Kirurgjia orale te pacientėt e vegjėl

Pedodonci | 21 Shkurt 2019 |

Kirurgjia orale te pacientėt e vegjėl

Trajtimi te pacientėt e vegjėl kėrkon njė proces diagnostiko-terapeutik me kompetenca specifike

Nga Roberto Barone


Kirurgjia orale te fėmijėt zakonisht pėrcaktohet si njė kirurgji e vogėl, duke supozuar se te fėmijėt patologjitė janė tė lehta qė tė dallohen dhe qė manovrat kirurgjikale janė gjithnjė e mė tė vogla. Pėrveē kėtyre kur flitet pėr kirurgji mendimi i parė shpesh lidhet me operacionin, pa llogaritur qė akti kirurgjikal ėshtė vetėm njė nga fazat e trajtimit. Nė tė vėrtetė kur flitet pėr kirurgji orale te fėmija nėnkuptohet njė proces diagnostiko-terapeutik qė kėrkon kompetenca specifike pėrveē eksperiencės kirurgjikale tė maturuar tek adulti.
Vėshtirėsitė fillojnė me diagnozėn, qė kėrkon njohjen e patologjive specifike tė moshės. Sapo tė vendoset diagnoza duhet tė formulohet njė plan trajtimi racional dhe i detajuar. Nė kėtė pikė nuk na mbetet gjė tjetėr pėrveē kryerjes me saktėsi tė trajtimit kirurgjikal qė sidoqoftė duhet tė marrė parasysh karakteristikat anatomike dhe psikologjike tė vogėlushėve.

Diagnoza
Objektivat kryesore tė diagnozės janė:
• kuptueshmėria nėse ka njė patologji nė veprim apo njė patologji tė mundshme;
• identifikimi i patologjisė.
Para sė gjithash, kujtojmė qė jo tė gjitha anomalitė janė patologjike: pėr shembull, njė frenulum vestibular qė lidhet me diastemėn nuk konsiderohet mė njė patologji. Edhe pėr kėtė duhen pėrditėsime dhe rishikime tė rėndėsishme tė literaturės.
Shumė patologji tė vogėlushėve kanė njė dekurs tė shpejtė dhe prandaj ėshtė e rėndėsishme qė tė ndėrhyhet menjėherė. Pėr kėtė nuk mjafton vetėm identifikimi i patologjive nė veprim por duhen njohur edhe situatat klinike nė tė cilat ėshtė i mundur fillimi i njė patologjie dhe tė vendoset njė program kontrolli i afėrt.
Pėr shembull, infraokluzioni progresiv mund tė transformojė njė avulsion tė thjeshtė tė njė molari nė heqjen kirurgjikale tė njė dhėmbi qumėshti tė retinuar nė thellėsi me raporte qė rrezikojnė nervin e mjekrės, nervin alveolar inferior ose sinusin e nofullės.

Prania e dy serive tė dhėmbėve nė nofull qė ende nuk janė zhvilluar mirė e bėn tė vėshtirė identifikimin e saktė tė njė patologjie tė caktuar. Pėr shembull, nuk ėshtė gjithnjė e thjeshtė tė njihet prania e njė ose mė shumė dhėmbėve tė mbivendosur dhe tė dallohen dhėmbėt nė seri normale.

Plani i trajtimi
Plani i trajtimit parashikon kėshillimit me ortodontin nė pothuajse tė gjitha rastet. Objektivat e planit tė trajtimit janė:
• vendosja e indikacionit kirurgjikal;
• stabilizimi i kohėve sipas ortodontit;
• projektimi i ndėrhyrjes me detaje.

Jo tė gjitha patologjitė kanė nevojė pėr njė trajtim kirurgjikal: pėr shembull, njė mesiodens inverso i thelluar nuk kėrkon heqje nėse nuk ka simptoma ose nuk nevojitet trajtim ortodontik. Njė planifikim i saktė i ndėrhyrjes ėshtė supozimi i njė procedure tė pastėr kirurgjikale pa surpriza.

Ndėrhyrja
Qėllimi i ndėrhyrjes kirurgjikale ėshtė zgjidhja e patologjisė, duke minimizuar traumėn kirugjikale dhe psikologjike, duke kėrkuar favorizimin e njė shėrimi tė mirė. Njė kusht paraprak i rėndėsishėm ėshtė paraqitur nga zgjedhja e instrumenteve tė pėrshtatshme dhe tė pėrditėsuara. Faza kryesore tė ndėrhyrjes janė:
• pėrgatitja psikologjike dhe farmakologjike e pacientit;
• anestezia pa dhimbje;
• kryerja e ndėrhyrjes me teknika atraumatike dhe tė pėrshtatshme pėr njė rast, duke privilegjuar pėr shembull joinvazivitetin apo shpejtėsinė, duke pasur parasysh gjithmonė anatominė, rritjen dhe situatėn periodontale;
• dorėzimi (instruksionet, disponueshmėria, modelet).

Periudha post-operative
Detyrat e kirurgut nuk pėrfundojnė me ndėrhyrjen: pacienti duhet tė ndiqet deri nė fund tė zgjidhjes sė plotė tė patologjisė, duke parashikuar mundėsinė e pėrsėritjes ose tė patologjisė sė re qė mund tė lidhet me tė (pėr shembull, cistet ose dhėmbėt e mbivendosur qė dalin vonė).

Diskutime
Kur pacienti ėshtė njė fėmijė mėrzia nga terapia (apo overtreatment) rezulton veēanėrisht e urryer dhe mund tė nxisė momente nevrikosjeje te prindėrit. Shembujt qė ndeshim mė shpesh janė:
• ekzaminimet radiografike tė padobishme;
• administrimi i pamatur i antibiotikėve;
• narkoza pėr ndėrhyrjet e vogla.

Ekzaminimet invazive (radiografitė, veēanėrisht ato tredimensionale) janė shpesh tė kėrkuara si masa paraprake ose pėr tė shtyrė njė vendim qė nuk kanė qenė nė gjendje ta marrin. Kur ndiqet njė dekurs diagnostikues racional dhe koherent, ekzaminimet radiografike janė tė nevojshme pėr diagnozėn dhe pėr tė vendosur detajet nė planin e trajtimit. Imazhet tredimensionale janė shumė tė bukura por shpesh na tregojnė vetėm atė qė e dimė tashmė, si pėr shembull pozicionin vestibulo-lingual ose vestibulo-palatinal tė dhėmbėve tė mbivendosur, duke paguar pėr njė rrezatim tė kotė.

Stomatologėt shpesh janė akuzuar nga organizmat ndėrkombėtarė kompetentė pėr dhėnien e recetave tė kota (dhe pra tė dėmshme pėr individin dhe popullsinė) me antibiotikė nė tė gjitha llojet e ndėrhyrjeve. Zgjedhja e momentit tė pėrshtatshėm pėr tė vepruar ėshtė njė pikė thelbėsore e planit tė trajtimit. Nė shumė raste ėshtė patologjia ajo qė vendos pėr njė ndėrhyrje tė menjėhershme (pėr shembull, cistet) por shpesh ėshtė e mundur tė shtyhet pa shkaktuar dėmtime dhe tė pritet momenti i duhur pėr bashkėpunimin me pacientin nė mėnyrė qė ndėrhyrja me anestezi lokale tė jetė sa mė atraumatike edhe nga pikėpamja psikologjike. Sedacioni i ndėrgjegjshėm me protoksid azoti zgjidh shumė probleme nė rastet e fėmijėve qė nuk bashkėpunojnė. Narkoza duhet tė konsiderohet njė burim ekstrem dhe jo njė anksiolitik. Risqet e rėnda qė lidhen me narkozėn nuk justifikohen nė pjesėn mė tė madhe tė patologjive stomatologjike: komplikacionet e rėnda janė tė rralla ėshtė e vėrtetė por mund tė jenė tė pandreqshme.

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 51 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D