Vlerėsimi i MTA dhe Biodentine si materiale tė pulpotomisė pėr dhėmbėt e qumėshtit qė janė ekspozuar ndaj kariesit

Pedodonci | 6 Mars 2019 |

Vlerėsimi i MTA dhe Biodentine si materiale tė pulpotomisė pėr dhėmbėt e qumėshtit qė janė ekspozuar ndaj kariesit

Nga Lucia Sardi


Qėllimi i studimit tė publikuar nė Clinical Oral Investigation nė shkurt ishte krahasimi i normave tė suksesit klinik dhe radiografik afatgjatė nė pulpotomitė e kryera me Biodentine dhe MTA te dhėmbėt e qumėshtit me ekspozimin pulpar nga kariesi.

Materiale dhe metoda
Pėr kėtė studim janė seleksionuar 44 molarė qumėshti mandibularė vitalė qė kėrkonin njė pulpotomi.

Kriteret e pėrfshirjes kanė qenė:
• Prania e dentinės me karies pėrreth pjesės sė ekspozimit pulpar;
• Mungesa e dhimbjes spontane;
• Asnjė ndjeshmėri nė perkusion ose prekje;
• Asnjė histori ėnjtjeje apo fistule;
• Asnjė shenjė radiografike pėr pėrthithjen e brendshme apo tė jashtme tė rrėnjės'
• Asnjė zgjerim i hapėsirės periodontale;
• Asnjė radiotransparencė periapikale ose nė degėzime;
• Mundėsia e restaurimit tė dhėmbit me njė kurorė nė ēelik tė paoksidueshėm.

Rezultate
Normat e suksesit klinik dhe radiografik, pas 2 vjetėsh follow-up, kanė qenė me 100% pėr grupin e MTA dhe 89.4% pėr grupin e Biodentine. Ndryshimi ndėrmjet grupeve nė normat e suksesit nuk ishte statistikisht i rėndėsishėm (p=0,646).

Konkluzione
Meqė Biodentine dhe MTA nuk kanė treguar ndonjė diferencė statistikisht tė rėndėsishme nė normat e suksesit kur aplikohen nė kufijtė kanalarė gjatė procedurave tė pulpotomisė autorėt kanė dalė nė pėrfundimin se koha mė e shkurtėr e forcimit dhe manipulimi i lehtė e bėjnė Biodentine mė tė preferueshme se MTA.

Megjithatė, janė tė nevojshme studime klinike me periudha mė tė gjata follow-up - i pėrpara se tė pėrkufizohet ēdo rekomandim pėrfundimtar.

Rėndėsia klinike
Ashtu siē ėshtė pranuar dhe afirmuar, njė ind me karies qė rrethon pjesėn e ekspozimit pulpar nėnkupton kontaminimin dhe inflamacionin e grupit enė gjaku-nerv dhe rezulton nė njė prognozė tė pasigurt dhe tė paparashikueshme qė lidhet me trajtimin e dhėmbėve.

Duke pėrdorur MTA dhe Biodentine pritet qė ato tė transformojnė procesin inflamator nė njė proces shėrimi falė pėrmbajtjes sė tyre me silikat trikalciumi dhe vetive tė tyre tė ndėrveprimit biologjik.

Pėr mė tepėr:
Ēelik BN, Mutluay MS, Arżkan V et al. The evaluation of MTA and Biodentine as a pulpotomy materials for carious exposures in primary teeth. Clin Oral Invest 2019;23(2):661-6.

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 51 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D