Nikel titan VS M-Wire vs Gold Wire: cila lidhje garanton formėsimin mė tė mirė tė kanalit radikolar?

Endodonci | 18 Shkurt 2020 |

Nikel titan VS M-Wire vs Gold Wire: cila lidhje garanton formėsimin mė tė mirė tė kanalit radikolar?

Nga Simona Chirico


Gjatė kėtyre viteve janė krijuar lloje tė ndryshme instrumentesh rrotulluese pėr formėsimin e kanalit radikolar. Qėllimi i pėrdorimit tė kėtyre instrumenteve ishte respektimi i anatomisė sė kanalit origjinal dhe shmangia e shformimeve, rrugėve tė rreme dhe perforimeve.

Instrumentet rrotulluese mund tė jenė me tipologji tė ndryshme, nė bazė tė lidhjes sė tyre metalike: nikel titan, M-Wire, Gold Wire.
Cila ėshtė lidhja mė e mirė?

Tipologjia e kėrkimit dhe modaliteti i analizės
Studimi i Van Der Vyver et al., i publikuar nė Journal of Endodontics nė janar 2019, ėshtė pėrpjekur t'i japė pėrgjigje kėsaj pyetjes, duke vlerėsuar formėsimin e kanalit radikolar tė kryer me instrumente qė kanė kėto lidhje.

135 kanale mezio-vestibulare tė molarėve superiorė humanė tė ekstraktuar janė ndarė nė mėnyrė rastėsore nė 3 grupe tė barabarta (N=45) pėr formėsimin kanalar, nėpėrmjet pėrdorimit tė: K-file (KF) (Dentsply Sirona, Ballaigues, Zvicėr), One G (OG) (Micro-Mega, Besancon, Francė) dhe file ProGlider (PG) (Dentsply Sirona). Kampionet janė ndarė nė mėnyrė tė barabartė nė 3 grupe pėr instrumentimin me sistemet ProTaper Next (PTN, Dentsply Sirona), One Shape (OS, Micro-Mega) dhe WaveOne Gold (WOG, Dentsply Sirona) (n = 15).

Imazhet tomografike tė mikrokompjuterizuara janė pėrdorur nė skanimin e dhėmbėve pėrpara instrumentimit dhe pas tij, pėr tė krahasuar raportin e qendėrzimit dhe vlerat e transportit tė kanalit nė nivelin apikal, nė njė tė tretėn e mesit dhe tė kurorės dhe variacionet e pėrgjithshme tė vėllimit tė kanalit. Grupi i tė dhėnave ėshtė analizuar statistikisht (analiza e variancės dhe testi H i Kruskal-Wallis).

Rezultate
Raportet e qendėrzimit pėr tė gjitha grupet ishin statistikisht tė ngjashme nė tė gjitha nivelet. Transporti i kanalit apikal ishte mjaft i lartė pėr K-file/OS dhe K-file/PTN (P=.003). Shformimi i kanalit ishte mjaft i madh pėr K-file/PTN, K-file/OS dhe OG/OS (P=.0003).
Shformimi i kanalit nė nivelin e kurorės ėshtė observuar mjaft i madh pėr K-file/PTN e K-file/OS (P=.011).

Variacioni mė i lartė nė vėllimin e kanalit ėshtė observuar me tė gjitha grupet PTN dhe mė i ulėti me PG/WOG (P=.06).

Konkluzione
Instrumentet Gold-Wire tė kombinuar me Proglider kanė treguar njė aftėsi mė tė mirė tė modelimit tė kanalit radikolar, me njė heqje tė vogėl tė dentinės nga muret e kanalit. Instrumentet nė nikel-titan (OS) dhe M-Wire (PTN) tė pėrdorur nė kombinim me KF shkaktonin njė shformim mė tė madh.

Pėr mė tepėr:
van der Vyver PJ, Paleker F, Vorster M, de Wet FA. Root canal shaping using nickel titanium, M-Wire, and Gold Wire: a micro-computed tomographic comparative study of one shape, ProTaper Next, and WaveOne Gold instruments in maxillary first molars. JOE 2019;45(1):62-7.

Pėrkthimi: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 31 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D