Hipomineralizimi i smaltit te dhėmbėt e qumėshtit: paralajmėrimi pėr shfaqjen e tij dhe te dhėmbėt e pėrhershėm


|

Pedodonci | 20 Qershor 2018 |

Hipomineralizimi i smaltit te dhėmbėt e qumėshtit: paralajmėrimi pėr shfaqjen e tij dhe te dhėmbėt e pėrhershėm

Njė studim brazilian pėrcakton lidhjen

Nga Figini Lara


Hipomineralizimi i smaltit molar-inciziv (MIH) ėshtė pėrcaktuar si njė zhvillim defektoz i smaltit tė dhėmbėve qė prek tė paktėn njė molar tė parė tė pėrhershėm, por mund tė prekė dhe dhėmbėt anteriorė.

Prevalenca e MIH varion sipas popullsisė sė studiuar dhe lėviz nga vlera shumė tė ulėta (2,5% nė Kinė) nė njė prevalencė mė tė lartė se 40% nė Australi dhe nė Brazil.

MIH karakterizohet nga opaciteti i smaltit dentar qė shkon nga i bardhė nė ngjyrė kafe dhe mund tė avancojė nė njė desintegrim tė smaltit pas eruptimit; nė rastet mė tė rėnda, paraqet dhe ekspozimin dentinal.

Nga ana histologjike opaciteti nė rastet e MIH shkaktohet nga njė densitet mė i ulėt mineral dhe poroziteti rritet nga i bardhė nė kaf. Klinikisht ky porozitet pėrcakton njė risk mė tė madh pėr fraktura tė elementit dentar nė fjalė; gjithashtu, smalti poroz pėrfaqėson njė barrierė pėr ngjitjen optimale tė materialeve adezive.

Hiperndjeshmėria ėshtė simptomatologjia pėr tė cilėn ankohen mė shpesh pacientėt e prekur nga MIH. Studime tė literaturės sugjerojnė se shfaqja e MIH mund tė paraprihet nga prania e hipomineralizimit tashmė nė dhėmbėt e qumėshtit.

Tipologjia e kėrkimit dhe mėnyra e analizimit
Nė njė studim tė publikuar nė Pediatric Dentistry, nėntor/dhjetor 2017 vlerėsohet prevalenca dhe korrelacioni midis hipomineralizimit tė molarėve tė dytė primarė (HSPM) dhe e kaninėve primarė (HPC) me hipomineralizim molar-inciziv (MIH) nė dhėmbėt e pėrhershėm nė 1963 fėmijė brazilianė nė moshė shkollore.

Kriteret dentare nga Academy of Pediatric Dentistry (EAPD) janė pėrdorur pėr tė vlerėsuar rezultatet nga HSPM/HPC dhe MIH. Vetėm fėmijėt me katėr molarė tė parė tė pėrhershėm dhe tetė incizivė janė marrė nė konsideratė nė llogaritjen e prevalencės sė MIH (n = 858); pėr prevalencėn e HSPM/HPC janė marrė nė konsideratė vetėm fėmijė me katėr molarė tė dytė primarė (n = 1590) dhe katėr kaninė primarė (n = 1442). Pėr tė vlerėsuar marrėdhėnien midis MIH/HSPM janė marrė nė konsideratė vetėm fėmijėt me tė dy kriteret e cituara.

Rezultate
Prevalenca e MIH ka rezultuar tė jetė 14,69% (126 nė 858 fėmijė). Pėr HSPM dhe HPC prevalenca ka rezultuar respektivisht me 6,48% (103 nga 1592) dhe me 2,22% (32 nga 1442).

Ėshtė vėrejtur njė marrėdhėnie domethėnėse midis MIH dhe HSPM/HPC (P<0.001). Raporti i probabilitetit pėr MIH bazuar nė HSPM ka rezultuar tė jetė prej 6.31 dhe pėr HPC prej 6.02.

Konkluzione
Rezultatet e kėtij studimi kanė ēuar nė konkluzionin se hipomineralizimi i molarėve tė dytė tė qumėshtit dhe i kaninėve tė qumėshtit ėshtė i lidhur me shfaqjen e hipomineralizimit tė molarėve tė pėrhershėm, pasi fėmijėt me HSPM/HPC kanė njė probabilitet 6 herė mė tė madh pėr tė zhvilluar MIH.

Implikime klinike
Diagnoza e hershme e HSPM dhe HPC te dhėmbėt e qumėshtit ėshtė e rėndėsishme pėr dentistin nė mėnyrė qė tė identifikojė pacientėt mė nė risk pėr tė zhvilluar MIH te dhėmbėt e pėrhershėm.
Pėr fat tė keq aktualisht etiologjia e MIH nuk ėshtė akoma plotėsisht e pėrfshirė as nuk ėshtė i disponueshėm njė trajtim qė tė mund tė parandalojė nė mėnyrė efikase frakturėn pas eruptimit (PEB).

Prindėrit duhet tė njoftohen pėr riskun e lidhur midis hipomineralizimit te dhėmbėt e qumėshtit dhe atė te dhėmbėt e pėrhershėm. Gjithashtu identifikimi i hershėm i hipomineralizimit te dhėmbėt primarė mund tė lejojė adoptimin e masave parandaluese.

Pėr mė tepėr:
• Da Silva Figueiredo Sé MJ, Ribeiro APD, Dos Santos-Pinto LAM, de Cassia Loiola Cordeiro R, Cabral RN, Leal SC. Are hypomineralized primary molars and canines associated with Molar-Incisor Hypomineralization? Pediatr Dent 2017 Nov 1;39(7):445-9.


Pėrktheu: Erjola Taga



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 53 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D