Pėrgatitja e "ferrule design effect" nė dėshtimin e rezistencės sė kurorės endodontike

Endodonci | 20 Shkurt 2019 |

Pėrgatitja e "ferrule design effect" nė dėshtimin e rezistencės sė kurorės endodontike

Tė dhėnat e njė studimi in vitro mbi kurorat nė disilikat litiumi me pėrgatitje tė kurorės endodontike dhe metodikės CAD/CAM

Nga Lara Figini


Veēanėrisht dhėmbėt nė sektorin latero-posterior, pas terapisė endodontike, kėrkojnė restaurime tė pėrshtatshme pėr tė rikthyer funksionalitetin mastikator. Kėto restaurime duhet tė jenė tė tillė qė tė reduktojnė nė minimum riskun e frakturės, pėrveēse tė garantojnė njė vulosje perfekte pėr tė parandaluar kontaminimin bakterial.

Dhėmbėt e trajtuar nė mėnyrė endodontike mund tė rifitohen duke pėrdorur metoda tė ndryshme, duke pėrfshirė restaurimet direkte dhe indirekte, e ndėrmjet atyre indirekte renditen metodika me mbulim parcial ose total, ku kjo e fundit ėshtė mėnyra e preferuar nga shumė stomatologė pavarėsisht sakrificės sė konsiderueshme tė strukturės dentare.

Projektimi i ndihmuar nga kompjuteri (CAD/CAM) ofron njė teknologji adezive qė parashikon njė restaurim tė kurorės endodontike, tė pėrshkruar si njė restaurim me mbulim total me njė pėrgatitje tė unazės periferike si shtesė e mbajtjes qendrore qė shtrihet nė hapėsirėn e dhomės pulpare nė brendėsi tė hyrjes kanalare.

Studime tė ndryshme tė literaturės sugjerojnė njė pėrgatitje me mbajtje qendrore 2 mm pėr tė ofruar karakteristikat e retencionit dhe rezistencės optimale tė restaurimit.

Tipologjia e kėrkimit dhe modaliteti i analizės
Nė njė studim in vitro, tė publikuar nė Journal of Prosthodontics nė janar 2019, autorėt kanė vlerėsuar sesa mund tė influencojė "ferrule effect" nė pėrgatitjen periferike nė rezistencėn ndaj frakturės sė dhėmbėve molarė mandibularė tė trajtuar nė mėnyrė endodontike me pėrgatitjen e kurorės endodontike.

Autorėt kanė marrė nė konsideratė molarėt e tretė mandibularė tė ekstraktuar, tė pėrgatitur me teknikėn e kurorės endodontike dhe janė ndarė rastėsisht nė tre grupe (n=12). Dy grupe kanė marrė njė pėrgatitje pėr unazė nė sipėrfaqen e jashtme tė kurorės me 1 dhe 2 mm respektivisht, nė pjesėn periferike nė drejtim apikal nė lidhje me pjesėn e sheshtė okluzale tė kurorės endodontike. Grupi i tretė nuk ka marrė pėrgatitje tė tjera periferike, por vetėm pėrgatitje tė kurorės endodontike.

Pėrgatitjet janė skanuar dhe rehabilituar me restaurime nė disilikat litiumi tė cementuara me njė rezinė autoadezive sipas metodikės CAD/CAM. Kampionėt janė ruajtur nė 37°C nė 98% lagėshti dhe pas 24 orėsh autorėt kanė testuar rezistencėn ndaj frakturės duke pėrdorur njė makinė testimit universal me pjerrėsi 45° nė lidhje me dhėmbin.

Rezultate
Nga rezultatet e kėtij studimi ka dalė qė kampionėt e kurorave endodontike tė pėrgatitur pa "ferrule effect" periferike ofrojnė njė rezistencė ndaj ngarkesės sė thyerjes nė mėnyrė tė konsiderueshme mė tė ulėt nė krahasim me kampionėt e pėrgatitur me "ferrule effect". Nė tė gjitha grupet ėshtė verifikuar njė numėr i lartė i frakturave dėshtuese.

Konkluzione
Nė bazė tė tė dhėnave tė sjella nga ky studim in vitro mund tė dalim nė pėrfundimin se "ferrule effect" nė pėrgatitjet e kurorės endodontike te dhėmbėt e trajtuar nė mėnyrė endodontike paraqet njė ndihmė tė rėndėsishme pėr rezistencėn duke rritur vlerat e frakturės sė ngarkesės.

Implikacione klinike
Pėr rehabilitimin protetik tė elementeve dentarė tė trajtuar nė mėnyrė endodontike qė janė nė sektorin latero-posterior stomatologu mund tė bėjė punė pėr pėrgatitjen e kurorės endodontike me shtimin e njė pėrgatitjeje periferike me unazė pėr tė shmangur frakturėn afatgjatė tė punimit.

Janė tė nevojshme studime tė tjera analoge pėr tė konfirmuar hetimet edhe pėr pėrshtatjen e restaurimit nė pėrgatitjen dentare pėr tė shmangur infiltrimet bakteriale pasuese dhe kariesin sekondar.

Pėr mė tepėr:
Einhorn M, DuVall N, Wajdowicz M, Brewster J, Roberts H. Preparation ferrule design effect on endocrown failure resistance. J Prosthodont 2019 Jan;28(1):e237-42.

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 38 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D