhėnat nga 143 fėmijė rreth dhimbjes qė vetė-referuar, duke pėrdorur Faces Pain Scale-Revised (FPS-R), pre dhe post-operative dhe pas njė jave nėpėrmjet njė interviste telefonike, siē pėrmendet nga prindėrit/kujdestarėt e fėmijės.

Prindėrve tė pacientit tė vogėl i ėshtė kėrkuar, pėr mė tepėr qė tė plotėsojnė njė pyetėsor pėr sjelljen e fėmijės nė spital dhe pėr kėnaqėsinė e tyre nga trajtimi.

Rezultate
Fėmijėt e analizuar nė studim, kishin njė moshė mesatare 6 vjeē dhe kanė pasur tė paktėn 7 ekstraksione secili. Nė rastet nė tė cilat ėshtė administruar Fentanil me rrugė intravenoze (IV) (n=69), i vetėm (n=11) ose nė kombinim me paracetamolin (n=58) fėmijėt kanė treguar njė probabilitet 0,17 herė mė tė lartė qė nuk kanė pasur dhimbje post-operative nė krahasim me ata qė kanė marrė vetėm paracetamol (regresioni logjistik, p=0,006).

Pas njė jave 99% e familjeve kanė deklaruar se janė tė kėnaqur nga shėrbimi dhe 11% referonte se fėmija i tyre kishte probleme post-operative.

Konkluzione
Nga tė dhėnat e nxjerra nga ky studim, qė duhet tė konfirmohen me punime tė tjera analoge, mund tė dalim nė pėrfundimin se tre tė katėrtat e fėmijėve referojnė dhimbje pas ekstraksioneve tė dhėmbėve tė qumėshtit me anestezi gjenerale (GA).

Administrimi i paracetamolit dhe fentanil me rrugė intravenoze redukton dhimbjen post-operative.

Implikime klinike
Nė rastet kur mjeku duhet tė kryejė ekstraksione dentare tė shumta te pacientėt nė moshė pediatrike administrimi i paracetamolit dhe fentanilit me rrugė intravenoze ndihmon nė reduktimin e dhimbjes post-operative.

Pėr mė tepėr: Areej Ali Alohali, Nourah Al-Rubaian, Chrysoula Tatsi, Sanjeev Sood, Marie Therese Hosey. Post-operative pain and morbidity in children who have tooth extractions under general anaesthesia: a service evaluation. British Dental J 2019;227(8):713-8.

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 34 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D