Kunja endokanalare dhe ritrajtimet

Endodonci | 22 Tetor 2018 |

Kunja endokanalare dhe ritrajtimet

Cilat janė zgjidhjet qė mund tė pėrshtaten?

Nga Massimo Gagliani


Jo rrallė herė ritrajtimet endodontike duhet tė kryhen tek elementet dentarė qė kanė pasur rikonstruksione me kunja endokanalare. Kėto tė fundit janė me formė dhe pėrmasa tė ndryshme, mund tė jenė metalike ose me fibra dhe shpesh njė dhėmb me njė kunj qė paraqet njė lezion periapikal ka njė dėmtim tė silantit koronar.


Kjo gjė i bėn veprimet e heqjes sė kunjit mė tė thjeshta dhe si pasojė manovrat endodontike tė konturimit, dezinfektimit dhe mbushjes mė tė lehta. Megjithatė, nė disa raste qė nga ekzaminimi radiografik ėshtė e mundur qė tė identifikojmė shkallėn e vėshtirėsisė qė do tė ndeshim nė heqjen e kunjit dhe kurdo qė i druhemi kėsaj mundėsie indikohet qė tė paralajmėrohet pacienti pėr endodoncinė kirurgjikale qė nėse pėrballohet me mėnyra mė tė rafinuara si mikroskopia dhe mikroinstrumentimi, mund tė rezervojė prognoza shumė tė favorshme. Gjithēka bėhet pa qenė nevoja qė tė hiqen dhe tė ribėhen punimet protetike qė janė ende funksionale.


Nga kėto konsiderata tė shkurtra mund tė kuptojmė lehtėsisht sesa i artikuluar mund tė jetė vendimi nėse duhet hequr apo jo kunji endokanalar. Nė vija tė pėrgjithshme, kunjat e futura tė paktėn deri nė gjysmėn e gjatėsisė kanalare, shpesh janė me filetim (pra tė vidhosura nė brendėsi tė ndarjes kanalare) dhe janė lehtėsisht tė lėvizshme pikėrisht nėpėrmjet njė lėvizjeje zhvidhosjeje.
Kunjat e tjera qė janė nė treg tė pre-formuara, nė titan ose nė ēelik, hiqen me anė tė vibrimeve ultrasonike, tė shoqėruara ose jo nga instrumente pėr ekstraktimin e kunjave.
Pra, nuk kėshillohen ekstraksionet e kunjave me gjatėsi mė tė madhe se dy tė tretat e rrėnjės, veēanėrisht ato nė tė cilat pėr shkak tė morfologjisė ėshtė i kuptueshėm adaptimi kanalar me shtrėngim, tipik i kunjave tė realizuara nė laborator.
Sė fundmi, por jo pėr nga rėndėsia, kunjat shpesh janė pėrgjegjėse pėr tablotė patologjike tė lidhura me frakturat radikolare, prandaj nė diagnozėn diferenciale gjithmonė ėshtė mirė qė tė shmanget kjo ngjarje sepse nėse neglizhohet mund t'i sjellė pacientit njė vuajtje tė padobishme dhe dentistit njė humbje kohe pa rezultat.


Punimi origjinal:




 

Pėrktheu: Valbona Spahia


Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 55 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D