Efikasiteti i hipoklorurit tė natriumit dhe medikamenteve tė tjera kanalare kundėr Enterococcus faecalis

Endodonci | 19 Dhjetor 2018 |

Efikasiteti i hipoklorurit tė natriumit dhe medikamenteve tė tjera kanalare kundėr Enterococcus faecalis

Nga Lara Figini


Nga flora mikrobiale e disponueshme nė kanalet e dhėmbėve tė trajtuar nė mėnyrė endodontike me lezione radiotransparente periapikale persistente ndryshon shumė nga ajo qė gjendet zakonisht te dhėmbėt me pulpė nekrotike tė infektuar akoma tė patrajtuar.

Enterococcus faecalis ėshtė lloji i baktereve qė ėshtė zakonisht i pranishėm te dhėmbėt e trajtuar nė mėnyrė endodontike me lezione apikale persistente, madje edhe nė pėrqendrime nėntė herė mė tė larta se ato tė kanaleve me infeksione endodontike primare.

Karakteristikat kryesore tė E. faecalis janė: njė aftėsi mė e madhe adezioni, agresivitet mė i madh dhe rezistencė ndaj antimikrobialėve.

Tipologjia e kėrkimit dhe modaliteti i analizės
Nė njė studim in vitro, tė publikuar nė Australian Dental Journal nė qershor 2018 ėshtė analizuar efikasiteti i hipoklorurit tė natriumit dhe barnave tė tjera endodontike tė pėrdorura zakonisht kundėr E. faecalis tė kultivuar si biofilm nė njė shtresė tė dentinės.

Pėrveē hipoklorurit tė natriumit medikamentet e testuara kanė qenė:
• pasta ledermix (me kortikosteroide);
• hidroksidi i kalciumit;
• odontopaste (me klindamicinė);
• klorheksidinė 0,2%;
• kombinimi i ledermix dhe hidroksid kalciumi 50:50;
• kombinimi i odontopaste me hidroksid kalciumi 50:50.

Njė biofilm i E. faecalis ėshtė gjeneruar nė copėza dentine humane duke pėrdorur njė qelizė me fluks tė vazhdueshėm. Kampionėt e kėtij biofilmi janė vėnė nė kontakt me substancat e ndryshme antimikrobiale tė lartpėrmendura, pra ėshtė pėrcaktuar vitaliteti qelizor nėpėrmjet lidhjes nė seri dhe ėshtė numėruar numri i kolonive bakteriale persistente.

Analiza mikroskopike me skanim elektronik cilėsor tė biofilmit ėshtė kryer pas ekspozimit prej 48 orėsh pėr secilin agjent tė testit.

Rezultate
Hipokloruri i natriumit ka arritur eliminimin bakterial total. Lerdermix dhe odontopaste nuk kanė pasur efekte tė rėndėsishme nė biofilmin e E. faecalis. Kombinimet e Ca(OH)2/ledermix ose Ca(OH)2/odontopaste kanė reduktuar vitalitetin bakterial tė Faecalis tė mė shumė se 99% ndėrsa klorheksidinė 0,2% ka reduktuar numrin e baktereve me 97%.

Ėshtė parė, gjithashtu, qė efikasiteti antimikrobial i hipoklorurit tė natriumit rritet nė mėnyrė eksponenciale me rritjen e kohės sė ekspozimit. Eliminimi bakterial total ėshtė arritur nė mėnyrė tė parashikueshme pas 30 minutash ekspozimi.

Konkluzione
Nga tė dhėnat e nxjerra nga ky studim in vitro mund tė konfirmojmė qė hipokloruri i natriumit mbetet standardi i artė pėr eliminimin bakterial nė terapinė kanalare, veēanėrisht nė krahasim me Enterococcus faecalis nė lezionet periapikale persistente.

Edhe hidroksidi i kalciumit Ca(OH)2 i kombinuar me ledermix dhe odontopaste konsiderohet shumė efikas nė reduktimin e vitalitetit bakterial tė Faecalis.

Implikime klinike
Rezultatet e kėtij studimi in vitro sidoqoftė duhet tė konfirmohen me punime tė tjera analoge.

Pėr mė tepėr
Plutzer B, Zilm P, Ratnayake J, Cathro P. Comparative efficacy of endodontic medicaments and sodium hypochlorite against Enterococcus faecalis biofilms. Aust Dent J 2018 Jun;63(2):208-16.   https://onlinelibrary.wiley.com/doi/abs/10.1111/adj.12580

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 55 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D