Cementimi adeziv apo ai konvencional i kurorave?

Protezim | 2 Korrik 2019 |

Cementimi adeziv apo ai konvencional i kurorave?

Nga Lorenzo Breschi


Nė ditėt e sotme, materialet e zgjedhura pėr restaurimet e kurorave teke janė disilikati i litiumit dhe zirkoni.

Tė dy tė kėto materiale mund tė vishen me qeramikė feldspathic ose tė pėrdoren si restaurime monolitike, duke ofruar shumė trajtime tė ndryshme dhe njėsoj efikase pėr restaurimin e dhėmbėve posteriorė dhe anteriorė.

Megjithatė, pėrsa i pėrket cementimit, pėrdorimi i njė trajtimi adeziv ose i njė protokolli cementimi konvencional ėshtė ende njė ēėshtje e diskutueshme.

Cementimi me rezinė adezive, siē tregohet nė studime tė ndryshme in vitro, mund tė rrisė retencionin dhe rezistencėn ndaj frakturės sė kurorave nė disilikat litiumi dhe tė pėrmirėsojė rezistencėn ndaj lodhjes sė kurorave nė zirkon.

Megjithatė, ėshtė sjellė njė procedurė sensibile multi-step ndaj aftėsisė sė profesionistit dhe kushteve nė tė cilat gjendet: pėr shembull, cementimi subgingival ėshtė hetuar nė shumė nė krahasim me atė supraginginval.

Nė kėto raste cementimi konvencional mund tė konsiderohet si njė alternativė e pranueshme ndaj cementimit adeziv, duke qenė mė pak impenjues nga pikėpamja klinike.

Tipologjia e kėrkimit dhe modaliteti i analizės
Njė rishikim i fundit sistematik, i redaktuar nga Maroulakos dhe ekipi i tij dhe i publikuar nė Journal of Prosthetic Dentistry nė maj 2019, ka analizuar shėrbimet klinike tė kurorave nė qeramikė qė mbėshteten nga dhėmbėt dhe ka pėrshkruar karakteristikat e komplikacioneve/dėshtimeve kur ėshtė pėrdorur cementimi adeziv ose konvencional.

2571 studime tė pėrshtatshme tė publikuar nga viti 2008 deri nė vitin 2018 janė identifikuar duke pėrdorur baza tė ndryshme tė dhėnash elektronike. Nga kėto studime vetėm 17 artikuj kanė pėrmbushur kriteret e pranueshmėrisė dhe janė pėrfshirė nė analizėn e cilėsisė.

Rezultate
Analiza ka nxjerrė qė normat e mbijetesės sė kurorave nė disilikat litiumi tė cementuara nė mėnyrė adezive varionin nga 83,5% deri nė 100% ndėrsa norma e mbijetesės pėr kurorat nė disilikat litiumi tė cementuara nė mėnyrė konvencionale ishte 98,5%.

Pėrqindjet e mbijetesės pėr kurorat nė zirkon qė janė cementuar nė mėnyrė adezive ishin nga 83,3% deri nė 100%, ndėrsa ato qė janė sjellė pėr kurorat nė zirkon tė cementuara nė mėnyrė konvencionale ndryshonin nga 82% deri nė 100%.

Komplikacioni mė i zakonshėm qė ėshtė hasur te kurorat ishte fraktura si pėr kurorat e cementuara nė mėnyrė adezive ashtu edhe pėr ato tė cementuara nė mėnyrė konvencionale. Ky komplikacion mund tė lidhet me trashėsinė e veshjes, me dizenjimin e bėrthamės nė zirkon ose me raportin e trashėsisė sė veshjes sė bėrthamės; ndėrkohė qė mund tė lidhet edhe me tipin e cementit.

Konkluzione
Autorėt pėrfundojnė se, nė bazė tė provave aktuale, cementimi adeziv dhe konvencional pėrkthehet nė rezultate klinike tė krahasueshme qoftė te kurorat teke nė disilikat litiumi qoftė te kurorat nė zirkon.

Pėr mė tepėr:
Maroulakos G, Thompson GA, Kontogiorgos ED. Effect of cement type on the clinical performance and complications of zirconia and lithium disilicate tooth-supported crowns: a systematic review. Report of the Committee on Research in Fixed Prosthodontics of the American Academy of Fixed Prosthodontics. JPD 2019;121(5):754-65.

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 30 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D