Nė njė numėr tė kohėve tė fundit tė Inernational Endodontic Journal, revista referuese e European Society of Endodontology (ESE) ėshtė publikuar njė position statement i rėndėsishėm - ose njė dokument qė pėrfaqėson miratimin e njė komiteti ekspertėsh tė thirrur nga ESE - mbi procedurat e ashtuquajtura tė "rivitalizimit" nė endodonci.
Preferohet qė tė flitet pėr "rivitalizim" (revitalization) nė vend tė "rigjenerim" (regeneration) apo tė "rivaskularizim" (revascularization), siē kjo qasje ėshtė pėrkufizuar dhe nė literaturė, sepse pas rivitalizimit analizat histologjike dėshmojnė se nė disa raste shėrimi ose riparimi mund tė ndodhė, por nuk mund tė jetė kurrė njė rigjenerim i kuptuar si rikthimi i arkitekturės dhe i funksionit origjinal tė indeve.
Objektivat e kėtij position statement janė ato qė tė udhėzojnė nė mėnyrė adekuate dentistėt nėpėrmjet prezantimit tė njė protokolli qė pėrshkruan nė detaj procedurat qė duhen pėrdorur pėr trajtimin e dhėmbėve tė pamaturuar, karakterizuar nga njė formim jo i plotė i rrėnjės, prekur nga nekroza e pulpės me apo pa lezione periapikale (fig. 1).
Figura 1
Kjo deklaratė ėshtė pėrftuar mbi bazėn e provave aktuale klinike dhe shkencore, gjithashtu dhe mbi eksperiencėn e komitetit qė e ka pėrhapur dhe i mundėson mjekut kritere tė bazuara mbi prova, pėr sa i pėrket argumentit tė trajtuar.
Rivitalizimi ėshtė njė trajtim alternativ ndaj apeksifikimit klasik nė rastet e pėrzgjedhura korrektėsisht. Kjo qasje biologjike synon formimin e indit simil-pulpar nė brendėsi tė kanalit radikolar pasi ėshtė induktuar njė fluks i qelizave staminale tė papilės apikale.
Njė procedurė e tillė duhet tė ēojė nė njė zgjidhje tė dhimbjes dhe inflamacionit dhe nė shėrimin e lezionit periapikal eventualisht tė pranishėm. Gjithashtu, rivitalizimi mund tė nxisė njė rritje tė gjatėsisė dhe tė trashėsisė sė rrėnjės (maturogenesis) qė duhet tė rrisė rezistencėn.
Rastet qė duhet tė pėrfshihen nga trajtimi i rivitalizimit, pėrfshijnė dhėmbėt e avulsuar menjėherė pas mbushjes (nė tė cilėt rivitalizimi mund tė ndodhė natyrshėm), pamundėsinė e njė izolimi adekuat tė zonės operatore dhe dhėmbėt me njė humbje tė gjerė tė indit tė kurorės qė kėrkojnė rikonstruksionin me njė kunj qė do tė zėrė hapėsirėn e kėrkuar pėr formimin e koagulimit.
Kalimet kyē tė procedurave tė rivitalizimit pėrfshijnė:
instumentim minimal ose asnjė instrumentim, tė pareteve dentinale
dezinfektimi me irrigues
aplikimi i njė mjekimi intrakanalar
stimulimi i gjakrrjedhjes nė kanal pėr krijimin e njė koagule gjaku
mbyllja me njė cement hidraulik me bazė tė silikatit
njė izolim efikas i kurorės
Pasi ėshtė kryer njė diagnozė e pėrshtatshme, protokolli klinik parashikon nė detaj hapat e raportuar mė poshtė.
Takimi i parė
pastrimi i dhėmbėve tė pėrfshirė, anestezi lokale, izolim dhe dezinfektim i fushės operatore
pėrgatitja e kavitetit tė aksesit
heqja e indit pulpor tė mbetur duke shmangur instrumentimin mekanik tė pareteve tė kanalit radikolar
irrigimi me hipoklorit natirumi nga 1,5-3% (20ml, 5 min)
irrigimi me solucion fiziologjik steril (5ml) pėr tė reduktuar nė minimum efektet citotoksike tė hipokloritit tė natriumit nė indet vitale
tharja me kon letre
irrigimi me 20 ml EDTA 17%
futja nė kanalin radikolar e njė mjekimi tė hidroksidit tė kalciumit qė tė mos ēngjyrosė dhėmbin
pozicionimi i njė restaurimi provizor tė kurorės drejtpėrdrejt mbi mjekimit intrakanalar me njė trashėsi minimale tė mjaftueshme nė bazė tė materialit tė pėrzgjedhur.
Takimi i dytė (nga 2 nė 4 javė mė pas)
Nėse shenjat e inflamacionit nuk janė zhdukur, duhet tė ndryshohet mjekimi i hidroksidit tė kalciumit dhe duhet tė konsiderohet mundėsia pėr tė administruar antibiotikėt sistemikė nėse pacienti paraqet ērregullime tė shėndetit tė pėrgjithshėm si temperaturė apo disfagi.
Pastrimi, anestezia, izolimi dhe dezinfektimi i fushės operatore. Rekomandimet e duhura specifikojnė pėrdorimin e anestetikėve pa vazokonstriktorė pėr tė favorizuar gjakrrjedhjen; megjithatė krijimi i njė koagule gjaku ėshtė kryesisht i penguar nga ndjesia e dhimbjes te pacientėt dhe provat qė pėrshkruajnė njė gjakrrjedhje tė pėrmirėsuar pa vazokonstriktorė janė tė dobėta.
Heqja e mbushjes provizore.
Irrigimi me EDTA 17% (20ml, 5 min).
Irrigimi me solucion fiziologjik steril (5ml).
Heqja e likidit tė tepėrt me kon letre.
Nxitja e gjakrrjedhjes pėr irrigimin mekanik tė indit periapikal dhe lėvizja rrotulluese e njė file tė harkuar paraprakisht nė mėnyrė apikale (pėr shembull, njė Hedstrom i prerjes 40) (fig. 2).
Tė lėmė qė kanali tė mbushet me gjak deri nė 2mm nėn margon gingivale dhe tė presim formimin e koagulit pėr 15 min.
Tė presim njė matriks kolagjeni mė tė gjerė tė pjesės sė kurorės sė kanalit radikolar dhe me njė lartėsi prej 2-3mm, ta pozicionojmė mbi koagulėn dhe tė lėmė qė kjo tė ngopet me lėng pėr tė shmangur formimin e njė hapėsire boshe.
Tė pozicionojmė mbi matriksin e kolagjenit njė cement hidraulik me bazė tė silikatit (pėr shembull, MTA ose cement tė silikatit trikalcik) nė njė shtresė tė hollė homogjene prej rreth 2 mm nėn bashkimin smalt-cement.
Aplikoni njė cement qelq-jonomer fluid tė fotopolimerizueshėm ose njė cement me bazė tė hidroksidit tė kalciumit.
Ripastroni paretet e kavitetit.
Izoloni me njė restaurim adeziv.
Figura 2
Ėshtė e nevojshme qė tė kryejmė vizita kontrolli pas 3 (fig. 3), 6 (fig. 4), 12 (fig. 5), 18 (fig. 6) dhe 24 muajsh (fig. 7) dhe ēdo vit pėr 5 vite pėr tė vlerėsuar rezultatet e terapisė.
Figura 3
Figura 4
Figura 5
Figura 6
Figura 7
Autorėt speficikojnė se meqenėse mungojnė studime klinike tė kontrolluara dhe prova tė reja janė akoma nė veprim, ky position statement do tė azhornohet me intervale tė pėrshtatshme dhe kėshtu mund tė ēojė nė ndryshime nė protokollin klinik qė ėshtė mundėsuar.
Gjithashtu bashkėngjitur me kėtė position statement mundėsohet njė modul pėr miratimin e informuar tė pacientit dhe njė dokument pėr tė kryer njė vlerėsim korrekt para operacionit.
Konkluzione
Procedurat e rivitalizimit janė bėrė pjesė integruese e njė plani tė mundshėm trajtimi endodontik. Mjekėt qė zotėrojnė njė formim adekuat duhet tė jenė tė vetėdijshėm pėr ekzistencėn e kėsaj procedure dhe ta konsiderojnė si njė trajtim alternativ me apeksifikimin.
Njė numėr nė rritje i provave qė tregojnė fizibilitetin klinik tė kėsaj qasje, nė fakt, bėjnė tė mundur qė kjo tė mund tė bėhet sė shpejti njė procedurė e konsoliduar nė praktikėn endodontike.
Pėr mė tepėr:
Galler KM, Krastl G, Simon S, Van Gorp G, Meschi N, Vahedi B, Lambrechts P. European Society of Endodontology position statement: Revitalization procedures. Int Endod J 2016;49:717-23.
Hargreaves KM, Diogenes A, Teixeira FB. Treatment options: biological basis of regenerative endodontic procedures. J Endod 2013;39:S30-43.
Wigler R, Kaufman AY, Lin S, Steinbock N, Hazan-Molinam H, Torneck CD. Revascularization: a treatment for permanent teeth with necrotic pulp and incomplete root development. J Endod 2013;39:319-26.
Kontakiotis EG, Filippatos CG, Agrafioti A. Levels of evidence for the outcome of regenerative endodontic therapy. J Endod 2014;40:1045-53.
Bezgin T, Sonmez H. Review of current concepts of revascularization/revitalization. Dent Traumatol 2015;31:267-73.
Galler KM. Clinical procedures for revitalization: current knowledge and considerations. Int End J 2016;49:926-36.
Llaquet M, Mercadé M, Plotino G. Regenerative endodontic procedures: a review of the literature and a case report of an immature central incisor. Giornale Italiano di Endodonzia 2017;31:65-72.
Pėrktheu: Erjola Taga