Ndryshimet anatomike radikolare dhe morfologjike tė sistemit kanalar

Endodonci | 13 Shtator 2018 |

Ndryshimet anatomike radikolare dhe morfologjike tė sistemit kanalar

Raca kaukaziane kundrejt racės aziatike

Nga Figini Lara


Raca aziatike dhe ajo kaukaziane janė dy grupet etnike me prevalenėn mė tė madhe nė tė gjithė botėn. Ndėr to janė dokumentuar paraprakisht diversitete si morfologjike ashtu dhe anatomike dhe gjithashtu ndryshime nė prevalencėn e disa patologjive tė caktuara.

Nė nivelin stomatologjik pak janė nė realitet studimet qė janė marrė me vėrtetimin e ndryshimeve midis racave tė ndryshme nė fushėn anatomike radikolare dhe dentare.

Tipologjia e kėrkimit dhe mėnyra e analizimit
Nė njė studim tė publikuar nė Journal of Endodontics tė korrikut 2018 krahasohen ndryshimet anatomike qė kanė tė bėjnė me kanalet radikolare dhe rrėnjėt nė nėnpopullsitė aziatike dhe kaukaziane tė analizuara nėpėrmjet ndihmės sė tomografisė sė kompjuterizuar me fashė konike (CBCT), tė rikuperuara nga 2 data baza nė Suzhou (Kinė) dhe nė Lisbonė (Portugali).

Dy ekzaminues ekspert kanė mbledhur tė dhėnat qė kanė tė bėjnė me numrin e rrėnjėve dhe konfigurimin e sistemit kanalar sipas klasifikimit tė Vertucci pėr tė gjithė grupet e dhėmbėve. Janė analizuar njė total prej 15.655 dhėmbėsh.

Testi Z pėr grupet e pavarura ėshtė pėrdorur pėr tė analizuar ndryshimet midis grupeve. Ėshtė konsideruar niveli i domethėnies pėr njė vlerė P < .05. Midis ekzaminuesve janė kryer teste tė besueshmėrisė.

Rezultate
Nga rezultatet e kėtij studimi janė vėrtetuar ndryshime nė numrin e rrėnjėve pėr dhėmb nė 6 grupe me dhėmbė. Grupi aziatik ka dėshmuar njė prevalencė mė tė madhe tė rrėnjės teke nė premolarėt e parė maksilarė (83,2%) dhe nė molarėt e dytė mandibularė (45,4%) nė krahasim me kaukazianėt nė tė cilėt vlerat kanė rezultuar tė jenė respektivisht 48,7% dhe 14,3%.

Gjithashtu, konfigurimi me 3 rrėnjė nė molarėt e parė mandibularė ka rezultuar tė jetė mė i zakonshėm tek aziatikėt (25,9%) nė krahasim me kaukazianėt (2,6%). Shtatėmbėdhjetė nga njėzet rrėnjėt e analizuara kanė shfaqur njė prevalencė mė tė madhe tė konfigurimit kanalar sipas klasifikimit tė Vertucci, tė llojit I tek aziatikėt.

Tek kaukazianėt ėshtė hasur njė prevalencė mė e madhe nė krahasim me aziatikėt (respektivisht, 71,3% dhe 58,4%) te premolarėt e parė maksilarė me kanalin e dytė meziobukal. Njė situatė e ngjashme ėshtė hasur dhe te molarėt e dytė maksilarė.

Konkluzione
Grupi etnik aziatik nė bazė tė tė dhėnave tė kėtij studimi paraqet njė prevalencė mė tė lartė tė konfigurimit kanalar tė Vertucci tė llojit I, ndėrsa grupi kaukazian tregon njė numėr mė tė madh tė morfologjive tė sistemit kanalar me rrėnjė tė shumėfishta.
Implikimet klinike
Nė njė popullsi multietnike si kjo aktuale, stomatologu duhet tė jetė nė dijeni tė ndryshimeve anatomike/morfologjike endodontike-dentare qė lidhen me grupet e ndryshme etnike.

Aziatikėt dhe kaukazianėt paraqesin ndryshime nė numrin e rrėnjėve po t'i referohemi llojeve tė ndryshėm tė dhėmbėve dhe nė konfigurimet e sistemit kanalar.

Kaukazianėt janė mė tė prirur qė tė paraqesin mė shumė sisteme kanalare, ndėrsa aziatikėt janė mė tė prirur pėr tė paraqitur konfigurime me 3 rrėnjė dhe kanale nė formėn e shkronjės C, respektivisht nė mandibularin e parė nė molarin e dytė mandibular.


Pėr mė tepėr:
• Vertucci FJ. Root canal anatomy of the human permanent teeth. Oral Surg Oral Med Oral Pathol 1984;58:589-99.
• Martins JNR, Gu Y, Marques D, Francisco H, Caramźs J. Differences on the root and root canal morphologies between Asian and White Ethnic Groups analyzed by Cone-beam Computed Tomography. J Endod 2018 Jul;44(7):1096-104.


Pėrktheu: Erjola Taga



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 47 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D