Menaxhimi i ankthit dentar te fėmijėt

Pedodonci | 20 Shtator 2018 |

Menaxhimi i ankthit dentar te fėmijėt

Efikasiteti i akupresionit vlerėsuar nė njė studim indian

Nga Figini Lara


Ankthi dhe frika nga dentisti ėshtė njė problematikė e zakonshme nė stomatologjinė pediatrike qė shpesh i ēon prindėrit qė tė shmangin ose tė shtyjnė trajtimet duke kompromentuar shėndetin e fėmijės. Metodat pėr tė reduktuar ankthin ndahen kryesisht nė:

• Farmakologjike
• Jo farmakologjike (alternative)

Pėr motive tė qarta, nė stomatologjinė pediatrike gjithmonė kanė pasur njė pėrparėsi mė tė madhe metodat jo farmakologjike qė rezultojnė tė jenė mė tė pranueshme nga prindėrit dhe nga pacientėt e vegjėl dhe manifestojnė mė pak kundėrindikime dhe efekte anėsore.

Nevoja konstante pėr tė inkorporuar teknika alternative nė praktikėn klinike dentare ka ēuar nė futjen e akupunkturės, njė prej degėve tė mjekėsisė antike kineze. Natyra e dhimbshme e kėsaj procedure - dhe komplikimet qė lidhen kryesisht me infeksionet e mundshme nė njėsinė e pozicionimit tė ages - kanė bėrė qė mjekėt dhe kėrkuesit tė shmangin akupunkturėn te fėmijėt.

Akupresioni pėrdor tė njėjtin princip tė akupunkturės pa pėrdorimin e ageve dhe ėshtė veēanėrisht i pėrshtatshėm pėr tė trajtuar fėmijėt. Pikat terapeutike mund tė stimulohen nė mėnyrė delikate duke pėrdorur njė varietet tė gjerė instrumentesh pėrfshirė derma-roller ose pika magnetike stimuluese.

Tipologjia e kėrkimit dhe mėnyra e analizimit
Nė njė studim tė publikuar nė Pediatric Dentistry nė maj 2018, autorėt kanė testuar efektin e akupresionit mbi reduktimin e akthit te fėmijėt gjatė trajtimeve stomatologjike. Individėt me moshė midis 8 dhe 12 vjeē, qė i janė nėnshtruar procedurave stomatologjike konservative pranė Departamentit tė pedodoncisė dhe stomatologjisė preventive tė Kolegjit spitalor tė Narayana (Nellore, Adhra pradesh, India), janė caktuar nė mėnyrė rastėsore nė njė nga grupet e mėposhtme:

• Grupi 1, nė tė cilin ėshtė pėrdorur akupresioni nė dy pika tė konsideruara anksiolitike, pika Ying Tang dhe pika aurikolare Shen Men
• Grupi 2, nė tė cilin ėshtė pėrdorur akupresioni nė dy pika jo tė dokumentuara pėr tė reduktuar ankthin qė janė kufiri lateral i vetullės sė majtė dhe pika e llapės sė veshit (pika zero)
• Grupi 3, nė tė cilin nuk ėshtė pėrdorur akupresioni

Ankthi ėshtė regjistruar duke pėrdorur shkallėn Modified Child Dental Anxiety (MCDAS). Janė pėrdorur sfera tė akupresionit me strisha adezive nė pikat terapeutike tė seleksionuara pėr grupet 1 dhe 2. Ankthi ėshtė regjistruar mė pas pėr tė gjithė fėmijėt para dhe pas plotėsimit tė trajtimit stomatologjik nėpėrmjet MCDAS.
Shkalla e Frankl ėshtė pėrdorur si masė objektive pėr tė vlerėsuar sjelljen e tė gjithė fėmijėve. Gjithashtu ėshtė regjistruar dhe analizuar njė parametėr fiziologjik (frekuenca e pulsit). Rezultatet e pėrftuara nga tė gjithė pacientėt pediatrik tė tė tre grupeve janė hedhur nė njė tabelė dhe janė analizuar nė mėnyrė statistikore.

Rezultate
Nė studim ėshtė rekrutuar njė total prej 225 fėmijėsh: 75 nė ēdo grup, mosha mesatare 10,5 vjeē; 133 djem, 92 vajza. Fėmijėt e grupit 1 kanė shfaqur njė zvogėlim domethėnės nga ana statistikore nė rezultatet e MCDAS, ndėrsa fėmijėt e grupeve 2 dhe 3 kanė shfaqur njė rritje.

Njė ndryshim domethėnės ėshtė hasur me shkallėn MCDAS, frekuencėn kardiake dhe klasifikimin e sjelljes sė Frankl, midis tre grupeve tė fėmijėve. Grupi 1 qė i ėshtė nėnshtruar akupresionit tė synuar ka shfaqur njė nivel inferior tė ankthit.

Konkluzione
Nga tė dhėnat e shfaqura nga ky studim, akupresioni mund tė konsiderohet njė alternativė e vlefshme nė krahasim me metodat klasike pėr tė reduktuar ankthin dentar te fėmijėt qė i janė nėnshtruar terapive stomatologjike konservative.

Implikime klinike
Menaxhimi i ankthit mbi tė gjitha tek individėt pediatrikė, por jo vetėm, ėshtė njė problematikė shpesh qė menaxhohet me vėshtirėsi nga stomatologu me metodat klasike.

Propozimi i akupresionit si alternativė ndaj administrimit klasik tė protoksidit tė azotit ose tė barnave anksiolitikė apo relaksues, teknikė kjo qė nga tė dhėnat e zbuluara nė kėtė studim mund tė konsiderohet e vlefshme nė rastet nė tė cilat duhet tė shmanget pėrdorimi i barnave, si tek individėt pediatrikė.


Pėr mė tepėr
Avisa P, Kamatham R, Vanjari K, Nuvvula S. Effectiveness of acupressure on dental anxiety in children. Pediatr Dent 2018;40(3):177-83.

Pėrktheu: Erjola Taga



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 53 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D