Influenca e gjendjes periodontale dhe periapikale tė dhėmbit nė momentin e ekstraktimit nė suksesin e implantit nė tė ardhmen

Endodonci | 31 Maj 2019 |

Influenca e gjendjes periodontale dhe periapikale tė dhėmbit nė momentin e ekstraktimit nė suksesin e implantit nė tė ardhmen

Nga Lara Figini


Kur njė stomatolog gjendet pėrballė nevojės pėr tė ekstraktuar njė element dentar pėr ta zėvendėsuar mė pas me njė implant nė tė njėjtėn pjesė duhet tė kihet siguria se gjendja e dhėmbit qė do ekstraktohet nuk interferon aspak nė suksesin e implantit tė ardhshėm.

Pėr shembull, njė burim i mundshėm i infeksionit mund tė jetė prania e njė lezioni periapikal nė pjesėn e ekstraksionit nė veēanti nė protokollet qė parashikojnė inserimin e menjėhershėm tė implantit.

Nė literaturė, studimet klinike mbi argumentin kanė sjellė tė dhėna kontradiktore mbi suksesin/dėshtimin e implanteve tė vėnė menjėherė nė pjesėt ku ishin tė pranishėm dhėmbė me lezione apikale.

Tipologjia e kėrkimit dhe modaliteti i analizės
Nė njė studim retrospektiv, tė publikuar nė Journal od Endodontics nė maj 2019, autorėt kanė vlerėsuar se gjendja endodontike dhe diagnoza e dhėmbėve pėrpara ekstraktimit tė tyre mund tė kenė njė impakt mbi planifikimin e trajtimit dhe mbi rezultatet e trajtimit implantar pasues.

Autorėt kanė mbledhur tė dhėna nga kartelat e 596 pacientėve suedezė qė i janė nėnshtruar terapisė implantare (2367 implante). Pacientėt janė klasifikuar nė bazė tė diagnozės pėr tė cilėn ka rezultuar i nevojshėm ekstraktimi i dhėmbit si nė vijim:
• PERIO (motivi i ekstraktimit: periodontit);
• KARIES (motivi i ekstraktimit: karies, periodontit apikal dhe/ose frakturė e rrėnjės);
• TJETĖR (motivi i ekstraktimit: trauma dhe motive tė tjera);
• MIKS (njė kombinim i motiveve tė mėsipėrme).

Autorėt, nė bazė tė kartelave dhe tė ekzaminimit klinik, kanė regjistruar kohėn e inserimit tė implantit menjėherė me inserimin e fiksuesit pas <7 ditėsh nga ekstraktimi, tė hershėm me inserimin e fiksuesit pas 1-7 javėsh, tė ndėrmjetėm (8-15 javė), tė vonuar (16-51 javė) dhe shumė tė vonuar me inserimin e fiksuesit pas 52 javė.

Janė regjistruar edhe tė dhėna rreth administrimit tė profilaksisė antibiotike, suksesit/dėshtimit implantar (humbjes sė implantit tė hershėm ose tė vonuar dhe perimplantitit) dhe gjendja e dhėmbit nė momentin e ekstraktimit (nėse ėshtė trajtuar nė mėnyrė endodontike: po/jo; nėse ėshtė i pranishėm njė lezion apikal: po/jo).

Rezultate
Pėr pjesėn mė tė madhe tė pacientėve (64%), ekstraktimi i dhėmbit ishte pėr shkak tė kariesit ose diagnozės qė lidhej me kariesin. 51% e tė gjithė dhėmbėve tė ekstraktuar ishin tė trajtuar nė mėnyrė endodontike.

Njė e treta e tyre tregonin shenja radiografike tė lezioneve apikale. Inserimi i menjėhershėm i implantit nė tė tilla pjesė rezultonte mė pak i shpeshtė.

Gjendja endodontike pėrpara ekstraktimit nuk rezulton e lidhur me administrimin e antibiotikėve ose me suksesin e trajtimit implantar.

Kategoria MIKS rezulton ajo qė lidhet mė sė shumti me humbje e parakohshme tė implantit. Kategoria PERIO rezulton tė jetė ajo qė rrezikohet mė shumė nga perimplantiti.

Konkluzione
Nga tė dhėnat e nxjerra nga ky studim retrospektiv, qė duhet tė konfirmohen me punime tė tjera analoge, mund tė dalim nė pėrfundimin se gjendja endodontike pėrpara ekstraktimit tė dhėmbit ka njė impakt tė limituar nė planifikimin e trajtimit implantar pasues dhe nuk lidhet me humbjen e parakohshme ose tė vonuar tė implantit as me perimplantitin.

Inserimi i implanteve menjėherė pas ekstraktimit tė dhėmbit ėshtė kryer jo shumė shpesh nė pjesėt nė tė cilat janė tė pranishėm elemente dentare me lezione periapikale.

Pėr mė tepėr:
Sebring D, Kvist T, Derks J. Indications for extraction before implant therapy: focus on endodontic status. J Endod 2019;45(5):532-7.

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 34 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D