Kanalet e patrajtuara dhe dėshtimet nė endodonci

Endodonci | 18 Mars 2020 |

Kanalet e patrajtuara dhe dėshtimet nė endodonci

Simona Chirico


Njė kanal rrėnje i patrajtuar ėshtė njė nga shkaqet kryesore tė dėshtimit nė endodonci. Mungesa e dezinfektimit dhe formėsimit tė njė kanali rrėnje mund tė pėrcaktojė praninė e njė rezervuari bakteresh, qė mund tė ēojė nė njė periodontit apikal persistent dhe mund tė ketė njė impakt nė rezultatin e trajtimit. Njė kanal i patrajtuar nė mėnyrė endodontike mund tė jetė rezultat i njohurisė sė limituar tė njė profesionisti nė lidhje me anatominė e dhėmbit, kompleksitetin nė konfigurimin e kanalit ose gabimet procedurale (siē ėshtė aksesi i papėrshtatshėm i projektimit tė kavitetit).
Pra cila ėshtė influenca ndėrmjet njė kanali tė patrajtuar dhe lidhja e tij me praninė e lezioneve periapikale qė shkaktojnė dėshtimin endodontik? Baruwa et. al pėrpiqet qė t'i pėrgjigjet kėsaj pyetjeje, nė studimin e publikuar nė Journal of Endodontics nė janar 2020.

Materiale dhe metoda
1160 skanime pre-ekzistuese me CBCT nga 8 qendra tė ndryshme shėndetėsore u vlerėsuan nga janari deri nė dhjetor 2018 nga 5 observues tė ndryshėm tė kalibruar.  2305 dhėmbė tė trajtuar nė mėnyrė endodontike u identifikuan nė njė mostėr prej 20,836 dhėmbėsh (27,046 rrėnjė). Tė gjithė dhėmbėt e trajtuar nė mėnyrė endodontike u vlerėsuan pėr praninė ose mungesėn e kanaleve tė rrėnjėve qė mungonin dhe lezioneve periapikale.
Testi Z pėr proporcionet u pėrdor pėr tė analizuar diferencat ndėrmjet grupeve dhe njė odds ratio u llogarit nė mėnyrė qė tė analizohej lidhja ndėrmjet kanaleve qė mungojnė dhe lezioneve. P<.05 u konsiderua i rėndėsishėm nė mėnyrė statistikore.

Rezultate
Prevalenca e kanaleve qė mungojnė ishte 12.0% dhe dhėmbėt me kanale tė patrajtuara lidheshin me patologji periapikale nė 82.6% tė rasteve. Rrėnjėt qė kanė pėrqindjen mė tė lartė tė kanaleve qė mungojnė ishin 12% dhe dhėmbėt me kanale tė patrajtuara lidheshin me patologji periapikale nė 82,6% tė rasteve. Rrėnja qė kishte pėrqindjen mė tė lartė tė kanaleve qė mungonin (62.8%) ishte ajo meziobukale e molarit tė parė maksilar, duke qenė se lidhet me lezionet periapikale nė 75,2% tė rasteve. Rrėnjėt meziobukale tė molarit maksilar qė kishin njė kanal qė mungonte kishin 3.1 herė mė shumė mundėsi qė tė lidheshin me patologjinė periapikale sesa molarėt maksilarė me tė gjitha kanalet e identifikuara dhe trajtuara.

Konkluzione
Duke marrė nė konsideratė kėtė studim, ka njė prevalencė tė lartė tė lezioneve periapikale kur kemi kanale qė mungojnė apo janė tė patrajtuar qė shkaktojnė dėshtim endodontik. Kjo influencon prognozėn e dhėmbėve tė trajtuar nė mėnyrė endodontike. Pėr kėtė arsye ėshtė e rėndėsishme qė tė kemi njohuri mbi anatominė e dhėmbėve, konfigurimet e kanalit tė rrėnjės dhe variacionet e mundshme, pėrpara se tė fillojmė me trajtimin endodontik.

Pėr mė tepėr: The Influence of Missed Canals on the Prevalence of Periapical Lesions in Endodontically Treated Teeth: A Cross-sectional Study

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 46 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D