Si tė shohim regjionet apikale tė kanaleve tė lakuar?

Endodonci | 16 Janar 2019 |

Si tė shohim regjionet apikale tė kanaleve tė lakuar?

Njė endoskop kanalar inovativ eksperimental mund ta lejojė kėtė gjė

Nga Lara Figini


Nė vitet e fundit endodoncia ka bėrė hapa gjigande qoftė falė futjes sė mikroskopit operativ qoftė falė Cone Beam (CBCT), qė paraqesin tashmė ndihma thelbėsore qė janė nė gjendje tė bėjnė sistemin kanalar gjithnjė e mė "tė dukshėm" pėr endodontistin.

Megjithatė, kanalet radikolarė me forma tė komplikuara, kanalet kolateralė dhe degėzimet kanalare paraqesin proksimitetet e apeksit tė rrėnjės, ashtu si kanalet e lakuar, nuk observohen as me pėrdorimin e mikroskopit operativ duke bėrė tė mundur diagnozėn e njė frakture, perforimit ose transportimit tė apeksit tek ato. Duhet shtuar edhe qė specialisti nuk mund tė pėrfitojė nga pėrdorimi i CBCT gjatė procedurave intra-operative.

Pėr tė kėrkuar pėrballjen me kėto problematika, aktualisht janė futur nė treg disa endoskopė kanalarė qė kanė njė limit nė lejimin e shikimit tė regjioneve apikale vetėm te kanalet relativisht tė drejtė dhe jo tek ato qė janė tė lakuar ose tė ngushtė.

Tipologjia e kėrkimit dhe modaliteti i analizės
Nė njė studim japonez in vitro, tė publikuar nė Journal of Endodontics nė dhjetor 2018, ėshtė ekzaminuar potenciali i njė endoskopi kanalar me njė konceptim tė ri, ende eksperimental, me fibra optike tė implementuara.
Endoskopi i ri ėshtė prodhuar duke pėrfshirė njė sondė dhe njė kompjuter personal. Sonda pėrbėhet nga njė fibėr optike (fibėr multimodale, Fujikura Ltd, Tokio, Japoni), nga njė lente me tregues tė gradientit (GRIN) (objektivi GRIN, Grintech GmbG, Jena, Gjermani), nga fibrat optike (fibra monomodale, Fujikura Ltd, Tokio, Japoni) dhe nga njė tub bakri i paoksidueshėm i punuar me dorė.

Fibra optike ka njė diametėr shumė tė hollė prej 600 mm, 3000 pixel dhe njė rezolucion me rreth 20 mm qė duhet tė lejojė kalimin e endoskopėve tė tjerė kanalarė tė cituar mė lart.

Ky endoskop i ri ėshtė testuar nga autorėt e studimit nė 3 tipe tė modeleve kanalare dhe te dhėmbėt e ekstraktuar pra nė modele kanalare tė drejtė dhe modele kanalare me dy lloje lakimi (10° dhe 30°).

Janė krahasuar imazhet e marra pėrmes mikroskopit operativ dhe kėtij endoskopi eksperimental dhe janė analizuar nė mėnyrė cilėsore dhe sasiore. Pėrveē kėsaj, janė observuar me tė dyja pajisjet linjat e frakturės nė 20 dhėmbė tė ekstraktuar.

Rezultate
Me mikroskopin operativ janė marrė imazhe tė vlefshme dhe me rezolucion tė qartė vetėm te kanalet e drejta, por jo te modelet me kanale tė lakuar. Ndėrsa me endoskopin e ri janė marrė imazhe tė vlefshme dhe me rezolucion tė lartė nė tė gjitha llojet e kanaleve, edhe tek ato tė lakuar. Gjithashtu te dhėmbėt e ekstraktuar nė linjat e frakturės dhe nė foramen apikal janė observuar mė qartė me endoskop sesa me mikroskopin operativ.

Konkluzione
Nga tė dhėnat e nxjerra nga ky studim, por qė duhet tė konfirmohen me studime tė tjera analoge, ky endoskop eksperimental me konceptim tė ri qė pėrdor njė fibėr optike shumė tė hollė ėshtė i dobishėm dhe efikas pėr saktėsinė e vizualizimit tė zonės apikale tė kanaleve radikolare tė lakuar.

Implikacione klinike
Endoskopi i ri kanalar eksperimental mund tė jetė i dobishėm si pajisje komplementare pėr njė diagnozė tė saktė nė terapinė endodontike sidomos te kanalet e lakuara.

Pėr mė tepėr
Shinji Yoshii, Masataka Fujimoto, Masahiro Okuda, Chiaki Kitamura. In vitro evaluation of a novel root canal endoscope for visualizing the apex of curved root canal models and an extracted tooth. J Endod 2018;44:1856-61.

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 49 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D