Cili irrigues nuk interferon nė adezionin e kunjave nė fibra?

Endodonci | 9 Shtator 2019 |

Cili irrigues nuk interferon nė adezionin e kunjave nė fibra?

Nga Lara Figini


Pėr restaurimin e dhėmbėve tė trajtuar nė mėnyrė endodontike, tė cilėt janė dėmtuar shumė pėrdoren kunjat nė fibra, sepse moduli i tyre elastik i ngjashėm me atė tė dentinės mund tė reduktojė riskun e frakturės radikolare gjatė mastikacionit.

Pėrpara se tė kryhet cementimi i kunjės nė fibra, kanali radikolar duhet tė pėrgatitet duke hequr pjesėrisht mbushjen edodontike dhe gjatė kėsaj faze 1/3 cervikale dhe 2/3 cervikale apo dentina nėn to janė vulnerabėl nga kontaminimi mikrobial prandaj ėshtė e nevojshme njė larje mė pas pėr tė dezinfektuar dhe hequr mbetjet e mundshme tė produkteve.

Hipokloruri i natriumit, qė ėshtė edhe solucioni mė i rekomanduar nė trajtimet kanalare, pėr fat tė keq nė kėtė fazė nuk ėshtė i kėshillueshėm sepse interferon negativisht me adezionin e cementeve rezinoze tė pėrdorura pėr tė cementuar kunjat.

Pėr kėtė qėllim janė propozuar substanca tė tjera ndėrmjet tė cilave klorheksidinė diglukonat, acid fosforik dhe acid etilendiaminotetraacetik (EDTA); megjithatė, efektet e tyre anėsore dhe/ose vetitė antimikrobiale tė reduktuara nuk inkurajojnė pėrdorimin.

Tipologjia e kėrkimit dhe modaliteti i analizės
Nė njė studim in vitro, tė publikuar nė Journal of Prosthetic Dentistry nė korrik 2019, autorėt kanė vlerėsuar efektin e irrigimit tė hapėsirės endodontike post-pėrgatitje pėr vendosjen e kunjit nė fibra, duke pėrdorur 1% acid peracetik (PA) me (LH) tė ulėt ose pėrqendrim tė lartė tė peroksidit tė hidrogjenit (HH) nė lidhjen e adezionit dhe penetrimit nė tubthat dentinalė tė cementit rezinoz adeziv (RelyX U200).

Pas pėrgatitjes sė vendosjes sė kunjit 60 dhėmbė tė trajtuar nė mėnyrė endodontike janė ndarė nė katėr grupe (n = 15) nė bazė tė protokollit tė irrigimit:
• Grupi 1 CG (kontrolli), irrigimi me ujė tė distiluar;
• Grupi 2 ose NA (NaOCl), irrigimi me hipoklorurin e natriumit me 2,5%;
• Grupi 3 ose LHPA, irrigimi me acidin peracetik PA me njė pėrqendrim tė peroksidit tė hidrogjenit;
• Grupi 4 ose HHPA, irrigimi me PA dhe me pėrqendrim tė lartė tė peroksidit tė hidrogjenit.

Pra te provėzat janė cementuar kunja nė fibra me cement rezinoz autoadeziv. Nėpėrmjet mikroskopit me skanim konfokal janė marrė seksione transversale dhe janė kryer teste tė shkėputjes (push-out) dhe teste tė penetrimit tė cementit.

Tė dhėnat e marra nga testet e push-out janė vlerėsuar duke pėrdorur testin Kruskal-Wallis dhe Dunn (korrigjimi i Bonferroni) (a = .05).

Rezultate
Vlerat e forcės sė lidhjes nė 1/3 cervikale sė CG kanė rezultuar mė tė larta se ato tė grupit NA (P = .035), por tė ngjashme me ato tė grupeve tė tjera (P = .05). Nė pjesėt e tjera vlerat e CG dhe LHPA ishin tė ngjashme ndėrmjet tyre (P = .05) por mė tė larta se ato tė NA dhe HHPA (P<.001).

Norma e penetrimit tė vlerėsuar nėpėrmjet mikroskopit me skanim konfokal ka zbuluar rezultate tė ngjashme nė 1/3 cervikale pėr tė gjitha grupet (P = .075), me pėrjashtim tė NA qė ka ofruar penetrim mė tė vogėl.

Nė pjesėt e mbetura tė cervikales, CG dhe LHPA kanė ofruar normė mė tė lartė penetrimi (P = .015).

Konkluzione
Nga tė dhėnat e nxjerra nga ky studim in vitro, qė duhen tė konfirmohen me punime tė tjera in vitro dhe punime klinike analoge, mund tė dalim nė pėrfundimin qė pėrdorimi i acidit peracetik shtesė me pėrqendrime tė ulėta tė peroksidit tė hidrogjenit, si irrigues kanalar pas fazės sė pėrgatitjes pėr vendosjen e kunjit, nuk sjell efekte negative te forca e lidhjes adezive dhe te penetrimi nė tubthat dentinalė tė cementit rezinoz tė pėrdorur pėr tė cementuar kunjat.

Implikime klinike
Hapėsira e krijuar pėr vendosjen e kunjave nė fibra duhet tė irrigohet me solucione qė nuk interferojnė me forcėn e lidhjes dhe penetrimit nė tubthat dentinalė tė cementeve rezinoze tė projektuar pėr tė cementuar kunjat.
Acidi peracetik mund tė jetė njė opsion i vlefshėm, edhe pse efektet e formulimeve tė ndryshme nė dentinėn radikolare nuk janė pėrcaktuar ende.

Pėr mė tepėr:
Belizįrio LG, Kuga MC, Hungaro Duarte MA, Só MVR, Keine KC, Pereira JR. Effect of fiber post space irrigation with different peracetic acid formulations on the bond strength and penetration into the dentinal tubules of self-etching resin cement. J Prosthet Dent 2019 Jul;122(1):46.e1-46.e7.

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 34 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D