Njė rrugė e re pėr kurimin e kavitetit karioz

Endodonci | 7 Gusht 2019 |

Njė rrugė e re pėr kurimin e kavitetit karioz

Nga Debora Bellinzani


Amalgama ėshtė shumė rezistente ndaj kohės por nuk ėshtė estetike dhe pėrmbaja e merkurit nė tė nxit shqetėsime, ndėrsa rezinat kompozitė kanė ngjyrėn e smaltit por nuk janė shumė rezistente ndaj kohės dhe nuk pėrshtaten shumė nė kavitete tė zgjeruara apo te dhėmbėt qė kanė ngarkesat mė tė mėdha. Por a ėshtė e mundur qė tė ekzistojė njė rrugė tjetėr qė mund tė ofrojė karakteristikat pozitive tė kėtyre materialeve dhe tė rregullojė defektet?
Duket se disa kėrkues kinezė dhe kanadezė, edhe pse ende nė fazė eksperimentale, kanė gjetur diēka sė fundmi: kanė realizuar dhe testuar njė material rezistent, qė zgjat nė kohė dhe me ngjyrė tė ngjashme me smaltin. Pėr mė tepėr materiali i ri lejon tė mos provokohen reaksione alergjike sepse ka origjinė organike: edhe pse mund tė tingėllojė ēuditshėm ky material ėshtė realizuar duke pėrdorur si bazė acidet biliare.
"Duke u nisur nga substancat acide qė prodhohen nga mėlēia pėr tė tretur yndyrnat, kemi arritur tė prodhojmė njė substancė jashtėzakonisht tė fortė dhe rezistente qė ėshtė pėrgjigjur nė mėnyrė optimale ndaj tė gjitha testeve qė i ėshtė nėnshtruar nė laboratorėt tanė," - shpjegon Julian Zhu, kėrkues nė departamentin e kimisė nga Universiteti i Montrealit, nė Kanada; "biokompaktibile nga natyra, kjo substancė ka treguar se ka veti mekanike dhe aftėsi tė adezionit mė tė larta sesa rezinat kompozitė qė janė aktualisht nė treg dhe qė pėrdoren pėr mbushje."


Kompozitat e pėrdorura zakonisht janė pėrbėrė nga njė rezinė bazė nė tė cilėn janė inkorporuar pjesėza nga materiale tė tjera si kuarci, xhami ose porcelani pėr tė shtuar fortėsinė dhe rezistencėn; kėto materiale shtesė pėrbėjnė tė ashtuquajturin filling, tė veshur nga njė adeziv (silan vinyl) pėr tė aderuar nė rezinė. Nė pjesėn mė tė madhe tė kompozitave matrica organike ėshtė pėrbėrė nga e ashtuquajtura rezinė Bowen, Bis-GMA me bazė bisfenoli A glycidylmethacrylate, qė ėshtė njė nga materialet me tė cilat substanca e re ėshtė krahasuar. Rezultatet janė publikuar nė revistėn Applied Materials & Interfaces.
"Elementet e parė qė kemi testuar janė fortėsia dhe rezistenca, sepse pikėrisht kėto lidhen me disa nga defektet e rezinave kompozitė: gjatė polimerizimit, pra procesi i forcimit ato krijojnė tė ashtuquajturin stres nga kontraktimi qė mund tė krijojė pasaktėsi mikroskopike tė mbylljes marginale tė mbushjes," - shkruar kėrkuesi. "Nė lidhje me kėtė aspekt, krahasimi me materialin e ri ka favorizuar kėtė tė fundit duke demonstruar se substanca qė vjen nga acidet biliare ruan kompaktėsinė sė bashku me njė kapacitet adezioni nė mėnyrė kompleksive superior ndaj rezinave kompozitė."


Reaksionet e materialit tė ri ndaj temperaturave tė larta dhe vetive tė tij mekanike kanė lejuar kėrkuesit qė tė pohojnė se nė mėnyrė kompleksive shėrbimet janė mė tė mirė nė krahasim me ato tė rezinave kompozitė dhe qė pėr mė tepėr mund tė pėrmirėsohen mė tej. "Edhe pse rezultatet nė lidhje me estetikėn kanė qenė tė kėnaqshme: ngjyra e arrirė me materialin e ri lidhet me gamėn e rezinave kompozitė qė pėrdoren tashmė," - pėrmbyll kėrkuesi. "Edhe pse analiza duhet tė thellohet mė tej mund tė themi me siguri se nė vitet e ardhshme stomatologėt mund tė kenė nė dispozicion njė material pėr mbushje mė tė fortė dhe mė rezistent me kalimin e kohės sesa rezinat, me pamje mė tė mirė sesa amalgama dhe mbi tė gjitha mė kompaktibėl nė krahasim me tė gjitha materialet e disponueshme ditėt e sotme."

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 41 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D