Defektet dentinale pas ritrajtimit: a ekziston njė lidhje?

Endodonci | 24 Tetor 2018 |

Defektet dentinale pas ritrajtimit: a ekziston njė lidhje?

Ėshtė kryer njė studim klinik mikrokirurgjikal


Pėrballė njė dėshtimi tė trajtimeve kanalare primare nė pjesėn mė tė madhe tė rasteve ofrohet ritrajtimi, kurdo qė jepet indikacioni. Ritrajtimi kėrkon pėr fat tė keq njė instrumentim mekanik mė tė madh nė krahasim me trajtimin primar. Studime tė literaturės in vivo kanė demonstruar qė procedurat e ritrajtimit mund tė provokojnė njė dėmtim mė tė madh tė mureve dentinale me rritjen e formimit tė defekteve dentinale (Ustun, 2015).
Janė pėrkufizuar si defekte dentinale vijat e paplotėsuara qė duket se ndėrpresin integritetin e dentinės nė sipėrfaqen e rrėnjės, nuk ngjyrosen me blunė e metilenit dhe as nuk sondohen, por mund tė zgjerohen nga sipėrfaqja e rrėnjės sė jashtme drejt kanalit ose nga brenda kanalit radikolar drejt sipėrfaqes sė rrėnjės (Shemesh, 2009).
Transiluminimi me dioda (LED) ėshtė shumė i dobishėm pėr vizualizimin e kėtyre defekteve dentinale: ėshtė e dukshme edhe qė kėto tė fundit janė pėrgjegjėse pėr formimin e frakturave vertikale tė rrėnjės me njė efekt shkatėrrues te dhėmbėt.

Tipologjia e kėrkimit dhe mėnyra e analizės
Nė njė studim klinik mikrokirurgjikal tė publikuar nė Journal of Endodontics nė tetor 2018 ėshtė vlerėsuar nėse dhėmbėt qė kanė pasur njė ritrajtim endodontik janė kryesisht subjekt pėr tė treguar defekte dentinale nė krahasim me dhėmbėt nė tė cilėt ėshtė kryer vetėm trajtimi primar.
Janė analizuar 155 pacientė qė i janė nėnshtruar njė mikrokirurgjie periapikale nė njė klinikė private. Ekstremitetet e rrėnjės janė bėrė tė dukshme dhe janė inspektuar pėr tė identifikuar praninė e mundshme tė defekteve dentinale nėpėrmjet ndihmės sė mikroskopit operativ kirurgjikal, tė njė sonde me dioda me diametėr 0.8 mm dhe tė ngjyruesit blu tė metilenit. Janė ruajtur tė dhėnat rreth historisė sė trajtimin kanalar (primar vs ritrajtim) dhe rreth pranisė ose mungesės sė defekteve dentinale.
Analiza e dyanshme ėshtė kryer duke pėrdorur testin "Chi-katror". Pėrveē tė tjerave ėshtė kryer njė analizė me shumė variabla duke pėrdorur regresionin logjistik pėr tė vlerėsuar efektet e mundshme konfondues qė lidhen me moshėn, seksin dhe pozicionin e dhėmbėve tė pacientit nė lidhjen ndėrmjet tipit tė trajtimit dhe pranisė sė defekteve dentinale.

Rezultate
Nga 155 dhėmbė tė trajtuar, 33 janė pėrjashtuar (3 tė frakturuar dhe 30 nuk kanė pėrfunduar trajtimin). Nga dhėmbėt e mbetur 122 tė pėrfshirė, 73 (59,8%) i janė nėnshtruar njė trajtimi kanalar primar dhe 49 (40.2%) njė ritrajtimi. 16 dhėmbė (22.5%) nga grupi i trajtimit kanalar primar kundrejt 33 (64.7%) nga grupi i ritrajtimit kanė shfaqur defekte dentinale.
Proporcioni i defekteve tė tilla te dhėmbėt e ritrajtuar nė krahasim me ato te dhėmbėt me trajtim primar ka rezultuar se ėshtė nė mėnyrė tė konsiderueshme mė i madh (P<.001). Nė analizėn me shumė variabla, vetėm tipi i trajtimit ka rezultuar i rėndėsishėm statistikisht (P<.001).

Konkluzione
Nga tė dhėnat e kėtij studimi, qė duhet tė konfirmohen nga studime tė tjera klinike analoge pėr tė bėrė krahasimin, del se pas ritrajtimit formohen defekte mė tė mėdha dentinale nė krahasim me ato pas trajtimit kanalar primar.

Implikacione klinike
Prania e defekteve dentinale pas ritrajtimit endodontik nuk ėshtė vlerėsuar ende klinikisht nė mėnyrė tė pėrshtatshme. Ky ka qenė studimi i parė klinik qė tregon se dhėmbėt qė i nėnshtrohen njė ritrajtimi kanalar paraqesin mė shumė defekte dentinale nė krahasim me dhėmbėt e trajtuar vetėm me trajtim primar.
Kjo mund tė ndihmojė mjekun qė tė vlerėsojė opsionet e ndryshme tė trajtimit dhe tė zgjedhė nėse duhet pėrshkruar rruga e trajtimit mikrokirurgjikal apo ritrajtimit, mbi tė gjitha pėrballė njė ngjitjeje tė mirė koronale.

Pėr mė tepėr:
• Ustun Y, Topcuoglu HS, Duzgun S, Kesim B. The effect of reciprocation versus rotational movement on the incidence of root defects during retreatment procedures. Int Endod J 2015;48:952-8.
• Shemesh H, Bier CA, Wu MK et al. The effects of canal preparation and filling on the incidence of dentinal defects. Int Endod J 2009;42:208-13.
• Peter Z Tawil, Elisa K Arnarsdottir, Ceib Phillips, Sigurdur R Saemundsson. Periapical microsurgery: do root canal-retreated teeth have more dentinal defects? Journal of Endodontics 2018 (Oct);44(10):1487-91.

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 40 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D