Rezistenca e instrumenteve rrotullues nė NiTi ndaj lodhjes nė kanalet me hark dhe me aksese me kėnd

Endodonci | 13 Mars 2020 |

Rezistenca e instrumenteve rrotullues nė NiTi ndaj lodhjes nė kanalet me hark dhe me aksese me kėnd


Instrumentet rrotulluese nė nikel-titan (NiTi) mund tė paraqesin njė risk mė tė madh tė frakturės intra-operative nė brendėsi tė kanalit radikolar.
Mund tė afirmojmė se:
- fraktura mund tė verifikohet pėr shkak tė insuficiencės torsionale ose lodhjes ciklike;
- lodhja ciklike duket se ėshtė shkaku mė i shpeshtė i frakturave "tė papritura";
- fraktura ciklike e lodhjes verifikohet me propagandėn nė rritje tė shkaktur nga kėrkesat e vazhdueshme tė tėrheqje-kompresion kur file pozicionohet nė kanalet me hark.
Njė nga variablat mė tė rėndėsishme tė pėrfshira nė frakturėn e instrumentit ėshtė rrezja e lakimit. Kjo variabėl anatomike kryen njė rol thelbėsor, veēanėrisht nė formėn e shkronjės S. Njė parametėr tjetėr ėshtė vendosja e anuar e file nė kanalin qė varet nga konfigurimi i aksesit anatomik dhe nga aftėsitė e profesionistit.

Tipologjia e kėrkimit dhe modaliteti i analizės
Nė njė studim in vitro, tė publikuar nė Journal of Endodontics nė mars 2020, autorėt kanė krahasuar influencat qė mund tė kenė akseset nė kėnde tė ndryshme dhe rrezet e pėrthyerjes nė rezistencėn ndaj lodhjes cicklike tė file rrotullues nė nikel-titan.
Janė analizuar dy tipe tė sistemeve rrotulluese nė NiTi:
- 2Shape (TS; MicroMega, Besanēon, Francia);
- HyFlex CM (HCM; Coltene/Whaledent, Allstätten, Svizzera).
Njė total prej 192 instrumentesh TS # 25/.04 (TS1), TS # 25/.06 (TS2), HCM # 25/.04 dhe HCM # 25/.06 janė vlerėsuar me 3 kėnde vendosjeje (0°, 10° dhe 20°) dhe 2 rreze (5 mm dhe 3 mm) nė kanalet artificiale me njė harkim 60° nė ēelik tė paoksidueshėm 16 mm.
Rezistenca ndaj lodhjes ciklike ėshtė pėrcaktuar nga numri i cikleve tė nevojshme pėr frakturim (NCF) duke pėrdorur njė pajisje tė personalizuar testimi. Tė dhėnat janė analizuar statistikisht me rėndėsinė e nivelit tė vendosur me 95%.

Rezultate
Nė kanalin me rreze 3 mm instrumentet kanė treguar njė rezistencė ndaj lodhjes ciklike mė tė ulėt nė krahasim me kanalin me rreze 5 mm (P <0.5). HCM # 25/.06 dhe tė gjithė instrumentet konikė .04 kanė treguar njė reduktim tė konsiderueshėm tė NCF me kėnd 20° dhe 10 ° tė futjes nė kanalin me rreze 3 mm (P <0.5), ndėrsa TS2 nuk ka treguar diferenca tė konsiderueshme.
Nė 5 mm, edhe pse instrumentet konikė .06 nuk kanė pasur njė reduktim tė konsiderueshėm tė NCF pėr secilin kėnd tė testuar, file konikė 0.4 kanė treguar njė reduktim tė konsiderueshėm tė NFC kur janė testuar nė 20° (P <0.5).
Duke krahasuar instrumentet me pėrmasa tė njėjta, HCM ka treguar njė NCF mė tė lartė tė TS (P <0.5). Instrumentet .04 kanė shfaqur njė NCF mė tė lartė nė krahasim me ato .06 me tė njėjtin trajtim termik (P <05).

Konkluzione
Nga tė dhėnat e nxjerra nga ky studim, qė duhet tė konfirmohen me punime tė tjera analoge, mund tė dalim nė pėrfundimin se njė futje me kėnd nė kanale mund tė reduktojė rezistencėn ciklike ndaj lodhjes sė instrumenteve tė trajtuar nė mėnyrė termike me njė konicitet .04 me tė gjitha rrezet e testuara.
Efekti sinergjik i njė rrezeje tė vogėl dhe tė kėndit tė aksesit tė instrumenteve tė trajtuara nė mėnyrė termike redukton rezistencėn e tyre ndaj lodhjes.

Implikime klinike
Mjeku duhet tė jetė i ndėrgjegjshėm se pėrballė kanaleve shumė tė harkuara qė duhen trajtuar nė mėnyrė endodontike dhe duhet tė kemi akses me file me kėnd risku i frakturės ėshtė i madh, sepse kėto faktorė reduktojnė rezistencėn ndaj lodhjes sė file nikel-titan tė trajtuar termikisht.

Pėr mė tepėr:
Pedullà E, La Rosa GRM, Virgillito C, Rapisarda E, Generali L. Cyclic fatigue resistance of nickel-titanium rotary instruments according to the angle of file access and radius of root canal. J Endod 2020 Mar;46(3):431-6.

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 34 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D