Silantėt kanalarė tė shtuar me antibakterialė

Endodonci | 18 Tetor 2018 |

Silantėt kanalarė tė shtuar me antibakterialė

Njė studim pilot amerikan ka hetuar cilėsitė mekanike dhe efikasitetin antibakterial

Nga Figini Lara


Pavarėsisht tė gjitha pėrpjekjeve tė endodontistėve pėr tė dezinfektuar mė sė miri sistemin kanalar pas mbushjes me gutaperka, sidoqoftė ngelen mbetje bakteresh qė mundėsisht janė nė gjendje qė tė provokojnė njė sėmundje endodotike tė vazhdueshme. Shpesh zona si istmi, kanalet laterale dhe parregullsitė e kanaleve radikolare mund tė mbeten tė paprekura gjatė pėrgatitjes sonė kemio-mekanike, ja pėrse silantėt kanalarė qė pėrmbajnė antibakterialė efikas mund tė vijnė shumė nė ndihmė pėr endodontistin.

Studime tė literaturės dėshmojnė se pjesa mė e madhe e silantėve paraqet cilėsi antibakteriale afatshkurtėr duke kryer njė efekt vetėm me kontakt. Komponimet e amoniakut kuaternar (QA), janė materiale antibakteriale qė pėrmbajnė grupe tė aminave kuaternare tė ngarkuara pozitivisht nė gjendje qė tė tėrheqin membranėn qelizore bakteriale tė karikuar negativisht, ta penetrojnė dhe ta ndėrpresin atė. Gjithashtu argjendi ėshtė njė agjent antibakterial me njė aspekt tė gjerė me citotoksicitet tė ulėt dhe me kapacitet pėr tė inhibuar replikimin e ADN-sė sė baktereve.

Kur reduktohet nė njė shkallė nanometrike, zona sipėrfaqėsore e rritur e qelizave tė argjendit ushtron njė efekt tė fuqishėm antibakterial me pėrqendrime mė tė ulėta. Nanosilver qė pėrmban rezinė (NAG) paraqet njė inhibim kontakti si rezina qė pėrmban QA dhe pėr mė tepėr ushtron efekte antibakteriale dhe nė distancė nga sipėrfaqja e rezinės.

Tipologjia e kėrkimit dhe mėnyra e analizimit
Nė njė studim in vitro, tė publikuar nė Journal of Endodontics nė tetor 2018, studiohen karakteristikat fizike dhe antibakteriale tė njė silanti me rezinė kanalare tė pėrzier me njė kompleks tė amoniakut kuaternar, dimetilaminododecilmetakrilat (DMAHDM) dhe nanosilver (NAG).

Ėshtė plotėsuar njė studim pilot pėr tė pėrcaktuar pėrqendrimet mė tė larta tė DMAHDM dhe NAG nė gjendje qė tė mos ērregullojnė nė mėnyrė domethėnėse cilėsitė fizike (koha e forcimit, fluiditeti, tretshmėria dhe variacioni dimensional) tė cementit kanalar AH Plus (Dentsply Sriona, York, PA) kur arrin te silanti nė fjalė.

Kėto pėrqendrime janė seleksionuar pėr tė krijuar njė silant me rezinė tė modifikuar (mAH Plus). Njė test me kontakt direkt tė modifikuar ka vlerėsuar cilėsitė antibakteriale tė AH Plus, DMAHDM + AH Plus, NAg + AH Plus dhe mAH Plus pas 1,7 dhe 14 ditėsh nė krahasim me Enterococcus faecalis.

Rezultate
Nė AH Plus tė shtuar me 2,5% DMAHDM dhe 0,15% NAG autorėt e studimit nuk kanė hasur ndryshime domethėnėse nė forcimin, tretshmėrinė apo variacionet dimensionale.

Ditėn e parė, 0,15% NAG + AH Plus, 2,5% DMAHDM + AH Plus dhe mAH Plus ishin nė mėnyrė domethėnėse mė efikas kundėr E. faecalis nė krahasim me AH Plus (P <0,05). Nė ditėt nga 7 nė 14, 2,5% DMAHDM + AH Plus dhe mAH Plus kanė vazhduar qė tė jenė nė mėnyrė domethėnėse mė antibakterial se AH Plus (P <.05).

Konkluzione
Nga tė dhėnat e zbuluara nga ky studim pilot mund tė dalim nė pėrfundimin se shtimi i 0,15% NAG dhe 2,5% DMAHDM nuk ndikon negativisht nė cilėsitė fizike tė AH Plus dhe qė mAH Plus dėshmohet nė mėnyrė domethėnėse mė antibakterial kundėr E. faecalis nė krahasim me AH Plus origjinal.

Kėto rezultate sigurisht pasi derivojnė nga njė studim pilot duhet tė gjejnė konfirmim nė studime tė tjera qė tė propozojnė njė kampion me dimensione mė tė mėdha.

Implikimet klinike
Nėse kėto rezultate in vitro do tė gjenin rezultate tė barabarta dhe nė nivel klinik nė distancė, silantėt kanalar si AH Plus tė shtuar me nano silver dhe amoniak kuaternar mund tė pėrfaqėsojnė njė ndihmė tė vlefshme pėr tė shmangur patologjitė endodontike periapikale tė pėrsėritura.

Pėr mė tepėr
Seung J, Weir MD, Melo MAS, Romberg E, Nosrat A, Xu HHK, Tordik PA. A modified resin sealer: physical and antibacterial properties. J Endod 2018 Oct;44(10):1553-7.

Pėrktheu: Erjola Taga



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 39 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D