Restaurime direkte versus restaurime indirekte nė dhėmbė tė trajtuar nė mėnyrė endodontike

Endodonci | 15 Tetor 2018 |

Restaurime direkte versus restaurime indirekte nė dhėmbė tė trajtuar nė mėnyrė endodontike

Cilat kushtojnė mė shumė pėr pacientin me kalimin e viteve?

Nga Figini Lara


Molarėt e trajtuar nė mėnyrė endodontike mund tė rindėrtohen nėpėrmjet restaurimeve direkte me kompozita nė rezinė (RBC) ose si alternativė, me restaurime indirekte, pra kurora plotėsisht parciale (FC/PC) tė realizuara nė metal ose porcelan ose me tė dy materialet. Restaurimet direkte kėrkojnė vetėm njė takim, janė shumė estetike me kosto tė limituara pėr pacientin. Restaurimet indirekte kėrkojnė disa takime me kosto trajtimi mė tė larta.

Tė dhėnat e literaturės dėshmojnė se dhėmbėt e trajtuar nė mėnyrė endodontike - tė restauruar me pėrdorimin e FC/PC - tregojnė, nė distancė kohore njė rezistencė mė tė madhe ndaj frakturės nė krahasim me ato tė ndėrtuara me kompozita direkte (Cobankara, 2008) dhe risqe e komplikime mė tė vogla si protetike ashtu edhe endodontike (Dawson, 2017; Raedel, 2015).

Pra nėse fillimisht restaurimet direkte shfaqen nga ana ekonomike si ato me koston mė tė ulėt, nuk do tė thotė se rezistojnė edhe nė kohė, sepse nėse mė sė shumti janė individė me fraktura dhe komplikime ato duhet tė rishikohen apo madje tė ribėhen, eventualitet qė si nga ana ekonomike ashtu dhe biologjike ka njė kosto shtesė pėr pacientin qė duhet t'i shtohet asaj qė ėshtė mbajtur tashmė fillimisht.

Tipologjia e kėrkimit dhe mėnyra e analizimit
Nė njė studim gjerman tė publikuar nė Journal of Dentistry, tetor 2018 analizohen kostot nė raport me efikasitetin e restaurimeve direkte nė krahasim me ato indirekte nė distancė kohe nė molarėt e trajtuar nė mėnyrė endodontike. Autorėt kanė eksploruar komplikimet e raportuara nė studime tė ndryshme grupi apo rishikime sistematike.

Kostot janė vlerėsuar duke pėrdorur tarifat e sigurimeve publike dhe private gjermane. Njė model i Markov ėshtė ndėrtuar pėr tė vlerėsuar nė distancė kohe njė molar tė trajtuar nė mėnyrė endodontike, tė rindėrtuar me restaurime tė ndryshme nė njė pacient 50 vjeēar gjatė rrjedhės sė tij tė jetės. Ėshtė ekzaminuar koha e zgjatjes pėr ēdo restaurim dhe nė harkun e kohės sa herė ėshtė dashur qė tė ndėrhyjmė nė restaurimin e radhės duke mbledhur kostot relative.

Rezultate
RBC me kalimin e kohės kanė rezultuar mė pak tė kushtueshme se restaurimet indirekte FC/PC (749 euro tė shpenzuara gjatė viteve tė qėndrimit tė dhėmbit tė mbushur nė fjalė, kundrejt 782 eurove pėr ato indirekt), por dhe mė pak efikas (22 vjet nga qėndrimi i elementit dentar tė mbushur nė fjalė, kundrejt 24 viteve pėr ato indirekt). Raporti kosto-efikasitet nė rritje ka rezultuar tė jetė prej 10,80 euro/vit.

Nė rastin kur janė zėvendėsuar dhėmbėt natyralė tė mbushur restaurimet RBC kanė rezultuar shumė mė ekonomike (raportet kosto-efikasitet nė rritje me 52,95 euro/vit). Nė rastin nė tė cilin janė zėvendėsuar dhėmbėt nė fjalė, FC ka rezultuar tė jetė si mė efikasi ashtu dhe mė pak i kushtueshmi.

Konkluzione
Nga tė dhėnat e kėtij studimi restaurimet direkte nė kompozitė te dhėmbėt e trajtuar nė mėnyrė endodontike tregojnė kosto mė tė ulėta por dhe efikasitet mė tė vogėl nė krahasim me restaurimet indirekte FC/PC. Si pasojė raporti kosto-efikasitet i tė dyja strategjive varet nga disponueshmėria ekonomike e pacientėve qė mund tė zgjedhin nėse duan tė harxhojnė mė pak menjėherė apo tė kenė njė rikonstruksion efikas dhe qė zgjat mė shumė nė kohė.

Implikime klinike
Pacientėt e predispozuar pėr tė paguar njė ēmim mė tė madh fillimisht pėr tė rikonstruktuar dhėmbėt e trajtuar nė mėnyrė endodontike duke zgjedhur formulėn e restaurimeve indirekte FC/PC mund tė hasin qė kjo, nė njė distancė tė gjatė kohe, ėshtė zgjedhja mė ekonomike, pasi pavarėsisht disavantazhit tė kostos fillestare - dukshėm mė e madhe se ajo e restaurimeve indirekte nė krahasim me ato direkte - nė njė analizė me kalimin e viteve, kostot finale janė ulur, sepse ėshtė mė e vogėl nevoja e ndėrhyrjeve pėr riparimin apo ribėrjen integrale tė restaurimit pėr tė ruajtur elementin dentar mė gjatė.

Klinikisht njė numėr i madh faktorėsh qė lidhen me elementin dentar nė fjalė dhe me vetė pacientin duhet tė merren nė konsideratė nė procesin vendimmarrės.

Pėr mė tepėr:
• Cobankara FK, Unlu N, Cetin AR, Ozkan, HB. The effect of different restoration techniques on the fracture resistance of endodontically-treated molars. Oper Dent 2008;33(5):526-33.
• Dawson VS, Isberg PE, Kvist T, Fransson H. Further treatments of root-filled teeth in the swedish adult population: A comparison of teeth restored with direct and indirect coronal restorations. J Endod 2017;43(9):1428-32.
• Raedel M, Hartmann A, Bohm S, Walter MH. Three-year outcomes of root canal treatment: mining an insurance database. J Dent 2015;43(4):412-7.
• Schwendicke F, Stolpe M. Restoring root-canal treated molars: Cost-effectiveness-analysis of direct versus indirect restorations. J Dent 2018 Oct;77:37-42.


Pėrktheu: Erjola Taga



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 42 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D