Fraktura vertikale e rrėnjės. Nga njė kėrkim vjen njė propozim i ri pėr ruajtjen e elementeve dentarė tė pėrfshirė

Endodonci | 30 Janar 2019 |

Fraktura vertikale e rrėnjės. Nga njė kėrkim vjen njė propozim i ri pėr ruajtjen e elementeve dentarė tė pėrfshirė

Lara Figini


Njė propozim interesant pėr zgjidhjen e frakturave vertikale tė rrėnjės ka qenė njė implantim i dytė i elementeve dentarė tė prekur nga fraktura vertikale e rrėnjės e riparuar me njė mbushje adezivi me bazė rezine qė mund tė parandalojė heqjen para kohe.


Fraktura e njė elementi dentar mund tė dallohet me shpeshtėsi mė tė madhe te dhėmbėt e dobėsuar nė krahasim me ato qė nuk janė trajtuar nga ana endodontike dhe mund tė ketė tė bėjė ose vetėm me kurorėn e dhėmbit ose me rrėnjėn ose me tė dyja.


Shenjat dhe simptomat e njė frakture vertikale tė rrėnjės janė:
- Dhembje kur goditet ose kur ushtrohet presion gjatė pėrtypjes
- Shfaqja e njė fistule nė anėn apikale ose laterale tė rrėnjės sė thyer
- Rezultat pozitiv i sondimit peri-kurorė dhe inter/peri-radikolar
- Radiotransparencė periapikale
Pėr fat tė keq nga ana radiografike fraktura vertikale e rrėnjės nuk rezulton e dukshme prandaj shumė shpesh ėshtė e vėshtirė pėr ta diagnostikuar. Diagnoza e saj reduktohet duke qenė nė mėnyrė ekskluzivisht klinike, nė bazė tė shenjave dhe simptomave tė lartpėrmendura. Terapia e saj pėr fat tė keq nė gjendjen aktuale ėshtė vetėm kirurgjikale nėpėrmjet heqjes sė elementit dentar tė pėrfshirė. Nė studimin e paraqitur tek International Endodontic Journal janė vlerėsuar 21 dhėmbė me rrėnjė teke tė prekur nga fraktura vertikale e rrėnjės. Pas heqjes me sa mė pak dhembje, pjesėt e thyera janė mbushur mes tyre, nėpėrmjet teknikave adezive, me njė mbushje me bazė rezine (4-metacrilossietil trimellitate anidride/metacrylate-tri-n-butil borano [4-META/MMA-TBB]). Dhėmbėt janė implantuar sėrish dhe janė splintuar me dhėmbėt afėr pėr dy javė. Autorėt kanė vlerėsuar pėr njė periudhė nga 0 deri nė 6 dhe 12 muaj indeksin e pllakės (PI), indeksin e gingivave (GI), thellėsinė e sondimit (PD) dhe nivelin e sulmit klinik (CAL). Ėshtė kryer edhe njė vlerėsim radiografik duke pėrdorur PAI score me kohė nga 0 deri nė 12 muaj. Pėrveē kėsaj ėshtė ekzaminuar lėvizshmėria e elementeve dentarė nė fjalė duke pėrdorur Periotest (PTV) me kohė 0 deri nė 1, 3, 6 dhe 12 muaj.

Dhėmbėt e implantuar sėrish janė krahasuar nė kėto parametra me dhėmbėt e anės tjetėr (dhėmbėt e kontrollit) dhe me dhėmbėt afėr. Rezultatet e marra nė kėtė studim janė si nė vijim:
Dy dhėmbė janė hequr muajin e parė pas implantit. PI, GI, CAL dhe PD e dhėmbėve tė implantuar sėrish kanė rezultuar nė mėnyrė tė konsiderueshme mė tė ulėt pėr gjashtė muaj (p<0,0001 pėr tė gjithė) dhe 12 muaj (p<0,0001 pėr tė gjithė) pas implantimit nė krahasim me kohėn 0, por vlerat nuk kanė rezultuar shumė ndryshe nga rezultatet e dhėmbėve tė kontrollit dhe tė dhėmbėve afėr. Lėvizshmėria (e pėrcaktuar nga PTV-ja, e dhėmbėve tė implantuar sėrish) u rrit nė mėnyrė tė konsiderueshme (P<0,0001) pas ndėrhyrjes sė implantimit por zvogėlohet nė krahasim me vlerat nė kohė 0 brenda 12 muajsh dhe nuk rezulton e ndryshme nė mėnyrė tė konsiderueshme nė krahasim me dhėmbėt e kontrollit. Edhe nė nivel radiografik PAI score i dhėmbėve me frakturė vertikale tė rrėnjės tė implantuar sėrish ėshtė shfaqur nė mėnyrė tė konsiderueshme mė e ulėt (P<0,05) pėr 12 muaj nė krahasim me kohėn bazė.
Nėse kėto rezultate do tė konfirmoheshin nga kėrkime tė fundit, do tė dilte konkretisht mundėsia pėr tė evituar heqjen e menjėhershme tė dhėmbėve tė prekur nga fraktura vertikale e rrėnjės. Riparimi nėpėrmjet teknikave adezive, jashtė zgavrės orale, i frakturės dhe implantimi pasues i dhėmbėve mund tė paraqesė njė rrugė tė re pėr t'u pėrshkruar si terapi pėr frakturėn vertikale tė rrėnjės.

Nėn kujdesin e: Lara Figini, koordinatore shkencore e Odontoiatria33

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 44 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D